26.07.2019
Pershendetje.
Kam disa muaj (mund tthem dhe vite por qe ka qen me pak ) qe vetem mendoj gjera negative ,e kam veshtir te perqendrohem.Jetoj ne angli por u riktheva ne shqiperi per arsye se do beja letrat.Procedura ne shqiperi ka zgjatur gati 7muaj dhe gjith kte periudh kam qen shum i stresuar duke me cuar muajt e fundit ne gjendje ankthi ,mosperqendrimi dhe mendime negative.
Tani qe u riktheva ne angli kam filluar nje rutin qe po me ndihmon sado pak t jetoj normal (para disa muajsh nuk po shijoj asgje , me kaptw ankthi here pas here)
Tani ankthi me kap pak me rrall por perseri esht aty , ka raste qe bllokohem dhe ndjej kembet dhe koken te ngrira .Nervozohem shpesh dhe nuk mundem te perqendrohem.
Cfare keshille me jepni, ju shpjegova me pak fjal gjendjen time pavarssisht se kam shum e shum gjera tjera
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
I dashur Robert,
Te falenderoj per pyetjen dhe me vjen keq per shqetesimin qe ndan me ne. Duket qe ankthi eshte i lidhur me nje periudhe stresi dhe pasigurie, gjate kthimit ne Shqiperi dhe rutina kur je kthyer ne Angli ndihmon vertet qe te ulet ankthi. A e lidh me dicka ankthin qe te kaplon here pas here tani qe je aty? Do ishte ndihmuese ne momentin qe te ndodh te ndalosh per te degjuar mendimet e tua, bashke me ndjesite qe lidhen me to. Ti arrin ta identifikosh qe eshte ankth ajo qe po ndjen dhe kjo eshte shume mire. Prandaj mendoj se pak reflektim me teper ndoshta te ndihmon te kuptosh arsyet qe po ta shkaktojne. Cfare gjerash te tjera ke qe mund te ndikojne ne kete gjendje, nese ke deshire ti shprehesh?
Uroj te ndihesh me mire se shpejti!