18.07.2019
Ju lutem me ndihmoni,,kam 2 vjet q vuaj kam qen shum keq mendoja per semundje kisha cdo lloj dhimbje as vet se kuptoja bera analizat m dolen te gjitha mir po gjat ketyre 2 viteve kam qen shum i stresuar dit per dit ne stres dmth,,pasi bera analizat thash me vete do mundohem do e kaloj kte gjendje por nuk po e kaloja dot t njejtat dhimbje der sa arita n nj pik m hyri nj mendim mos cmndem q se kam pas kur me para,,jam shum keq nuk mund t fle gjum sa mbyll syt m bhen si endra dhe vetm ashu vazhdon m bhet sikur naten n ate gjendje q jam sikur m flasin po cdo gje m diket reale..nuk mund t kujtoj as cfare kam ber n mngjes kur jam n dark m ka ikur fare kijtesa sikur spo njo veten time..jam shum keq ri vetm mbyllur n shpi dhe kir dal 10 min kam frik mos takoj no nj njeri q njo se mendoj q smund t bej dot mhb..pagjumesia endrat dhe kujtesa po m shkatrojn jam kthyer n njeri tjt sa sbesoj se do dal na nj her nga kjo gjendje kam shum frik mos cmndem,,kam reth nj muaj q po perdor terapi po nuk po shoh ndo nj permirsim ,,ju lutem me ktheni nj pergjigje a e ka kalu njeri kte gjendje se ndihem shum keq sm gezon m assgje
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Dori,
Faleminderit qe na ke shkruajtur per te ndare shqetesimet e tua. Shume njerez mund te preken nga efektet e zgjatura te stresit, e rendesishme eshte t’i njohesh dhe t’i perballosh ato. Por me e rendesishme eshte te njohesh burimet e stresit: nga vjen ai, çfare e solli stresin ne jeten tende?
Ti thua qe ke qene nen stres keto dy vite. Çfare mendon se te ka stresuar kaq shume? Si ka qene jeta jote keto dy vite? Shkolla/ puna/ familja/ shoqeria/ marredheniet?
E shoh qe ke kaluar nje periudhe teper te veshtire, por edhe qe je perpjekur ta perballosh me menyren tende. E shoh qe je ende duke vuajtur, por edhe qe po ben diçka per ta perballuar. Me vjen mire qe te kane dale ne rregull analizat, çka tregon se nuk ke asgje shendetesore per t’u shqetesuar. Shpresoj te vazhdoje keshtu!
Mirepo, edhe gjendja psikologjike eshte po aq e rendesishme, madje gjendja mendore ndikon edhe ate fizike. Nese jeton per shume kohe ne stres, edhe organet mund te semuren.
Prandaj, duhet te gjejme menyra te ndryshme per ta perballuar stresin, menyra qe funksionojne per ty. Çfare terapie je duke bere aktualisht, qe te duket se nuk po funksionon?
Vetem menyrat e perballimit te stresit ndoshta nuk mjaftojne, por mund te behen edhe ndryshime te tjera te nevojshme jetesore. Çfare do doje te ndryshoje ne jeten tende? Si do doje te ishte jeta jote? A ke njerez te rendesishem aty prane, te te cilet mund te mbeshtetesh drejt ndryshimit? A ke nje pune? A ke ndonje aktivitet apo hobi te preferuar? Kur duam te ndryshojme gjendjen mendore, mire eshte t’i marrim parasysh te gjithe keta faktore. Ndryshimi arrihet me mire kur nuk je duke luftuar vetem, por edhe me njerez te tjere qe te perkrahin dhe jane me ty ne kete proces.
Shpresoj se do te provosh menyra te ndryshme derisa te ndihesh me mire. Sherimi eshte proces dhe kerkon kohe, energji, ndryshime te medha ne jete!
Te inkurajoj ta fillosh qe sot kete proces pastrimi. Ne kete faqe, ke nje liste ekspertesh me te cilet mund te konsultohesh me gjate.
Perzemersisht, Lediona