Anonym 06.09.2019
Pershendetje të gjitheve, Esht ora 5:26 e mengjesit edhe un nuk kam as edhe 1 sekond gjumë në sy, Para 1 viti kam pasur njer ngacmim cerebral ne tru per shkak te konsumimit të mariuhanes. Sot e asaj dite un ndjehem plotesisht ne ankth sezonal edhe sa me largohet me vjen.
Tani arsya qe po shkruaj ketu eshte fundi im ndonse me t’vertet jam shum i lodhur me ketë gjendje edhe nuk di se si mund të kerkoj një ndihme te largohem një her e pergjithmone nga keto ankthe,pagjumsi,marrje mendesh, depresion. Me të vertet jam shum shum i lodhur edhe mu eshtë merzitur jeta nuk po e them per te ndje keqardhje. Vetëm me duhet një ndihme sa do pak nje dere ku mund te trokas dhe te flas me dike qe mund të me ndihmoj. Qfar do pergjigjje qe marr do isha faleminderues per ter jeten.
Faleminderit paraprakisht.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Persh. Mos u deshpero nuk je i vetmi me keto simptoma ka shum e shum te tjere edhe une jom keshtu qe 19 vite here pas here ndihem shum.keq mendoj se do vdes po nji kohe lalon e prap rikthehet tu kisha lut kinsultohu me nji psikologe e do te ndihmoj sado pak …te iroj gjitja te mirat
Përshendetje,
I lexova me vemendje shqetësimet e tua, të cilat nuk janë të pakta dhe që duket se ndikojnë në mirëqenien tënde të përditshme. Duket që ankthi, pagjumësia, shqetësimet fizike janë tepër intensive, por do doja të dija pak më shumë mbi konsumimin e mariuhanes që thua. Vazhdon ta marrësh dhe prej sa kohësh? Çfarë ke bërë deri më tani në lidhje me shqetësimet që kanë ndodhur për shkak të saj?
Paraprakisht mund të them se mendohet shpesh që, për shkak të përdorimit të substancave të ndryshme, në organizem dhe në gjendjen tonë shpirtërore krijohen gjendje të ndryshme problematike. Pra, mariuhana eshte shkaku i ngacmimit cerebral dhe për rrjedhoje dhe të ankthit. Por në të vërtetë ndodh që për shkak të gjedjes së brendshme emocionale të shkohet drejt disa sjelljeve që janë dëmtuese (dhe pse japin njëlloj kënaqësie). Dhe keshtu të dyja problematikat ndodhin bashkarisht. Me pas nuk kuptohet kush vjen e para e kush me pas.
Kur thua më është mërzitur jeta, pyes veten mos po thua që është bërë e vështirë për ty për ta kontrolluar situatën tënde. Nese po, mendoj se nuk është e pamundur. Shpesh ne kemi nevojë të mbrohemi nga disa gjëra që na ndodhin dhe zgjedhim rrugë të ndryshme për të përballuar problemet. Pyes nëse dhe ti ndjehesh se po vepron kështu? Me së shumti e kam fjalën për emocionet dhe vështirësite e brendshme apo të jashtme që na krijohen nga situatat jetesore, shkolla, familja, marrëdhëniet e ndryshme me miq, të njohur, vetmia, dashuria. Nese ti do të reflektoje pak me shume rreth këtyre çështjeve ndoshta do të kuptoje ankthin tënd dhe do e kesh me të lehtë me pas të flesh gjume e të shohësh endrra.
Të folurit me dikë do të ndihmonte të kuptosh pak më qartë natyrën e ndjenjave dhe veshtirësive të tua, çfarë fshihet pas ankthit dhe të gjithë shqetësimeve të tjera. Me pas do jetë më e lehte për t’u përballuar dhe ndoshta do kuptosh se ke me shumë forcë nga ç’ta merr mendja ty.
Të ftoj të trokasësh përseri ketu, dhe pse jo, në vende ose njerëz të tjerë që ke pranë, pasi jam e sigurtë që do të ta hepin derën. Dhe të përgëzoj që trokite, sepse do të thotë se je i guximshëm.
Të mirat
Klodjana