Këshilla/Blog

E 11.09.2019

Pershendetje,
Une qe po ju shkruaj jam nje vajze 21 vjecare dhe doja te kekroja nje keshill ose mendim tuajin
Tetorin e vitit 2019 pesova nje ndryshim shendetesor ne trupin tim , nuk isha e afte te dilja dhe thjesht nje xhiro pasi me mereshin mend me dukej sikur koka me merte me vete ndihesha e plogesht
Kam bere nje sere analizash gjaku dhe dilnin shum mire
Koka me dhimbte , marje mendesh kisha gjithashtu dhe ju drejtova te beja nje skaner koke dhe perseri doli ne rregull ndonese kam ndenjur nje periudh 4 mujore ashtu mora disa vitamina Bkompleks ende ne ate gjendje isha ..
Her pas here dukej sikur kjo gje me leshonte dhe ndihesha mire
Per nje periudh 3 mujore kete gje se kam ndier
Ndersa me eshte rrikthyer tani
Eci rruges dhe me meren mend sikur truri im te me jap ndonje sinjal fikje sikur do bie ne sheshe
Ndonjeher kur jam mes muhabeti me njerez nuk kam perqendrim tek fjalet
Nuk e di qe prej asaj dite qe ndryshoj ne shendetin tim me duket sikur kam humb veten dhe sdo kthehem me sic kam qen me perpara
Pasi kam qen tip teper aktiv ndose jam ende sepse deshira per te ber dicka te re nuk me ka ikur po shendeti im sikr me le per te deshtuar

Shum faleminderit.

  1. Anonymous says:

    Pershendetje. Afersisht njesoj si ju ndjehem edhe une ne kete periudh. Si ju bera cdo lloj analiza, kontrollo etj etj, por cdo gje doli ne rregull edhe me thane qe cdo gje ishte psikologjike. Stresi i brendshem qe jo perher e kupton, ndryshimi kohes tani edhe ndryshimi i rutines, ndoshta dhe nje renie e vogel imuniteti e shkakton tere kete. Me dhane Magnez edhe sikur me beri pak me mire sepse kisha krizr koke per 2 jave pa pushim. Jane gjera qe na ndodhin te gjitheve po mos hiq dore asnjeher mga ajo qe je. Perpiqu te mendosh gjera te lumtura dhe perher ki besim te vetja mos e lere veten ne balte. Je shume mire dhe cdo gje do behet me mire. Te pershendes.

    1. E says:

      Pershendetje faleminderit per fjalet e tua te ngrohta❤️

    2. frika ankthi says:

      Njejt jam edhe une qe nje vit e gjysme po mua perveq atyre qe i ke cek ti me shqeteson mpirja e dores se majte nganjeher edhe krahu si dhe marramnedja her pas here dhe koka trullushem dhe mbrapa kokes te qafa sikur kam dicka brenda ne koke sikur me mbledhet dicka mbrapa ne koke jam e diagnostifikuar me neuroza ankthioza dhe asgje ske me ka thene neuropsikiatri ama keto pckimet si therrje ne gjoks dhe shpine trullimi i kokes dhe mpirja e krahut nganjeher dores dhe koka mbrapa po me bajn merak

  2. Ana says:

    Prsh zemer edhe une jam nene e dy femijve te vegjel fiiiks si puna jote ndodhem edhe une ne kete situate nk diii se kush jam aa asgje sme dhemb kjo marramendje po MA mer shpirtiiin aasnje sme kupton asnje lloj ilaci skam pire jam shumire nga te Tera anet po se nga me vjen KY shqetsim as Vet se kuptoj. Sikur se komandoj une trupin Tim faare sikur eci ne kot sikur me shtyn njeri nga mbrapa. TI sa po bene me marrjemendsh.. Gjithe te mirat te uroj motra

    1. E says:

      Pershendetje faleminderit per fjalet
      Uroj qe dhe ju te jeni sa me mire
      Sa per marjem e mendeve po te them qe skam perdorur asnje ilac dhe thjesht kur me ndodh thjesht perpiqem te mbushem them dhe frym dhe thjesht them seshte asgje
      Te puth

  3. Anonymous says:

    Mos u shqetesoni nuk eshte asgje per tu shqetesuar,ndoshta stresin ka ndikuar.

  4. Anonym says:

    Edhe une njejte si ju e kam kete shqetesim me meren mend me vjen trullim ne koke mjegull syte me duket se po me humb vetedija nga trullosja me leshon trupi skam fuqi!me shpesh me ndodh kur ndegjoj ndonje se ka vdekur ose eshte i semur edhe me ligshtohet trupi me vjen si me qene ne enderr!!

  5. MSc. Klodjana Gjika says:

    Përshëndetje E,
    Ti po përmend Tetorin si fillimin e shqetësimit tënd, ka ndodhur dicka në atë periudhë? Të ftoj të mendosh çfarë mund të ketë ndodhur jo vetme së jashtmi por dhe së brendshmi, me mendimet, emocionet e tua. Për shembull, periudhat kur të ndodh marramendja dhe
    shqetësimet e kokës, a kanë ndonjë domethënie? Janë periudha që pritet diçka nga ti, apo ti kërkon diçka nga vetja?
    Mundet që të jesh duke përjetuar ndjenja ankth, ose presione emocionale të shumta, konflike idesh, ndjenjash etj. Por për të mos e komplikuar me duket sikur mendja jote në këte rast përdor një mënyrë mbrojtje ku marramendja apo mospërqendimi janë edhe një menyrë përballimi për situata të ndyshme. Sigurisht duket që është një gjendje tepër e pakëndshme madje dhe e dhimbshme psikologjikisht, aq sa të jep ndjesinë se ke humbur veten dhe nuk ka me kthim pas. Duket se po ndjehesh që po humb kontrollin, por kjo mundet të jetë me së shumti nga ç’po ndodh me ty emocionalisht. Pyes, se sa ti ne fakt, ndoshta, nuk e do një kthim pas? Mundet që të jesh duke kërkuar një vend tjetër në jetën tënde ku të kesh me shume forcë e kontroll për të bërë gjërat që dëshiron dhe të jesh aktive (siç dhe ke qene).
    Sigurisht për të të ndihmuar më shumë do ishte e nevojshme të flisje konkretisht për ngjarjet dhe përjetimet e tua, ndaj nese ke deshirë mund të shkruash përsëri.

    Të mirat!
    Klodjana

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV