Këshilla/Blog

18.05.2019

Pershendetje, une para nje muaj kisha marje fryme e kisha te fiksuar ne koke siku nuk merja dot fryme, dhe e vetmja menyre ishte qe te merja fryme me goje, ndryshe behesha shume keq.shkova tek nje paikologe klinike dhe filluam terapine por pas 3 seancash une spata rezultat, me pas bem nje takim me psikiatren dhe me tha qe kam ankth obsesiv dhe tani mjekohem me fevarin 100 mg nje antidepresant, Nderkohe vazhdoj dhe psikoterapine. Doja te dija a ka efekte anesore ky ilac ne organet e tjera, ?ndjej qe jam mire por kam frike se kur te mbaroj kuren dp me rikthehet serish, sa mundesi ka qe mos te me rimthehet kam nevoje per nje me dim tuajin?

  1. Anonymous says:

    Mos mendo fare se cfare do te ndodhi pas perfundimit te ilace e, thjesht duhet te qetesohesh dhe ta maresh cdo gje me sportivitet dhe do ja dalesh mbane

  2. MSc. Enkel Bulica says:

    Përshendetje dhe te falenderojmë qe na je drejtuar. Në fillim dua të të përgëzoj që i je drejtuar profesionistëve të fushës për të këkruar mbështetjen e tyre. Do të doja të të inkurajoja që t’i vazhdosh përpjekjet në këtë drejtim.

    Për sa i përket shqetësimit tënd në lidhje me efektet anësore të ilaçit që po merr, është e domosdoshme që këtë shqetësim ta konsultosh me psikiatren që ta ka dhënë këtë mjekim. Ndihu e lirshme ta pyesësh atë në lidhje me efektet e dëshiruara por dhe efektet anësore si dhe në lidhje me shqetësimin tënd nëse gjendja do rikthehet pas përfundimit të kurës. Ky komunikim do të shërbejë që ti të marrësh mjekimin që të përshtatet më shumë dhe të krijosh një marrëdhënie të shendetshme me profesionistët e fushës që po të ndihmojnë.

    Gjithë të mirat
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV