Zana 18.01.2024
Pershendetje, kam djalin 11 vjec te cilit po i cfaqen atake paniku. I duket sikur ka probleme me frymarrje, dhimbje barku. Ka probleme me gjumin.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshendetje e dashur!
Të falenderoj që u drejtove tek faqja jonë për të ndarë shqetësimin tënd!
Fillimisht do të të rekomandoja një kontroll mjekësor të djalit për të përjashtuar rastin që këto
simptoma të vijnë për shkaqe fizike. Më pas do të të rekomandoja një takim me një psikolog/
psikoterapist i cili nëpërmjet një vlerësimi të plotë psikologjik do përcaktojë natyrën psikologjike
apo shkaqet që mund të kenë ndikuar në shfaqjen e këtyre shqetësimeve, si dhe terapi mbi bazën
e problemeve të evidentuara.
Paralelisht me këto, do të të rekomandoja për të folur sa më shumë me djalin tend për të kuptuar
nëse ka ndodhur apo ka dëgjuar/ parë dicka që e ka shqetësuar apo frikësuar. Në këtë mënyrë
mund ta ndihmoni duke i ofruar një shpjegim më racional të situatës pasi fëmijët në disa raste
nuk kanë aftësitë kognitive të përshtatshme për të vlerësuar një situatë në mënyrën e duhur.
Te uroj gjithe te mirat,
Irma