Këshilla/Blog

09.07.2019

Pershendetje si jeni.une kam ankth ne stomak e fyt .u bene 10 muaj.me rri dhe mendja,mundohem mos i besoj mendimeve negative.po ankthi sme le te perqendrohem ne pune.spo e kaloj dot.a me ndihmoni me ndonje sygjerim se e kam bere disa seanca psikoterapiw po sme ka funksionu shume.mbase skam bashkpunu si duhet.cfare me sygjeroni ju nqs mundeni si mundem ta pwrballoj e ta heq nga mendja ankthin.kam mendim qe sja dal dot se u bo kohe.sikur jetoj vetem per ate,me rri mendja rreth saj,qe sjam mire.faleminderit

  1. MSc. Lediona Braho says:

    Pershendetje,

    Te falenderoj qe na ke shkruajtur per te kerkuar nje mendim. Me vjen mire qe po kerkon ndihme dhe qe ke marre psikoterapi me pare.

    Ankthi eshte nje gjendje e zakonshme per shume njerez. Ai eshte nje reagim ndaj ngjarjeve negative apo stresante te jetes. Ajo qe e ben shqetesues ankthin eshte kur behet i tepert dhe kthehet ne pengese per ta jetuar jeten siç do. Ankthi mund te marre forma te ndryshme: te shprehet ne mendime, emocione apo ndjesi (simptoma) ne trup.

    E rendesishme eshte qe keto te adresohen ne kohe dhe me nje profesionist. Bashkepunimi me psikologun gjate terapise percakton edhe ecurine e saj.

    Ke qene ne terapi… Sa kohe ka zgjatur terapia dhe a mendon se te ka ndihmuar sadopak per te kuptuar me shume gjera per veten? A ka pasur momente kur je ndjere mire dhe i lire nga ankthi? A do ishe i motivuar ta rifilloje terapine, ndoshta me nje qasje tjeter?

    Ankthi nuk mund te hiqet, por te kuptohet dhe te zbutet. Ka per te qendruar me ne, thjesht duhet te aftesohemi per t’iu pergjigjur ndryshe, ne menyra qe na bejne te ndihemi te fuqishem dhe jo vulnerabel ndaj tij.

    Shpresoj te vazhdosh ta ndihmosh veten ashtu siç po ben dhe siç ke bere, duke filluar nje terapi te re.

    Perzemersisht,

    Lediona

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV