Anila 14.04.2023
Pershendetje shpresoj te jeni mire.
Kam nje hall qe nuk kuptoj a eshte ankth apo kam semundje , kam bere analiza me thone qe je mire ske asgje, kam shkuar te specialis per fytin me thot qe shtrengimi dhe nyja apo lemshi nfyt vjen nga stresi. Une nuk punoj jam martuar veren e kaluar dhe po behem shume nervoz dhe po merzitem sepse kam qene e ndjeshme qe e vogel.Une jetoj me familjen e burrit dhe behen disa fjale apo gjeste qe mua nuk me pelqejn fare,pastaj merzitem dhe me behet si lemsh ne fyt pstaj me vjen per te vjelle nuk e di se cfare analiza te bej tjera per kete problem por edi qe nuk eshte nga ndonje semundje sepse kur jam e lumtur jam shume mire e kur jam e merzitur un ndihem keshtu. Kam provuar ta largoj por nuk mundem kthehet prap ndoshta duhet ta pranoj qe une jam kjo dhe jeta ime gjithmone do jete keshtu.Ilace antidepresan nuk perdori vetem ndonje vitamin si magnesium dhe omega3 .kur vajta nfarmaci me tha qe mund te jete refluksi i stomakut dhe me dha ilace bio ,po un nuk kam dhimbje ose fryerje barku dmth nuk e kuptoj se cfar kam dhe cfar te bej.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Asht stres nuk je e vetmja. U ben vite me ket ndjesi. ska gje ma te keqe
Përshëndetje Anila,
Uroj që kjo përgjigje të të gjejë mirë. Duket që kjo gjendje të ka shqetësuar dhe të frikëson fakti që mund të diagnostikohesh me një sëmundje. Në letrën tënde tregon se ke bërë analizat dhe kanë rezultuar se nuk ka problem fizik. Gjithashtu ti tregon se kur ndihesh e lumtur je shumë mirë por kur je e mërzitur fillon dhe ndjen simptomat fizike. Ver re se si emocionet ndikojnë në përjetimin e simptomave fizike. Ky tregues është i rëndësishëm për të kuptuar se simptomat e tua fizike kanë burim psikologjik. Këto simptoma quhen somatizime dhe të sugjerojë të lexosh më shumë në lidhje me to në burime të sigurta dhe te shiqosh videon ne linkin me poshte te pregaditur nga ekspertja e faqes:
https://www.youtube.com/watch?v=acySYdLw9Fk&t=8s
Shihi këto simptoma si një alarm, dhe po të tregojnë që është momenti se ti duhet t’i kushtosh më shumë rëndësi gjendjes tënde psiko-emocionale. Mos u përpiq të largosh simptomat e tua por kupto burimin e tyre. Në çfarë momentesh ndodhin ato? Cilat janë mendimet e tua? Po, emocionet e tua? Identifiko situatat, mendimet dhe vër re se si këto ndikojnë në përjetimin e emocioneve dhe simptomave fizike. Në momentin që kupton burimin e simptomave të tua dhe punon me to, simptomat fillojnë dhe ulen në shpeshtësi dhe intesitet. Sigurisht mund të jetë e vështirë ta bësh vetë dhe unë të sugjeroj një konsultë me profesionist të shëndetit mendor, psikiatër dhe/ apo psikolog klinik.
Uroj të të kem ndihmuar me përgjigjen time.
Gjithë të mirat!
Bylyre Serjanaj, Psikologe klinike
KJo ndjesi e lemshit mund te jete e lidhur me refluksin, nje crregullim si pasoje e te cilit aciditeti i stomakut kalon ne ezofag duke shkaktuar ndonjehere edhe urth ose djegie. Te rekomandoj t eperdoresh caj dafine cdo mengjes esell, pasi e kam perdorur dhe kam patur permiresim shume te shpejte pa qene nevoja per ilace. Gjithashtu kujdesu qe te hash ngadale, sasi te vogla ushqimi dhe te shmangesh ushqime me aciditet te larte. Perpiqu te besh ecje ne natyre te ndihmon shume edhe per gjendjet e ankthit te cilat jane te lidhura ngushtesisht me simptoma si dhimbje apo lemsh ne stomak dhe ezofag apo edhe irritim te sistemit gastrointestinal! Hormoni i lumturise SEROTONINA sintetizohet si ne sistemin nervor qendror, ashtu edhe ne traktin gastrointestional