Këshilla/Blog

08.05.2019

Pershendetje
Jam 20 vjece dhe po behen gati 6 muaj qe une vuaj nga ankthi, dhe mendoj se kjo erdhi si pasoje e 2 fatekeqesive qe ndodhen ne jeten time. Si fillim u ndjeva keq ne nje moment te papritur dhe mendova se do ishte dicka qe do me kalonte, por dita dites ndjeja lodhje edhe me dukej sikur do me binte te fiket. Kam shkuar kam bere analizat sepse mendova do kisha anemi ose ndonj semundje tjeter por jo analizat me dolen shume mire .
Duke kerkuar ne internet per kete gjendje dhe duke biseduar me disa te aferm me than se mund te vuaja nga ankthi. Realisht nuk e besoja sepse mendoja se nuk mund te me ndodhte mua kjo gje. Por duke kerkuar me tej fillova ta pranoja qe vuaja nga ankthi . Duke pranuar qe vuaj nga ankthi kete gje e kam biseduar edhe me me nje pjese te familjes po ashtu edhe me disa shoqe .Gjithe kohes kur jam me njerez ose kur dal kam djersitje te madhe te duarve mendime se mund te me bier te fiket nga momenti ne moment. Kam vetem mendime negative nuk perqendrohem dot ne oret e mesimit gjithe dita ime kalon duke u friksuar se mund te me bier te fiket.
Shikoj video ne internet te personave qe e kane kaluar kete gjendje duke mesuar metoda te ndryshe si te hedh mendimet ne nje leter , joga, frymemarrja te cilen e praktikoj kur kam atake paniku por peresri nuk eshte se ndihem mire jane , peresri me ndodh me vone e njejta situate . Edhe kur dal me shoqet perseri une nuk e kam mendjen te argetohem me to por kam frike dhe mendoj gjithe kohen se mos me bier te fiket. Dua realisht nje keshille nga ana juaj ndonje metode qe mund ta praktikoj ndonje liber qe mund te lexoj qe mund te me ndihmoj , sepse realisht jam e lodhur nga kjo situate sepse ne provime po dal me rezultate jo te mira per shkak te kesaj gjendje . Dhe tani po me aferon sezoni i provimeve dhe realisht dua nje ndihmese nga ju sepse nuk dua qe te dal keq apo mos te perqendrohem dot duke mu dridhur duart e duke mos shkruajtur dot ne provim edhe duke e dorezuar fleten e provimit shume shpejt pasi kam frik se do me bier te fiket.Dhe dua te jem perseri personi aktiv dhe plot gjalleri qe kam qene perpara kesaj gjendje qe do shkollen dhe po ashtu edhe jeten.
Jam ne pritje te pergjigjes tuaj ,
Faleminderit .

  1. MSc. Sokol Kosta says:

    Përshëndetje Lui. Të falenderoj për pyetjen. Nuk e vë në dyshim që je një person që e do jetën dhe gjithashtu dhe shkollën (kureshtja për të zbuluar tek vetja është një ekuivalent i saj). Gjthashtu besoj tek thjeshtësia dhe çiltërsia e marrëdhënieve të tua me njerëzit, nisur nga çka shkruan lidhur me ta. Ankthi që përjeton prej një kohe relativisht të gjatë (gjashtë muaj) me sa shoh ka filluar të ndikojë në cilësinë e jetës dhe të bëhet pengesë për funksionimin e duhur në disa fusha të saj, prandaj për këtë do të rekomandoja të flisje me një terapist. Megjithatë nga simptomat që përshkruan dhe nga ngjarja që i dha shtysë këtij ankthi (fatkeqësitë e ndodhura) po parashtroj disa mendime të cilat të ftoj t’i marrësh në konsideratë thjesht si hipoteza. Së pari doja të të kujtoja se mosha jote “përndiqet” ende nga ankthet e adoleshencës, ku konfliktet emocionale, vetëvlerësimi dhe seksualiteti në veçanti janë mbizotëruese si tema dhe ndërkëmbehen ose bëhen bashkë në psikën e individit. Nuk e di se cila nga këto flet më shumë për ty. Së dyti, nganjëherë ato përfaqësohen simbolikisht në mendje; si psh, vdekja, humbja e ndjenjave, vështirësitë në frymëmarrje, djersitja, akti seksual, performanca (provimet), mendimet negative; të gjitha këto njehsohen në mendjen e njeriut, pra njëra mund të përfaqësojë gjithë të tjerat ose anasjelltas dhe ndodh kështu sidomos kur jemi në konflikt me veten përsa i përket dëshirave tona ose kur një ngjarje e jashtme trondit emocionet. Në pamundësi për t’i menduar ato në mënyrë të vetëdijshme (pra të flasim për to) ato shprehen si simptoma në atakun e ankthit. Duke qenë se është më kryesorja nga simptomat e tua, pritshmeria gjithë ankth që ti ke se mos “të bjerë të fikët”, megjithëse asnjëherë nuk ka ndodhur kështu, besoj se mbart një simbolikë të rëndësishme lidhur me temat e mësipërme. Metoda më e mirë, pra, besoj se është që kjo simbolikë të zbërthehet në fjalë. Mbetem në dispozicionin tënd nëse dëshiron të vazhdosh komunikimin. Gjithë të mirat

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV