Këshilla/Blog

16.05.2019

Pershendetje,
A sherohet ankthi njehere e pergjithmone, nese po si?

  1. Armando says:

    Pershendetje , quhem Armando dhe po ju drejtohem juve per nje problem teper shqetesues ju lutem tme ndihmoni , qe ne muajin gusht te vitit te kaluar me ka filluar nje gjendje ankthi te cilen as sot nuk kam mundur ta perballoj. Mendoj gjithmone se njerzir qe kam prane ata me te afert mendoj se nje dit do me len vetem dhe cdo her qaj sa mendoj keto gjera .Jam 20 vjec jam ne shkolle studioj per Informatik Ekonomike . Kam shume nevoj per ndihmen tuaj per nje takim per nje bisede ose dicka tjeter sepse gjithcka me duket e pamundur nje gje kjo te cilen nuk mundem ta kaperdij .

    1. main says:

      Pershendetje Armando,

      Ju falenderojme qe je drejtuar tek ne, por te lutemi qe problemin tuaj ta shkruani ne opsionin “Pyet Ekspertin”, e jo si koment, pasi vetem ne kete menyre mund te merrni pergjigje.

      Gjithe te mirat,
      Stafi Nukjevetem

  2. Elaa says:

    Pershendetje .. Nese ti e kupton qe jeta eshte e permbushur plot sfida sado te vogla qofshin ato ateher do e kesh me te lehte perballimin e problemeve . Do te sygjeroja ti plotesoje vetes cdo deshire dhe ti zgjidhje problemet pa asnje problem sepse tek e fundit problemet e kane nje zgjidhje .

  3. MSc. Lediona Braho says:

    Pershendetje,

    Faleminderit per pyetjen qe na ke drejtuar.

    Ankthi eshte nje gjendje natyrore e njeriut. Kur behet i shpeshte dhe i forte, mund te shnderrohet ne çrregullim ankthi. Per te kuptuar nese eshte thjesht nje gjendje kalimtare apo nje problem me serioz, qe duhet trajtuar, te sugjeroj te flasesh me nje profesionist te shendetit mendor (psikiater ose/dhe psikolog), ne menyre qe gjendja psikoemocionale te vleresohen ne menyre sa me objektive dhe profesionale.

    Ankthi, edhe nese eshte simptome e nje çrregullimi apo problemi te shendetit mendor, trajtohet me terapine e duhur (barna dhe psikoterapi/ terapi psikologjike).

    Mund te na shkruash ne çdo moment dhe te kerkosh apo te japesh informacione te metejshme!

    Perzemersisht,

    Lediona Braho

    Psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV