Këshilla/Blog

21.09.2017

Pershendetje.kam 7 vjet qe po vuaj nga ankthi.Si fillim nisi nga frika ndaj provimeve ne shkollen e larte pastaj vazhdoi dhe ne pune.Nuk arrj te fle ,rri dy ore ne tualet para se te shkoj te fle,duke perseritur larjen e duarve (i laj shume here).Kohet e fundit me eshte zhvilluar dhe frika ndaj mikrobeve.Kjo gje ben qe dhe ne pune te laj vazhdimisht duart dhe te mos perqendrohem ne pune.Neqoftese nuk shkoj ti laj nuk gjej rehat me kap ankthi me mpihen duart etj. Ua kam treguar dhe njerezve te afert problemin qe kam dhe nuk arrijne te me kuptojne.Nuk e di si mund te shpetoj nga ky ankth

  1. MSc. Sonila Mecaj says:

    Pershendetje. Keni menduar te kontaktoni ndonjë profesionist gjatë këtyre 7 viteve që vuani nga ankthi, keni marrë ndonjë qetësues për gjumin? Mesa kupoj ankthi ka ardhur duke u rritur deri sa ka zhvilluar edhe disa simptoma të tjera të llojit obsesiv-kompulsiv siç është larja e shumtë dhe e përsëritur e durave si dhe të qenit e shqetësuar për mikrobet. Une mendoj se është e domosdoshme të kontaktoni me një psikiatër ose psikolog klinik për të bërë një vlerësim të gjendjes suaj në mëyrë që situata të mos përkeqësohet. Në varësi të këtij vlerësimi mund të jetë e nevojshme të nisni psikoterapinë, ose të nisni një trajtim medikamentoz ose të dyja bashkë. Ankthi për një kohë të gjatë shpenzon shumë energji nga energjitë psikike që ka njeiru dhe nëse nuk trajtohet në kohë mund ta bëjë shumë të vështirë funksionimin normal në jetën e përditshme. Njerëzit që nuk janë profesionistë dhe që nuk kanë patur vetë eksperienca me problemet psikologjike e kanë shpesh të vështirë të kuptojnë sa shumë mund të jeni duke vuajtur ose mund tiu duken të pakuptimta shqetësimet dhe sjelljet tuaja.
    Kujdesuni për veten duke lënë një takim me një profesionit sa më parë. Gjithsesi për çdo gjë që do të keni nevojë mund të kontaktoni sërish

  2. admin says:

    https://youtu.be/F4UhvKLu8GU
    Shpresoj qe kjo video te te ndihmoje gjithashtu.
    🙂

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.