Këshilla/Blog

Xhuljs 21.02.2024

Pershendetje.Para 2 muajve pesova atak paniku.Mbas kësaj cdo gje ndryshoi ne jeten time.Cdo dite shkoja ne spital,marje fryme,cdo dite me dhimbte dicka.Kam bere gjith analizat cdo gje ne rregull.Simtomat fizike u larguan dalngadalë,tani kam vetëm mendime negative,dhe nonjehere me duket sikur nuk jam une,shikohem te pasqyrë dhe me duket sikur nuk e njoh me veten.Kur jam me njerez dhe bisedoj ose luaj me femijet e mi jam shum e qete,kur jam vete me ndodh kjo gje.Po ndihmoj shum veten time, nuk kam me frikë te dal jashtë shtepisë,po bej aktivitetet e mija te përditshme,ndihem shum me mire.Por me frikëson ajo gjendja qe me duket sikur nuk njoh veten.A do me kaloje dhe kjo sic kaluan simptomat e tjera?

  1. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje e dashur dhe të falenderoj që na ke shkruar për të ndarë
    shqetësimin tënd.
    Është e rëndësishme që ke qëndruar e fortë dhe ke bërë hapa të rëndësishëm
    për të ndihmuar veten. Simptomat e atakut të panikut mund të ndryshojnë nga
    një person në tjetrin dhe ndoshta përvoja e humbjes së ndjenjës së identitetit
    është një aspekt i zakonshëm pas një periudhe të vështirë si kjo. Është e
    rëndësishme të vazhdosh të kujdesesh për veten dhe të bësh gjëra që të
    ndihmojnë në rikthimin e një ndjenje të plotësuar të saj.
    Unë do të ftoja të konsideroje në gjithë këtë proces disa këshilla të cilat mund ti
    përvetësosh dalëngadalë.
    Si fillim, do të këshilloja të krijoje një rutinë të qëndrueshme, pasi rutina e
    përditshme mund të ndihmojë në ndërtimin e sigurisë dhe stabilitetit emocional.
    Praktiko teknika të relaksimit si; meditimi dhe frymëmarrja e thellë, pasi mund të
    ndihmojnë në zbutjen e ankthit dhe tensionit.
    Mbështetja nga miqtë dhe familja është një shtyllë shumë e fortë për të mbajtur
    themelet e një vete të shëndetshme. Rrethohu me njerëz që të mbështesin dhe
    që kujdesen për ty gjatë kësaj periudhe.

    Në kohën që kalon me ta mundohu të shprehësh ndjenjat. Të ndarit me dikë
    informacion mbi ndjenjat dhe përvojat të cilat po përjeton mund të ndihmojnë në
    zbutjen e tyre dhe në gjetjen e zgjidhjeve.
    Dhe, nëse ndjen një mbingarkesë dhe precipitim të gjendjes tënde, do të ftoja të
    konsideroje konsultimin me një profesionit psikolog, pasi mund të jetë e
    dobishme për të adresuar mendimet negative dhe për të zhvilluar strategji për
    menaxhimin e tyre.
    Kujdesi ndaj vetes dhe angazhimi në një proces të përmirësimit të gjendjes
    emocionale janë të rëndësishme për të kaluar këtë periudhë, ndaj bëje këtë një
    prioritet.
    Unë ju falenderoj dhe ju ftoj të jeni sërish pjesë r komunikimeve me ne.
    Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV