Këshilla/Blog

Anonim 13.02.2024

Pershendetje
Jam nje adoleshent 17 vjeq dhe deshiroj te ndaj problemin tim me ju. Para disa muaji kisha disa probleme me shendetin dhe lexova shum ne internet dhe fillova te brengosem. Bera kontrollat te mjeku dhe me tha qe jam shendosh e mir por pastaj fillova te shqetesoheja nga qdo dhimbje e vogel. Kjo kaloi gjithashtu me kalimin e kohes, per momentin nuk kam asnje problem me shendet dhe nuk brengosem me po problemi tani qendron se mu eshte ngulitur ne kok se une vuaj nga ankthi/depresioni dhe kjo me shkakton shqetsime te pa nevojshme. Ne jeten e perditshme nuk kam ndryshime, fle gjume normal, shoqerohem si gjithmon, nuk kam mendime negative. Kto mendime zakonisht me vijn gjat nates. Gjumi me ndihmon shum prandaj edhe pushoj gjat dites. Nganjeher mendimi i ankthit zhduket por kthehet perseri, nese ka mundesi te me keshilloj dikush qfar te bej ose nese eshte serioze dhe a sherohet. Ju faleminderit.

  1. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje i dashur,
    Faleminderit që ndave ndjenjat dhe përvojën tënde me mua. Është e rëndësishme të kuptosh se
    çfarë po përjeton dhe është gjë shumë e mirë që po kërkon ndihmë për ta zgjidhur këtë situatë, e
    cila bazuar në përshkrimin tënd, duket një periudhë e vështirë ankthioze, veçanërisht në
    momente të caktuara të ditës ose natës. Më tregon se përjeton ankth dhe shqetësime të
    panevojshme për shëndetin tënd, edhe pse mjeku ka konfirmuar se je shëndoshë e mirë. Kjo
    mund të dëshmojë një shenjë të një mënyre ankthioze të të menduarit, ku mendimet negative dhe
    shqetësimet e panevojshme rëndojnë mbi mendjen tënde.
    Është e zakonshme që mendimet e ankthit të përkeqësohen gjatë natës për shkak të mungesës së
    shpërqendrimit, ndaj gjumi u është kthyer në një mënyrë për të shpëtuar nga këto mendime
    negative dhe shqetësime. Më thua gjithashtu se nuk ka ndryshime të mëdha në jetën tënde të
    përditshme, por ndjenjat e ankthit dhe depresionit vazhdojnë të ekzistojnë. Kjo tregon se
    problemi mund të jetë më shumë i brendshëm sesa i lidhur me situata apo faktorë të jashtëm. 
    Për të menaxhuar këtë situatë, unë do ju këshilloja të ndiqni disa hapa që mund të jenë të
    dobishëm:
    Dua të di nëse e keni konsideruar konsultimin me një psikolog për të diskutuar dhe adresuar
    shqetësimet dhe mendimet negative të shpeshta që ju keni. Do ju ftoja ta mendoni dhe ta
    vlerësoni realisht një hap të tillë, pasi është i rëndësishmëm për të përmirësuar gjendjen dhe për
    të mësuar strategji të shëndetshme për menaxhimin e ankthit dhe depresionit.

    Gjithashtu, praktikimi i teknikave të relaksimit dhe meditimit ndihmojnë në zvogëlimin e nivelit
    të ankthit. 
    Mbajtja e një ditari për të identifikuar faktorët që mund të ndikojnë në këto ndjenja është një
    formë e mirë njohëse dhe cliruese në të njëjtën kohë, duke mundësuar të parit të situatës nga një
    këndvështrim i jashtëm.
    Të kaluarit të kohës në aktivitete të pëlqyeshme dhe të dashura nga ju gjithashtu ndihmon në të
    përqendruarit energjinë në aspekte pozitive të jetës.
    Gjithashtu, do ju ftoja te ndani pervojat tuaja me njerez qe i konsideroni te afert dhe qe mund te
    jene mbeshtetje per ju. 
    Cdo situate, gjendje apo pervoje qe kalojme ne jete eshte e perkohshme, ndaj te punojme qe koha
    e qendrimit te saj me ne te jete sa me e qete dhe e shkurter.
    Të falenderoj që ndave këto ndjenja me mua dhe te inkurajoj të vazhdosh të kërkosh ndihmë dhe
    mbështetje. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar.
    Uarda

  2. An says:

    E nderuara Uarda, te falenderoj per pergjigjen dhe keshillat, fal zotit e kalova kete periudh dhe i jam kthyer jetes normale përsëri, nuk kam ndonje problem qe me shqetson tani dhe mendime nuk me vijne me. Te falenderoj perseri per kohen tuaj dhe keshillat, u jam mirnjohes.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV