Këshilla/Blog

15.01.2018

Qe 5 vite me friken se po vdes apo kam ndonje semundje e spo muj e gjej dot momenti kur ndodhi isha duke ecur ne kemb per ni moment me humbi ekulibri desha mu rrexu por tok por dhimt nuk kisha mendja ime me tha qe pata kulum ne koke ae nga ateher bera analiza qe te gjitha EKG zemre te gjitha mir sezonanc magnetike gjithqka doli mir por une gjithnje me frit e tmerre spo po vdes nda ajo koh pata atake paniku sdisa here u drejtova te psikiatri perdora fluxetin dimetrin edhe rivotril ka koh qe jom ndi mir por prap ankthi frika mu kthejke tash vizitat i kam te rralla te psikiatri perdor rrall her dimetrin 1/2 por frika ankth jetoj me te dhimt ne trup skam askund por e degjoj trupin qa do qe leviz kove te fundit e mati shtypjen e gjakut ndodh kur jom ne ankth rritet shtypja qe nga ateher kamber permbi 20 here analiza por kohes fundit pak yndyr ne gjat te gjitha dalin mir une i tmerruar kam vajt shum her ne emergjenc por vetem qetsus edhe ike e di qe vuaj nda ankthi por spo mund ta hjeki ju pershendes

  1. MSc. Sonila Mecaj says:

    Pershendetje dhe ndjese per pergjigjen e vonuar!
    Eshte e qarte qe ankthi juaj eshte i lidhur me mendimin se mund te keni ndonje problem shendetesor organik, pra mendimet qe zemra mund te kete probleme, qe shtypja eshte e larte, etj si keto ju japin ankth. Ankthi nga ana e vet ka shume simptoma fizike te cilat te bejne te mendosh se ke dicka shqetesuese dhe qe duhet te besh analizat. Dhe ky rreth vicioz me te filluar vazhdon te punoje vete pa nderprerje. Marrja e mjekimit sigurisht qe ndikon ne uljen e ankthit dhe zbutjen e mendimeve qe e krijojne ate, por ndonjehere nuk eshte e mjaftueshme per zgjidhur gjithe situaten, pasi mjekimi nuk mund te trajtoje shkakun qe e krijon ankthin tek ti apo krizatbe panikut, friken tende nga vdekja. Frika nga vdekja ose semundjet e ndryshme eshte nje frike qe shume njerez ne moshen tende fillojne ta kene ne kete forme, pra permes shqetesimeve disa reale e disa imagjinare, ankthit, kontrolleve te shpeshta mjekesore, etj. Pasi kjo eshte nje moshe, ku vdekja dhe hallet shendetesore behen me prezente ne jeten e individit ( te aferm qe vdesin, semuren, moshatare qe mund te preken nga kanceri ose qe vdesin nga nje infarkt). Pra vdekja fillon dhe behet nje rrezik real. Menyra sesi njerezit reagojne ndaj ketij rreziku varet nga personaliteti, historia e jetes se gjithsecilit, anet e forta dhe te dobta te tij e keshtu me rradhe. Prandaj, une do sugjeroja qe te punoje me nje psikolog ose psikoterapist ( nese kjo eshte e mundur per ty) ne menyre qe ta trajtoje ashtu si duhet problemin tend te ketyre viteve krahas marrjes se mjekimit. Nese nuk e ke te mundur, mund te vazhdosh te shkruash ne faqen tone.
    Gjithe te mirat!

  2. Anonymous says:

    desht me dit se ku po e dini moshen time sa vjeqar jom flm per kshillat tash kam fillu te baj edge disa seanca me psikolog dhasht zoti e te kthehem se si kam qen si me pare

  3. admin says:

    Pershendetje i dashur,
    Urojme qe pergjigja nga eksperti te te kete ndihmuar. Mosha dhe gjinia jane dy te dhena qe plotesohen nga vete personi qe shkruan. Prandaj mos u shqeteso, moshen e ke percaktuar ti kur ke shkruar rreth shqetesimit tend.

    Gjithe te mirat,
    Stafi i Nuk Je Vetem

  4. Qazimi says:

    Pershendetje jam nje djale 26 vjeq vuaj nga ankthi kam ndjesi sikur po vdes me ngushton diqka ne fyt dhe ne kraharor mjeket me thon nuk kam asgje shqetesuese veq ankth sa her shkoj ne ambulance me diazepam me qetesojne sepse me rritet tensioni si mund te sherohem nga kjo faleminderit!

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje,

      Te falenderoj qe na ke shkruar. Te lutem postoje shqetesimin tend si pyetje te re ne rubriken Pyetjet/ Bej Pyetjen Tende ne menyre qe nje nga ekspertet tane te te kthej pergjigje. Gjithe te mirat.

      Stafi Nuk Je Vetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV