Këshilla/Blog

Cicek 21.07.2024

Hello, po shkruaj edhe une ketu ke shpresen se do te gjej nje zgjidhje. Prej gati 1 muaj mendoj se kam kriza te shpeshta ankthi. Mezi marr fryme dhe e ndjej shume te nevojshme te marr fryme aq thelle qe te qetesohem. Eshte shpeshtuar shume javen e fundit aq sa me duket sikur ngelem pa fryme, sikur kam probleme me zemren( kam bere vizita dhe zemra me ka dale ok). Nuk di me se cfare te bej apo ku te drejtohem. Heelp ☹️

  1. Anonymous says:

    Te njejtin problem e kam edhe un m rri n gjoks si shtrengim veshtersi ne frymarje Fryerja e barkut te gjitha keto i kam shum moti ka momente kalon por kthehet prap

  2. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje e dashur dhe të falenderoj që je drejtuar faqes tonë për të ndarë shqetësimin tënd.

    E kuptoj që përjetimi i krizave të ankthit (siç ju e quani) mund të jetë shumë shqetësues dhe i mundimshëm. Marrja e frymës siç ju e përshkruani është një simptomë e zakonshme e ankthit, por në rastin tuaj duhet të shohim më tej pasi nuk kemi një panoramë të plotë të gjendjes. Është mirë që ke bërë kontrolle mjekësore për të përjashtuar problemet fizike, megjithatë do ju këshilloja të kryeni edhe disa konsulta të tjera me mjekë specialist për të vlerësuar gjendjen tuaj në tërësi më gjerë.
    Ndërkohë, do ju këshilloja të punoni me veten tuaj në drejtime të ndryshme për të lehtësuar intensitetin e simptomave që ndjeni.
    Provoni të merrni frymë ngadalë dhe thellë. Provoni frymëmarrjen diafragmatike, ku vendosni një dorë në bark dhe merrni frymë ngadalë duke u siguruar që barku të ngrihet dhe të ulet me çdo frymëmarrje. Kjo ndihmon në qetësimin e sistemit nervor dhe tensionimit.
    Relaksimi progresiv i muskujve; Kjo metodë përfshin tensionimin dhe pastaj lirimin e grupeve të ndryshme të muskujve në trup. Filloni me muskujt e këmbëve dhe punoni deri tek muskujt e kokës. Kjo mund të ndihmojë në reduktimin e tensionit fizik që shoqëron ndjesitë e mundimshme që ju keni.
    Aktiviteti fizik gjithashtu ndihmon në reduktimin e simptomave. Ecja, yoga apo çfarëdo aktiviteti që ju pëlqen mund të ndihmojë në çlirimin e endorfinave dhe të përmirësojë gjendjen tuaj.
    Provoni të mbani një ditar. Shkruani ndjenjat dhe mendimet që keni, pasi kjo mund të ndihmojë në identifikimin e modeleve dhe shkaktarëve të gjendjes tuaj dhe është një vend i mirë ku të shprehni veten.

    Gjithashtu, unë do ju ftoja të ndiqni në kanalin tonë në youtube video ndihmuese për menaxhimin e ankthit (konkretisht në këtë rast nga psikologu Skerdi Zahaj) për të kuptuar dhe vijuar me procesin e ndihmës dhe kapërcimin e kësaj gjendje.

    Mund ta gjeni në linkun më poshtë, që të keni një udhëzim më të detajuar:
    https://youtu.be/UK0Q-HP–Rs?si=Zgt3ep0g7ESdKLb8

    Unë jam e lumtur që komunikuam bashkë dhe të ftoj në bashkëbisedime të tjera,
    Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV