Këshilla/Blog

Anonym 02.09.2019

Pershendetje , ka vuajtur qe 1 vjet nga ankthi dhe tash para 2 muajve mu largu disi por tash perseri qeto dit me esht rikthy perseri kam simptoma fizike mendime nga me te kqijat shum keq perzotin kam frike se perseri do te behem si kam qen ne at gjendje te keqe ju lutem ndonje keshille.
GJITHA TMIRAT!

  1. MSc. Enkel Bulica says:

    Përshendetje dhe të falenderoj që na je drejtuar tek nukjevetem. Gjendjet e ankthit ne periudha të caktuara mund të jenë më të lehtësuara apo dhe mund të përkeqësohen. Kjo dhe në varësi të shumë faktorëve në jetën tuaj të cilët mund të shtyjnë drejt njërit prej këtyre efekteve. Nga ana tjetër frika se ankthi do të rikthehet përsëri është thelbi i gjendjes së ankthit. Ankthi mund të kontrollohet, mund të menaxhohet por është gjithmonë i pranishëm deri sa burimi i tij të mos eksplorohet. Do të të rekomandoja të shqyrtosh mundësitë për të filluar trajtim psikoterapeutik si mënyra më e mirë për të trajtuar ankthin në mënyrë afatgjatë.

    Të uroj gjithë të mirat
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV