30.07.2019
Pershendetje …. kur ke hall ate e vuan vetem ti …. kte po vuaj dhe une dhe vetem une e di cpo vuaj e cpo heqi
Duke shfletuar gjeta kte faqe dhe uroj qe dikush tme japi nje mendim sadopak per shqetesimin qe kam
Jam 29 vjec njeri i rregullt dhe pa fese
Nuk kam pasur noi jete llukllsoze po gjithmone jam munduar ti shtrij kembet sa kam jorganin pa e vrar mendjen shume ….
Para 5 vitesh fillova te kisha veshtiresi ne gelltitjen e ushqimit thuajse spo arrija te ushqehesha me …. ne mendja cfare nuk mendoja po gjithmone i jepja vetes force
Qe ta kaloja kte gje qe me mundonte por ishte e kote
Koha kalonte dhe une spo kisha permisim mire kjo qe sme kaloj por tani prej nje viti a pak me shume kom nje bllokim ne kraharor shtrengim te forte saqe mezi mbushem me fryme e cdo dite e me shume po ma ben jeten ferr
Ckam lexuar e ckam shfletuar cdo siklet qe kam me con te stresi ankthi
Kur kjo mu bo verem ne perditesi vendosa te shkoj te boj kontrrolle mjekesore
Sapo shpreha shqetesimin tim
Nuk me thane asgje mjeket pervecse te shkoja dhe te beja nje konsulte te psikjatri
Ashtu bera vajta
Me pyeti ku prgj
Ne fund me dha nje mjekim per disa dite qetesues nervor
Me tha ti pija rregullisht dhe cdo gje do normalizohej
I mora medikamentet i piva rregullisht
Gjate asaj kohe qe pija ilacet isha pak me aktiv me i qete po aq zgjati ate dite qe mbarun ilacet sikleti qe kisha vazhdonte serisht e dhe sot po vuaj me shpirt ju lutem kush di tme thote cduhet te bej ku te drejtohem ta kaloj kte situate si mund ta kaloj
Apo duhet te pranoj kte fat e jeten qe Zoti mka fal ta kaloj me dhimbje te shpirtit me gjysem fryme
Shpresoj qe dikush tme japi nje prgj ju flm
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Toni. Nga pershkrimi juaj kuptoj se para pese vitesh fillove te kishte veshtiresi ne gelltitjen e ushqimit. Kjo periudhe qe permend lidhet me ndonjë ngjarje konkrete qe te mund te kete ndikuar emocionalisht dhe per te cilen mund te flasesh? Mua me krijohet pershtypja se nje person qe nuk I merr gjerat lehtë, mendohesh gjate per to (megjithese thua te kunderten) dhe I njeh kufijte (i shtrin kembet sa ke jorganin si shprehesh). Ndoshta keto veti mund te perforcojne veshtiresine q eke (nuk I kaperdin dot gjerat kollaj). Mund te te rekomandoja nje konsulte me psikologun me shume se me psikiatrin pasi mendoj se dialogu/ te foluri ne vetvete me dike mund te te ndihmoje që, nese me lejon te shprehem keshtu, “lemshi ne fyt” te zgjidhet dhe “fryma te lirohet”. Nganjehere mund te jete me e lehte se çduket. Nga ana tjetër nese deshiron mund te vazhdojme komunikimin bashke per te kuptuar diçka me teper. Gjithe te mirat.