Arja 02.12.2021
Përshëndetje, jam një 18 vjeçare që për një koh të gjat vuaj nga stresi dhe ankthi… Jetoj ne Itali që 2 vite e gjysmë dhe deri sa kam ardhur këtu kam pasur shum shum probleme të ndryshe duke filluar që nga probleme dokumentacioni deri në probleme familjare që kan ndikuar shum tek un, prindërit i kam të divorcuar që 5,6 vite dhe jam rritur me babin dhe gjyshërit si një fëmijë u vetëm, gjithmon e ndjenja mungesën e mamit dhe motrave dhe kurr nuk e shprehja por edhe mardhenia me to nuk ishte aq e mire, kur erdha në Itali siç thash kam hasur shum probleme që për shkak privatësie nuk kam dëshir ti prek këtu sepse lexohen nga qindra njerëz, para disa muajsh kalova një faz shum të keqe në jetën time kur vuaja shum nga ankthi dhe qaja ter ditën, shum njerëz filluan tme braktisin dhe un brengosesha shum nga kjo gjë dhe gjithmon ja vendosja fajin vetes sa her që dikush vendoste të largohej nga un… Pas asaj periudhe super të keqe rreth 7 muaj fillova të kisha më shum ankth e stres dhe nuk haja sa duhej, në fakt deri kur kam ardhur në Itali mu pre oreksi dhe nuk haja dot, rash nënpesh nga 52 kg shkova 44kg, dhe kjo gjë më stresonte akoma më shum, para disa muajsh pata një çrregullim të ciklit dhe shkova për vizit dhe me than qe nuk kisha asgjë tjetër përveç se psikologjike nga ankthi dhe stresi, mora vitamina vetëm për shtimin e oreksit ama un jam ter ditën mbyllur sepse nuk shkoj as në shkollë as në pun dhe pse shkollën që pata nisur para disa kohësh doja shum ta vazhdoja…. I vetmi problem që kam esht se i mbi mendoj shum gjërat që s’duhet ti mbi mendoj, tensionohem shum shpejt kur ndodh një situat e pakëndshme, kam shum pak vetëbesim, nuk mund ti përballoj dot debatet e forta, shpesh her kam mendime shum negative në kok që nuk më pushojn dhe nga e lumtur që mund të jem një moment kaloj direkt në gjendje ankthi, kam ethe, shtrëngim në zemër, dëshir per te qar, nevoj për tpas dikë afër që tme mbështes edhe pse kurr skam pas dikë që tme mbështes nga afër… Para disa muajsh kam shkruar në sitin tuaj dhe për rreth 1 muaj kam folur me një psikolog por ndjeja që nuk po me ndihmonte aspak në gjendje në të cilën un isha, sa her që doja të konsultohesha bënte vetëm pyetje gjat gjith kohës dhe asnjher nuk më tha një këshill çfar duhet të bëja që ta luftoja kte ankth dhe stres të tepërt, do kisha shum dëshir që te flisja me një psikologe për ti treguar për problemet dhe me tej sepse kjo që thash nuk esht asgj mbrapa ndodhive që kan ndodhur, dhe do doja këshillën e një profesionisti që tme tregonte dhe ndihmonte çfarë duhet të bëj në këtë situatë… Shpresoj të mar përgjigje sa më të shpejtë, faleminderit!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Arja, faleminderit që iu drejtove sërish faqes sonë! Mesa kuptoj gjendja jote është e rënduar, më vjen keq për këtë. Duhet të jetë e vështirë në moshën tënde të kesh patur aq shumë eksperienca negative. Si fillim, këshilla ime e parë do të ishte që të bëje disa seanca psikoterapie atje ku je. Nqs nuk mundesh, mund t’i drejtohesh sërish faqes së nukjevetëm. Për të të sqaruar, në fakt, seancat psikoterapeutike nuk funksionojnë me këshilla, domethënë psikoterapisti nuk jep këshilla. Qëllimi i tyre është që gradualisht vetë personi të ndërgjegjësohet dhe të fuqizohet për t’u përballur ndryshe me jetën e vetë, për të pasur marrëdhënie më të shëndetshme me veten dhe si rrjedhojë dhe me të tjerët.
Siç duket ke pasur ankth, trishtim dhe kjo ka sjellë dhe probleme me ushqyerjen. Sugjerimet e mia do të ishin që sa herë që të vjen gjendja e ankthit, të përpiqesh të bësh disa teknika të frymëmarrjes (mund të shohësh këtu ose në youtube https://drchatterjee.com/5-breathing-techniques-help-reduce-stress/) ose të marrësh një objekt dhe ta përshkruash në detaje deri sa të kalojë ankthi, domethënë të gjesh diçka të shpërqendrohesh.
Përsa i përket trishtimit, mbylljes dhe dëshirës për të qarë do të të sugjeroja që të përpiqeshe të merreshe me aktivitete fizike, me hobi që ke pasur më përpara, me gjëra që mund të të shijojnë që t’i bësh. Përpiqu që të diskutosh me të tjerët, me ata që mund të besosh dhe t’i shprehësh problemin tënd.
Gjithë të mirat,
Veronika
Pershendetje para 3-4 muajsh nje nate piva nje cig me hashash pastaj mbas 30 min pata nje marrjemendsh te forta me kapi me paranoja deri para 1 muaji me kapte si ankth ose atak panik me merreshin mend me rritej tensioni me dukej sikur nk isha aty ne vendgjarje por mora ilace dhe me kaloi tani kur jam jasht ne shkoll ose kafe me duket ndonjeher sikur nuk jam aty pra nk fokusohem 100% me ndihmon dot si ta kaloj?