Këshilla/Blog

22.05.2019

Prsh jam 20 vjec vuaj nga anthi . Kam kriza paniku dhe dhimbje koke dhe barku .Mendoj perhere per me te keqen nk jam ne kete gjendje gjat gjith dites por kur ndodh ndihem shum keq psikologjikisht dhe fiziologjisht .si mund ta largoj kete gjendje ?

  1. MSc. Enkel Bulica says:

    Përshendetje Kristo dhe të falenderojmë që na je drejtuar. Nëse vlerësimi i gjendjes si gjendje ankthi është bërë nga profesionistë dhe ke kryer vizita mjekësore në lidhje me shqetësimet fiziologjike për te përjashtuar shkaqet shëndëtësore, ajo që mund të bësh për ta lehtësuar këtë gjendje është të përkushtohesh në një periudhë trajtimi psikologjik/psikoterapeutik si metoda më efektive dhe me efekte me afatgjata. Si fillim në përballimin e ankthit do të të këshilloja të qnëdrosh larg vetë-diagnostikimit dhe formave të vetë-mjekimit të cilat mund ta përkeqësojnë gjendjen.

    Për sa i përket të menduarit përherë ‘më të keqen’, kjo është një formë të menduari qe nxitet nga përjetimi i ankthit dhe i referohemi në terma psikologjikë si ‘katastrofizim’ i cili mund të shfaqet në formën e mendimit të paarsyeshëm se gjëja më e keqe do të ndodhë në një situatë në të tashmen apo në të ardhmen. Një mënyrë për t’I sfiduar këto mendime është ta pranosh ekzistencën e tyre dhe të punosh me to duke I ballafaquar me realitetin dhe mundësitë që ato mund të realizohen realisht. Për shembull, nëse ti mendon “nëse bëj një gabim në punë, do të më pushojnë nga puna” fillimisht e pranon këtë si mendim. Më pas fillon dhe shqyrton se sa janë mundësitë reale që kjo gjë të ndodhë. Perdor gjithmone faktet përballë mendimit katastrofizues.

    Shpresoj që kjo përgjigje të të jetë sadopak e dobishme.

    Gjithë të mirat
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV