Këshilla/Blog

Ida 13.09.2019

Pershendetje, ju lutem kam shume nevoj per ndihme.  Para nje viti me filloi gjendja e ankthit dhe shkaku ka qene nje lloj ilaci qe isha duke perdorur Pasi lexoja efektet negative ne internet mendoja se do me ndodhnin mua, flija si e ngrire nga frika mos pralizohem. Nje nate ne gjume me dha dridhje te forta ne te gjithe trupin, u zgjova e shokuar , dhe nga ajo dite kam pasur kriza paniku te shoqeruar me dhimbje te forta koke. Kaluan rreth nje vit dhe une nuk kam perdorur medikamente, gjendja ime ishte permirsuar por dhimbja e kokes ne forme pulpimesh nuk me kishte ikur.  Sado perpiqesha fort duke bere pushime jasht, duke pushuar, aktivitete, e zene me pune dhimbja  e kokes nuk ikte, nuk isha me e lumtur dhe nuk me gezonte asgje. I fejuari im per te me ndihmuar ta kaloja kete gjendje , me sygjeroi te benim nje femije, duke e ditur qe une i doja shume femijet, dhe do te ishim te lumtur perseri te tre. Por  qe aty ka filluar nje ferr tjeter akoma me i madh, gjate shtatzanize nuk eshte se me iken simptomat sic mendoja por mu shtuan edhe me shume, gjate gjithe kohes mendoja se mund ajo dridhje qe me kiahte ndodhur athere dhe qe me la kete dhimbje koke mos ka ndikuar ne sistemin nervor timin, mos kam pasur ndo nje epilepsi, dhe i bej keq femijes tim. Por e kalova shtatzanine me mbeshtetjen e  familjes dhe te fejuarit tim. Tani jam shume keq. Pasi gjate gjithe kohes me rri ne mendje se si e morra persiper te beja nje shtatzani kur nuk ndihesha mire,  lexoj lidhjen midis ankthit ne shtatzani dhe autizmit, jam e sigurt qe e ka bebi im. Te gjitha shenjat qe jane ne internet me duket sikur i ka bebi. Te gjithe mendojn se jam cmend, edhe familjaret e mi e kane humbur durimin me mua. Por jame shume e sigurt qe dicka nuk shkon me bebin. Qaj cdo dite,dhe se si ate krijese te pafajshme, ate qe kisha thurrurr endrra gjithe jeten, i bera keq vete. Jam e merzitur dhe i urrej te gjithe, madje edhe familjaret, qe se si nuk u kujdesen per mua te me thonin qe ne fillim une duhet te sherohesha vete pastaj te filloja nje shtatzani. Por ata me thone qe ti mes tiranes dhe 30 vjec, ti i dije me mire simptomat e tua, ti duhet te flisje me nje mjek.Por une e ndijeja veten te paafte per te folur, ndiehesha shume keq, unr doja ndihmen e dikujt qe te me udhezonte. Po vdes cdo dite … nuk po mundem me. E shof engjellin ne gjume dhe qaj, si mund tia bej une kete..

  1. Donika says:

    Pershendetje e dashur, a je ende shtatzane a po qysh ? me fal sepse nuk e kuptova shume rrefimin tend?

  2. Lumja says:

    E dashur un jom me ankth qe 19 vite kam lindur edhe tre femij me gjith ato strese siklet ma shkurt pa gjum ankth e gjithqka kom.perjetuar mos u bon merak un i kam femijet shendosh e mir mos e streso veten dhe mos lexo bash gjithqka we lexon seshte e vertet Zoti i din me mir te pershendes shtatzani te mir e gjitha te mirat per ty nese don me kintaktu direkt me mua skam.kurfar oroblemi ktu jam e nderuar

  3. Ina says:

    Përshëndetje! Edhe vuaj nga ankthi që 9 muaj, simptoma nga më të ndryshmet, vetem Zoti na mbron ????! Tani për momentin kam këputje trupi , here nxehte here ftohte, më fillon një frikë në bark , pastaj në gjithë trupin , krahët më bëjnë miza te ftohta, një frikë aq e madhe , a thua po më bjen te fikët e po vdes. janë mendimet negative që më shkaterrojnë fare! A mund te ndodhet që shpesh gjerat, apo ndodhi apo veprime te duken sikur perseriten, e tëhere te te kapë paniku akoma më shumë? ju lutem a mund t’i japë ankthi këto? gjatë gjithë kohës një frikë se diçka e keqe do të ndodhe?

  4. ferizaj says:

    shum e vertet qe keto simptoma jon nga ankthi edhe une jom ne ket gjendje e dashur

  5. MSc. Sokol Kosta says:

    Pershendetje,
    Te falenderoj qe na ke shkruar per te ndare shqetesimin tend. E lexova me kujdes pershkrimin qe beni dhe nga sa me siper me krijohet pershtypja se keni nje kohe te gjate qe perjetoni nje konflikt me veten. Nuk e di cfare ka ndodhur ne jeten tuaj ne kohen kur ju filloi ky shqetesim(para 1 viti sic thoni) dhe ketu nuk e kam fjalen per ilacin qe perdornit ne ate kohe. Me krijohet pershtypja gjithasthu se ky perkeqesim qe ka ardhur me lindjen e femijes lidhet serish me kete lloj konflikti. Nuk mund te them se cfare eshte realisht ky konflikt qe perjetoni, por lidhur me te mund te ndihmosh duke vazhduar te me shkruash dhe ta hulumtojme se bashku. Duket sikur ne fund te pershkrimit komunikon ose deshiron te thuash ne nje fare menyre se nuk mund te jesh pergjegjese per cfare por ndodh me ty dhe une e besoj kete ndjenje tenden si te sinqerte. Por fakti qe ke nevoje ta komunikosh kete ndjenje nenkupton gjithashtu se ti perjeton nje ndjenje faji gjithashtu. Sigurisht qe shenjat e tjera jane shenja ankthi te cilat normalisht e shoqerojne ate qe ju e perjetoni si dicka te pakuptueshme dhe gati te pazgjidhshme. Por dua te te ftoj te vazhdojme komunikimin pikërisht per te kuptuar se simbolikisht mund te jete nje dhimbje koke ose dridhje apo nje engjell ne gjume por nga ana tjetër dhe me e thjeshtuar mund te jete nje konflikt (psh doni te beni jo ate qe beni ose te kunderten e asaj qe beni).
    Ne dispozicionin tuaj.
    Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV