06.01.2018
Pershendetje si jeni ? jam nje vajze 18 viece dhe kam gati 9 muaj ne nje gjendje jo t mir. Nje nat isha n gjum dhe ngriem n mesnat si n siklet kisha vap kisha rrafje zemre kisha marje fryme dhe u preva komplet nk mundja t hecja skisha fuqi dhe po dridhesha kujtova se ishte vec pak tension se mos isha ngritur njeheresh por me sa duket jo.. Keto 9 muaj qe kam kalu dhe po kaloj m duken si ferr i vertet.. jam mbyllur n shpi nuk dal kam frik te dal kam siklet te rri me njeres kam siklet te ulem n kafe nuk fle naten kam gjat gjith kohes aritmi dhe jam e plogesht dhe kam gojen e that kam shkuar kam ber analiza gjaku urine mushkerish teroide eko sromaku zemre dhe cdogja mdel shum mir vec eko zemres qe mdel me shum rraje nga frika mbas.. menoj gjith kohen po tme bie infrakt po te vdes po mos kthrhem me ne normalitet.. sinqerisht nuk di ca tbej ma tkthehem ajo vahz e plot jet e aktivitet fizik qe kisha.. Nuk duroj dot tme vijn njerz nshpi sa i takoj mrref zemra shum dridhem behem me vap mvje me vjell naten fle me sikler coem pergjumesh e trrembur.. Mka dhab nji neurologe alprazolam po kam pas frik ta pi nfakt se sdu t bahem e varur.. do ju lutesha tme shpjegoni ca esh kji gjendje kaq e keqe kaq e shpifme dhe a vdes a tbi infrakt na kjo ? Dhe tlutem si esh rruga drejt shirimit a ka shirim
A mund t jem un po ajo qe kam qen ? Vec qaj nuk kam humor t shpis sme kuptojn detyroem trri vetem tqaj tcliroem nk mkupto as nji nshoqeri nuk di ca tbej ju lutem pres pergjigjen dhe keshillimin e jujj
Faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje ! Pak a shume edhe une vuaj nga i njejti problem por pa merak nga ankthi as ka vdekur dhe as eshte cmemdur askush . Ankthi nuk eshte semundje por keqpershtatje ne mesohemi dhe e fusim veten ne nje rreth vicioz dhe mendojme vetem gjera te keqija . Pa merak nuk do te bier kurre infarkt asgje nga ato qe mendon nuk do te ndodhi . Duhet te mesosh te jetosh me te sepse nuk luftohet me ankthin . Mundohu mos ta mbash mendjem tek gjerat e keqija dil me shoke e shoqe argetohu lexo libra dhe mundohu te qetesohesh . Sa here te te kap ankthi thuaj vetes qe sa here je ndjere keshtu dhe ne fund ste ka gjet asgje . Ankthi eshte torturues por asnjehere ste lendon . Do kaloi nje dite e do jesh me mire se cke qene pasi ankthi te forcon . Te keshilloj kurajo dhe durim e gjithcka do shkoj mire .
Pershendetjee … Ne fillim desha te te them se mos kii frik per vdekjee mos ee mbaj mendjen tek vdekja se esht ee kot edhe po ta mbajsh mendjen aty sdo ndosh ajo derii kur t vij dita por problemi tek ti qendron se e ke futur veten ne nje dhome te erret e te mbyllur krejtesish je ne nje bote tjeter le te themi un personalisht jam perballur mee shum ankthe ose hallucinations njeten temee por per te kaluar diqka te till duhet te qendrosh ne vetee shum ee fort personalisht me disa shok kemi nejtur edhe ne shtepia paranormal ee kemi bor shum senee paranormale qe sun ii bojn shumica e njerzve aman qeshtja esht se ti je futur ne nje bot krejtesisht tjeter mundoju te mposhtesh friken mos merr qesii drogash qe te kan rekomanduar se personalisht konsumoj edhee qesii senesh aman ii perdori per chill jo per me mposht friken nese te kan dhen qesii drogash xanax ose pavarsisht emnin mos ii perdor nese smundesh vete te mposhtish friken ateher kontakto ndonje psikologe por mos sa nuk kaa shkuar shum koh mundoju te dalish nga ajo dhoma e mbyllur e e erret nese jo vet kerko ndifmen ee ndonje psikologje …. keto senii ti thom personalisht nga prevoja ee imee qe kam pasur te shumtaa nee keto drejtimee ….
Pershendetje! Uroj qe pergjigjia ime te te gjeje me te qete! Mesa kuptoj ate nate para 9 muajsh, ti ke patur nje krize te forte ankthi, i cili ka vazhduar edhe ne ditet e muajt ne vazhdim. Te gjitha shqetesimet qe ti permend jane sipmtomat tipike te çrregullimit te ankthit, i cili mund te kulmoje here pas here me kriza me te forta qe te bejne te mendosh se do te pushoje zemra e mund te vdesesh. Fakti qe ti ke bere ekzaminimet e mundshme, dhe te gjitha kane dale mire do te thote qe gjendja qe ti po kalon prej 9 muajsh nuk vjen per shkaqe organike, por per arsye psikologjike. Ne te tilla raste, kur ankthi zgjat dhe nuk ndien permiresime, nuk do ishte keq edhe marrja e ndonje medikamenti, sic eshte ai qe te ka keshilluar mjekja, sidomos ne momentet me te veshtira. Ankthi eshte nje çrregullim qe t’i shterron energjite. Fakti qe te le nete pa gjume mjafton qe ditet te jene te lodhshme, jo me kur ke simptoma te tjera edhe gjate dites si ato qe ti tregon. Per kete arsye une mendoj qe nuk e ndihmon aspak veten nese e le per nje kohe kaq te gjate pa ndihme mjekesore/profesionale. Ndoshta neurologu nuk eshte personi i duhur ne krahasim me psikiatrin dhe psikologun, edhe pse medikamenti qe te ka pershkruar neurologja eshte nje medikament tipik per qetesimin e ankthit, qe ndoshta do te ta jepte edhe nje psikiater. Eshte e vertete qe medikamente te tilla mund te krijojne varesi, por kur perdoren per nje kohe shume te gjate dhe jo sipas rekomandimeve te mjekut. Nga ana tjeter nuk mendoj qe eshte gje e mire ta lesh veten pa trajtimin e duhur. Nese nuk do te marresh medikamente, mund te takohesh me nje psikolog per ta trajtuar me ane te terapise se te folurit problemin tend, por patjeter duhet te besh diçka per tu kujdesur per veten. Edhe nese vendos te perdoresh medikamente, trajtimi psikologjik mbetet gjithashtu shume i rendesishem. Jam e bindur qe ankthi ka shkaqet e veta, te lidhura me jeten tende, familjen, problemet, shqetesimet, deshirat dhe pamundesite. Ai nuk vjen nga asgjeja, edhe pse mund te duket ashtu, krijohet pak nga pak e dite pas dite qe kur jemi femije derisa shperthen ne nje moment te caktuar.
Une mendoj qe nuk ka asgje per t’u alarmuar, pasi jam e sigurt qe nuk je e vetmja ne shoqerine tende qe perjeton ankth, por as per ta lene pa u trajtuar. E kuptoj qe kur je duke perjetuar rrahjet e forta ose te shpejta te zemres e nuk merr dot fryme, mendon se dicka nuk shkon me zemren, por ne fakt diçka nuk shkon me ty, mendimet, deshirat, psikiken tende, jo me organin e zemres. Prandaj ne vend te frikesohesh nga infarkti, eshte e nevojshme te perpiqesh te kuptosh e njohesh me shume veten, çfare mund te jete bere shkak per nje gjendje te tille keto 9 muaj, çfare mund ta kete beret e shpertheje ankthin.
Amund te me thoni nje emer doktori per anthin ju lutem
Pershendetje jom ni djal 34 vjeq 2012 prejetova nje shtres fillimisht siptomat e para i pata bllokimin e krive dhe ni ligshtim si mo duk se nuk asht trupi im pastaj shtrengim gjoksi mendova se kom ndonje smundje nuk kam lan kontroll pa bo krejt me rezultuan mir shum pastaj vazhdova per ni vit qashtu pas ni viti e vizitova nje nerolog me tha qe ki ankth me qiti lorizapam perdora per kater muj e kalova kesh mir shum pastaj pas dy viteve u fejova shkoj per mrekulli nje muj para dasmes me kapi prap shqetsim si do te bohet si do te dal para dasmorve dot bllokona po e kalova tana mas dasmes kom pas sintoma 3 muj e kom kalu kom qen shum mir ika ne evrop dy muj atje u merzita shum tasht jom ne gjendje katastrof pi janarit kom pas atak te ankthit kjo me ndodhi si shkak e pash nja te smur mendova se edhe une do te behm si ai mu dok se mu shkput trupi nga vetvetja kom hi ne makin nuk e di si kom ardh te shpia edhe ni her kom pas atak paniku tashti jom shum shum keq kom trollim kom mpimje te mendjes shterngime spo muj me dal me nejt me kerkon ne mendime tu shqetsu per familjen per te ardhmen mos do e hup kontrollin mos du mu qmend kur du me shku dikun shqetsohem shum me ka hup oreksi bukes pi janarit i kom hup 10 klg nuk po me hahet edhe nese ha me zor me bjen ne krye e kom vizitu ni psikiater me ka qit antidepersiv edhe lorizapam am po nuk asht ka kalon gjumin e boj perfekt po kur te vjen mengjesi e urrej se si do ta kaloj diten me kit tmerr a ka ndo kush qe ka i vun kto sintom e me tregon se shka asht kjo saksisht flm
Edhe un si ju jam duke kaluar kriza ankthi gjat dites edhe nates , do te doja shum qe tme ndihmoni se si ta luftoj ankthin nese keni ndonje keshille sepse jam duke perjetuar kete jav nje ndryshim humori qe me te vertet nuk ndihem mire
Un vuaj Qe 8 muaj me akth stres dhe depresion si mundem te dal nga kjo kris flm shum
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem
Kontakto naj psikolog
Pershendetje jam nje goc 25 vjec
Kam muaj qe vuaj dhe nuk e di ca gjendje eshte kjo me thon stres po nuk e kuptoj
Ne fillim kisha fryrje barku dhe her stomaku fillova te me binte si nje gjendje te fiki me ftoheshin duart vija ne banjo cdo 5 minuta me humbi oreksi vetem qaja kisha nje gjendje sikur do vdisja
Kurse tani kam rrahje te shpejta gjate gjith dites dhe shum her kam shkuar ne spital me tension dhe rrahje 125
A mund te me thoj dikush cfare mund te jete kjo gjendje ? Mendja me rri mos kam dicka te keqe