Këshilla/Blog

enki 19.08.2019

prsh psikologe..jam 28 vj nene e nje vajze 6 vjece ..un rri ne greqi .pronblemi esht se para nje viti kisha nje ndjesi sikur me leviste vendi ku un isha ..u thoja te tjereve qe me duket sikur leviz shpia. ..ata talleshin mas disa koheve me kapi nje dhimbje gjoksi dhe shpatulle bashk .shkova ne urgjenc bera analizat dhe kontrollin me tha. doktorri.e..ka ankth….se mora ler baz se thash hajt se do kaloj ..por sivjet .mka kap keq me filloj lemsh ne fyt dhimbje gjoksi shpatull kputje rrija gjith diten shtrire kam shum gelbaza te thata nga hunda ne ngjyre jeshile kurse ne fyt i nxirr vet me forc …shkova te .nje psikolog me nje shoqe se un se di gjuhen me dha dy ilace klonotrit te cilet ma dha 3 dit vetem nje cerek kokrre ne dark kur e piva ate u ndjeva keq ne fillim pastaj u qetsova dhe se ilac serolux 100 mg dhe jam duke e marr akoma ..por prap .ka raste qe ndjehem keq me shum e ndjej nga stomaku dhe aparati tretes……me tha qe e kam ankth paniku ..me duket .sikur sdo sherohem kurr …i them burrit a do bem un mir aj thot po shpirt si sdo behesh ..me jepni nje prgj ji lutem

  1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Pershendetje Enki,

    Faleminderit qe na ke shkruar per te kerkuar ndihme. Edhe une besoj se do behesh mire, nese ia del te kujdesesh per veten tende dhe nese i lejon edhe te tjeret te kujdesen per ty.

    Hapi i pare jane ekzaminimet mjekesore, te cilat ti i ke bere. Kur analizat dalin mire do te thote qe gjendja e organeve ne trup eshte e mire dhe nuk ka arsye madhore per t’u shqetesuar.

    Hapi i radhes eshte konsulta me nje mjek psikiater dhe me pas me nje psikolog. Ti thua qe ke shkuar ne nje psikolog dhe ke marre mjekime, por zakonisht ai qe jep mjekime per shqetesimet emocionale, si ankthi, eshte mjeku psikiater.

    Persa i takon mjekimit: po e vazhdon, e ndjen efektin e tij? Te sugjeroj te konsultohesh ne vazhdimesi me mjekun per mjekimin, derisa ai te vendose qe je trajtuar. E rendesishme eshte t’i respektosh udhezimet, sepse medikamentet, disa here si nje linje e pare terapie, ndihmojne ne qetesimin dhe uljen e ankthit. Ne nje moment thua qe nuk e more per bazen ankthin dhe mendove se do kaloje, por ankthi nese nuk trajtohet, mbetet aty dhe mund te aktivizohet ne nje moment tjeter.

    Specialisti qe merret me problemet emocionale eshte psikologu. Ndryshe nga psikiatri, ai perdor terapine e te folurit dhe teknika te ndryshme qe zoteron per te te ndihmuar te kuptosh me mire ankthin dhe shqetesimet e tua, origjinen e tyre (kur jane krijuar, pse jane krijuar), faktoret qe i perkeqesojne, faktoret qe i permiresojne, njerezit e perfshire, etj. Pas ketyre, bashke me psikologun, vendosen qellime, p.sh. te pakesosh ankthin, te perballosh me mire stresin dhe shqetesimet emocionale, te permiresosh gjendjen emocionale dhe fizike, etj.

    Une te inkurajoj fort qe ta hedhesh edhe kete hap pasi e folura dhe puna e perbashket me nje psikolog per t’u fuqizuar ne perballimin e ankthit mund te te ndihmoje shume qe t’i kthehesh ekuilibrit.

    Nderkohe, ne te perditshmen tende, perpiqu te krijosh nje rutine qe te ndihmon te ndihesh me mire me veten, duke filluar nga ushqimi, ushtrimet, gjumi dhe aktivitetet e kohes se lire.

    Nje faktor pozitiv mund te jene edhe njerezit qe te rrethojne: bashkeshorti, vajza, familjare te tjere, miq e mikesha, etj. Fol me ta, kerko mbeshtetjen qe secili mund te te jape, beni aktivitete bashke.

    Se fundmi, besoj dhe shpresoj qe mund te besh me te miren per veten tende, duke perdorur te gjithe faktoret e mesiperm. Nese nuk e njeh gjuhen per te biseduar me nje psikolog atje, mund te kerkosh per nje psikolog qe flet shqipen apo nje gjuhe tjeter qe ti e di mire.

    Shpresoj te te kem ndihmuar sadopak,

    Perzemersisht,

    Lediona

  2. Anonymous says:

    flm esht psikoterapist ai qe un bisedoj dhe ..me ka ndimuar vertet shum ..un kam fol me nje psikologe ne shqipri ajo thoshte qe ske ankth …ky me tha ankth paniku .tani si kam marr ilacet ..nga 100%me coj tek 65% ..jam duke er konsulta nje her ne muaj ..theksoj qe punoj .

  3. Ana says:

    Pershendetje!Vuaj nga ankthi i lidhjes per shume kohe,kam nje partner te mrekullueshem,e doja aq shume dhe me donte saqe te gjithe e kishin zili lidhjen tone.Pas ca koheve me kap nje ankth,dhe ky ankth u kap te lidhja,vuaj prej 5 muajve nga ky lloj ankthi,dhe spo gjej nje terapist tamam per kete lloj ankthi

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  4. Csll says:

    Ckemi,jam shume e re por shume keq shpesh,problemet e mia nuk Jane per djeme ose kesi gjerash te Kota por kam nje problem me shendet qe sdua ta them mirepo kam edhe ankth,nje problem shum I madh I imi eshte me shkollen,nuk Mund te ambientohem spo shkruaj me shume se po ndihem me keq
    Faleminderit per keshillat

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV