14.11.2016
Pershendetje nukjevetem.al jam nje 21 vjecare kam rreth dy muaj e gjysem qe vuaj nga ankthi, fillimisht pata kercitje te te gjitha kyceve te trupit gje e cila me vazhdon akoma dhe sot , u friksova nga ky detaj duke menduar qe kisha ndonje gje te keqe , me pas ne trup me dolen disa pika te vogla te kuqe ,mund te kishin kohe qe ishin aty , por mjaftoj fokusimi im i tepruar qe un tefilloja te kerkoja ne internet dhe te mendoja se kisha leucemi , nga shqetesimi vendosa te beja analizat te cilat dolen shum mir , por para se te merrja rezultatin e analizave , nje mbremje me kapi kriza e panikut , mu mpin kembet ,koka , zemra me rrihte forte ,mendova se po vdisja , gjendja pasoj me pagjumsi dhe vjellje te ushqimit , me dridhej gjith trupi ,nuk mund te rrija vetem ,qaja, avash avash fillova ti reduktoja kto simptoma per gati dy jave ,por pavarsisht gjendjes qe u duk se u permirsua mendimet e keqija nuk me hiqeshin nga koka ,me dukej sikur po cmendesha ,kisha frike se mos u beja keq familjarve ose vetes , kam frike nga vdekja e frike nga cdo gje , ankthi mu kthye prap si dhe simptomat fizike e psikologjike , mendimet e keqija me shkaterrojn fare ,me duket se sdo ta kaloj kurre kte gjendje. Theksoj qe ne kte vend qe jetoj ktu ne it bashke me te fejuarin dhe familjen e tij kam qen gjith kohen e stresuar , eshte vend i mbyllur kam qen gjith kohen brenda ne shpi ,dhe pothuajse vetem , pasi te tj ishin neper pune , kam shum frike se nuk do jem me sic isha me pare????
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur!
Fillimisht dua te te kerkoj ndjese per pergjigjen e vonuar.
Se dyti, dua te te pergezoj qe ke marre hapin per ndihme ndaj vetes duke na shkruar. Gjendja jote duket qe te ka lodhur shume me gjithe kompleksitetin e saj. Ke bere shume mire qe je kontrolluar tek mjeku, duke perjashtuar ndonje semundje fizike, edhe pse kjo nuk te ka ndihmuar qe te te largohet frika qe ti ke. Cfare do doje qe te te thoshte dikush qe ti te ndjeheshe me mire per ate qe te shqeteson? Kuptoj qe ambjenti qe te rrethon nuk te favorizon shume, perkundrazi me duket se e konsideron si faktor negativ. A ke folur me njeri per shqetesimin tend? Me partnerin apo prinderit e tij, apo familjaret e tu? Sigurisht qe ndihma nga te tjeret do te te lehtesonte procesin drejt permiresimit tend.
Nga sa shkruan, ke kaluar nje episod Atak Paniku, i cili mesa kuptoj te eshte perseritur serish. Ashtu sikurse permende qe simptomat te jane reduktuar me pare, tregon qe eshte nje gjendje qe mund te ndryshohet dhe mund te permiresohesh. Vleresoje mundesine qe te takohesh me nje psikolog, sepse ndihma e dhene ne menyre te drejtperdrejte eshte gjithmone me efektive.
Nderkohe, te lutem reflekto me vete sepse mund te te kete filluar e gjithe kjo. Ndoshta do ishte mire qe te merresh me nje aktivitet te perditshem apo te herepashershem ne menyre qe te ndryshosh rutinen qe ke. Ne lidhje me ankthin mund te shohesh nje Video informueses qe eshte ne webfaqen tone.
Per cdo gje mos hezito te na shkruash.
Ti nuk je vetem!
Me respekt,
Ardita Korriku
Te falenderoj shum per disponimin dhe pergjigjen , mua kohet e fundit gjithmon me sjellin ankth dhe nervozizem situatat ku me duhet te debatoj me dike , kur nuk ndjehem mir me dike e kam te pamundur te jem e qete dhe aq me teper kur nuk gjejm gjuhen e kompromisit . Po kam folur me partnerin me prinderit e tij dhe familjen time dhe per kte arsye kam vendosur te kthehem per pak kohe ne vendin tim prane familjes time . E vetmja frike qe kam jane kto mendime negative te padeshirueshme qe me vin , kam frike se sdo me largohen kurre.
Pershendetje serish e dashur.
Me vjen mire qe na shkrove serish. Po e nis nga fundi, frika jote se mos mendimet negative nuk te largohen. Une kam pershtypjen qe ato mendime negative nuk i ke patur gjithmone apo jo? Ashtu sikurse jane bere pjese e mendimeve te tua, ashtu ti mund ti zevendesosh me mendime me pozitive e realiste, te cilat nuk te shkaktojne aq shume ankth. Ne shpesh here presim qe nje shqetesim te na zhduket totalisht me nje vendim apo zgjedhje tonen, megjithate kjo eshte e veshtire te ndodhe.
Ndaj me e mira eshte qe ndryshimet te jene graduale dhe te mund te fillosh nga sjellet dhe mendimet. Mendimet, ndjenjat dhe veprimet jane te lidhura ne nje cikel, ku secili ndikon tek tjetri. Vendimi qe ke marre per tu larguar nga ambienti aty dhe per tu rikthyer tek familja jote, eshte nje vendim i rendesishem dhe sigurisht qe nuk ka qene dhe shume i lehte besoj, megjithate ndoshta do ishte mire te vleresoje perfitimet dhe humbjet nga ku vendim perpara se ta realizosh.
Sa per ankthin e nervozizmin kur debaton me dike, a ka qene gjithmone pjese e karakterit tend, apo eshte dicka qe ti mendon se ka lidhje specifikisht me shqetesimin qe po kalon tani? Mund te perdoresh disa teknika relaksimi per kete pjese, duke i dhene vetes me shume kohe ne reagime.
Nuk e di sa e qarte isha, por shpresoj fort te te kem ndihmuar sadopak.
Te pres serish nese ke deshire app nevoje te na shkruash.
Te uroj me te mirat!
Persh.kam probleme psikologjikje nuk di si ti largoj mendime negative.
Me pushtojn shume dhe nuk kam disponim nuk me shihet asgje nuk me duket interesant dhe jam shum e pa disponume nuk di si
te veproj .ooo ju lutem me ndihmoni nuk mundem te ju pershkruaj se wfar mendime me sillen ne koken time .
Pershendetje,
Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Te lutem shkruaje shqetesimin tend ne Rubriken Pyetjet/ Pyetje e Re dhe jo si koment ne menyre qe te merrni nje pergjigje prej nje nga ekspertet tane. Gjithashtu mundohuni ta pershkruani pak me ne detaje shqetesimin tuaj ne menyre qe te merrni nje pergjigje sa me ndihmuese. Gjithe te mirat.
Stafi Nuk Je Vetem
Ju jam shume mirenjohese qe tregoheni kaq e disponueshme ne kthimin e pergjigjeve . Ateher po i pergjigjem pyetjeve me radhe, mendimet negative nuk i kam pasur gjithmon per mos te then qe nuk i kam pasur aspak , jane mendime qe kane ardhur si rezultat i gjendjes time ankthsioze kto 3 muajt e fundit , mendime qe me lendojn zemren , sepse un e di qe nuk jam mendimet e mija , un jam person i dashur dhe teper i ndjeshem , dhe pikerisht nuk dua qe kto mendime te njollosin ate qe une jam . Te njejten gje do thoja edhe per ankthin dhe nervozizmin qe me shfaqen ne rast debati , mendoj se jane te dy element qe kane ardhur si pasoje e kesaj periudhe te veshtire qe po kaloj , dua te ceke qe asnjeher sme kane pelqyer debatet , jam energjike si njeri , por gjithmon energjin time e kam shpenzuar vetem per gjera pozitive e te dobishme . Momentalisht ndihem mire , nuk po qendroj duarkryq para situates time ,perkundrazi po mundohem te marr me te miren dhe nga situata negative qe po kaloj , dhe te ve ne praktike ate qe me sugjeruat ju te zevendesoj pikat negative me ato pozitive . E nderuar un te falenderoj pafund per gjithe keshillat qe me sugjeruat dhe per gjithe kohen qe me kushtuat . Perhere mirenjohese ndaj jush .
Ju lutem me ndihmoni..kam shum kohe qe vuaj nga mendimet e keqija..kam fiksime ne tru..kur isha e vogel mu fiksua sikur motra ime e vogel sishte motra ime ..se mami bente shaka qe e kam nderuar ne martenitet ngaqe sngjante me ne pir gjyshit…me pas mu fiksua sikur me ngacmonte xhaxhai ..kur xhaxhi me ka ritur dhe me do vakzen e vet …me pas u martova dhe u fiksova qe burri me tradhtonte ..me pas u bera mama dhe kam nje vajze qe dua shumm esht jeta ime..mu semur vajza shum keq dhe u bera me fiksime i beja analiza gjithmon vajzes dhe i dilnin shum mir..mu fiksua qe do me ikte vajza shikoja makiba varrimi endra me vinte mendja tek vajza pesoj ankth dridhet trupi..tani jam shtatzane dhe ndihem krejt ndryshe ..nje dit vajza me tha se cfar numri kishte kyr kish lindur por un sembaj mend sepse isha e vogel dhe si dhash shum rendsi por vjerra me tha qe kisha numer dhe un dhe vajza..por ndihem keq se me esht fiksuar sikur vajzena kan nderruar ne martenitet sikur sesht e imja sikur skujdesem mir sikur sj mami e mir..vajza ime i ngjan shum burrit esht indentike..por se di pse ndihem kshu ..vuaj shum nga fiksimet ..jam e semur me ndihmoni car te bej..nuk dua ta shkateroj familjen time burrin vajzen..zoti me falt qe kam keto mendime..tani jam shtatzane e donim kete femij ..por tani me duket sikyr se dua ..nuk di kush jam…ndihme ju lutem
Pershendetje Lola,
Ju falenderojme qe je drejtuar tek ne, por te lutemi qe problemin tuaj ta shkruani ne opsionin “Pyet Ekspertin”, pasi vetem ne kete menyre mund te merrni pergjigje nga ekspertet. Kur te behet si pyetje, ne mund t’ja dergojme ekspertit, edhe te merrni pergjigjen adekuate nga eksperti perkates.
Gjithe te mirat,
Stafi Nukjevetem
Prsh
Dua te konsultohem me ju per nje problem ne lidhje.me.fiksimet e trurit
Pershendetje,
Ju falenderojme qe je drejtuar tek ne, por te lutemi qe problemin tuaj ta shkruani ne opsionin “Pyet Ekspertin”, pasi vetem ne kete menyre mund te merrni pergjigje nga ekspertet.
Gjithe te mirat,
Stafi Nukjevetem
Pershendetje ne te gjith ata qe kan frik ose mendime te keqija . une kam te njejtin problem pasur burri me la 2 dit para se te vinte femija i dyt ne jet. kam qen te psikologu kam hapa escitalopram 5mg. tani Jam me mir . por duhemi te luftojm me veten sepse jeta eshte e mir nese ne dim ta mbajim e te mos e bejm veten me na buzqesh dikush . sa me shum sport ,SHETITJE mendime positive dhe ju kalon
pershendetje .kur isha 11 vjec mu futen disa mendime te keqia ne koke dhe u bera me ankth . kaluan koh dhe nuk e dij as vet si me kaloj . tani jam 19 dhe po e kaloj perseri kte gjendje per shkak te nje kafeje qe me ngrwjti tensionin dhe un fillova perseri me mendimet e keqia ,, te lutem shum me ndihmo dhe me siguro ju lutem se kam shum nevoj….. a do tme kaloj perseri kjo gjendje dhe te jem si me par edhe pse u bera 6 muaj qe e vuaj ankthin dhe friken nga kotesirat
Pershendetje,
Faleminderit qe na keni shkruar.
Per te marre pergjigje ne pyetjen tuaj, duhet te shkruani tek rubrika “Pyetje e re”, ku duhet te perzgjedhni gjinin, moshen dhe nje pseudonim/ titull te pytejes, sipas te cilit e gjeni pastja pergjigjen tuaj ne webfaqe.
Gjitha te mirat,
Stafi Nukjevetem
PPershendetje kam vite qe vuaj nga mendimet negative kam frike nga semundjet dhe mendoj gjith diten per to.Me duket sikur do me behet dicka mua apo te daahurve te mi.mendoj te me behet kjo semundje ajo semundje si per vete e per te tjeret e me duket sikur do behen te vertete. Jeta ime dhe ditet e mia jane kthyer ne makthe .Ju luteme ndihmoni.A behen me vertet ato qe mendoj.? A ka te tjere keahtu si une.?
Dua te di pse Kam ca fiksime me tru
Pershendetje Sidorela,
Te lutemi te shkruash ne rubriken Pyetje e Re shqetesimin tuaj ne menyre qe nje ekspert t’ju pergjigjet.
Ju falenderojme per mirekuptimin,
Stafi i Nuk Je Vetem
Pershendetje, jam 1 vajze 20 vjecare.. kam shume probleme per sa i perket ankthit, mendimet negative dhe pagjumesis nga frika e ketyre.. me vin ne koke shume mendimet negative qe sdoja kurr t’i mendoja dhe kur i mendoj behem keq dhe sdi cfare te bej.. kur degjoj per ndonje semundje qe e jep ne tv e mendoj sikur po me ndodh mua ose kur degjoj per vdekje kam shume frik me duket sikur ai i vdekur do me shfaqet perpara meje nuk e di dmth.. edhe kam frik nga vdekja me duket sikur do vdes cdo dite se kuptoj pse me ndodhin gjithe keto gjera negative? shpresoj te kete ndonje pergjigjje per keto qe me ndodhin dhe ishalla me ikin sa me shpejt mendimet negative se vajten 1 muaj qe po me torturojn? ju lutem me ndihmoni me ndonje pergjigjje sa me pozitive! Zoti na ruajt te gjitheve se nuk e di se pse na ndodhin keto gjera..?
Deshta met pyt a tu kan largu qeto mendimet negative se une qe 2 vjet qe kam ksi lloj mendimesh
Pershendetje dhe un kam probleme me mendimet e keqija se di pse me esht fiksuar sikir do vdes mendoj per vdekjen m vin ca mendime te frikshme akti se si do ndodhi vdekja jam shum keq shikoj t afermit dhe them sdo i shikoj m m duket sikur pp vdes me te vertet jam shum keq kam frik mos i bej keq vetes kjo ndodhi pasi degjova per vrasjen e nje femije dhe tani kam shum frik kur shikoj thikat dua tju rri larg mos i bej keq vete e humb toruan m ndihmon ju lutem
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem