Këshilla/Blog

Anonim 18.12.2023

Pershendetje
Jam nje adoleshent, para disa javesh kisha nje problem qe mendoja se kisha dhimbje ne testikuj, nga brengosja lexova shume ne internet dhe u frigova shum nga ato qe pash. Me pas bera nje kontroll te Urologu, analizat dhe Echo me dolen te gjitha mir. Doktori me tha se jam shendosh e mir dhe se nuk kam dhimbje ne testikuj por ne muskuj. Me dha terapin dhe pas disa dite dhimbja kaloi, por ajo gjendje dhe gjith ai lexim me futi ne ankth. Tani kam ankth thuajse nga qdo dhimbje e vogel e trupit, jam aq ne akth sa qdo her mendoj se kam nje semundje te rend. Une mundohem te qetsohem gje qe e arrij. Jam shume i lumtur dhe harroj gjdo gje kur takohem me shoqeri, e ndjej se pak nga pak jam afer largimit nga ankthi por se me duket sikur po me rikthehet. Me falni per historin e gjate thjesht dua te di se ku te orientohem ose qfar te bej. Ju FLM

  1. Anonim says:

    Uroj te jesh mir

  2. Aida Yzeiri says:

    Përshëndetje! Të falenderoj që na ke shkruar tek faqja e Nuk Je Vetëm.

    Nuk është e rralle në kohën ku jetojmë (ku lehtësisht dhe me tepricë gjendet informacion i shumëllojshëm për shumë çështje dhe po ashtu mbi shëndetin) që t’i drejtohemi internetit për të kuptuar më shumë rreth problemeve shëndetësore. Ana negative e kësaj, është moria shumë e madhe e informacionit të përgjithshëm të cilin nuk dimë se si ta filtrojmë, pikërisht sepse nuk e kemi formimim e duhur profesional siç e kanë mjekët.
    Nga ky informacion i tepruar krijohet edhe ndjesia e frikës dhe ankthit ndaj sëmundjeve apo simptomave të ndryshme. Ky është një reagim jo pak i zakontë, madje ndërmjet edhe vetë studentëve të mjekësisë, të cilët pikërisht sepse lexojnë dhe fillojnë të njohin më tepër mbi sëmundjet, nisin të mendojnë në mënyrë të pa vërtetuar, se mund të kenë këto shqetësime apo sëmundje si edhe të kenë ankth mbi këtë. E njëjta gjë mund t’i ndodh kujtdo.
    Do të këshilloja që sa herë të fillojnë këto mendime, se mund të kësh një sëmundje të rëndë, t’i rikujtosh vetes atë që të tha doktori dhe siç rezulton nga analizat, që je shumë mirë me shëndet. Përveç kësaj do ndihmonte që të gjeje sa më tepër aktivitete apo gjëra që të pëlqejnë që t’i bësh, të cilat po ashtu si shoqëria do të ndihmonin të ndiheshe më mirë dhe njëkohësisht në uljen e ankthit.
    Mundet edhe të vësh re se gjatë cilës pjese të ditës apo kur të ndodh që të vijnë më tepër këto mendime shqetësuese? Kjo vjen në ndihmë, që të kuptosh së me çfarë situatash lidhen më tepër këto mendime dhe t’i paraprish duke rikujtuar faktet se je mirë me shëndet dhe duke praktikuar një rutinë domethënëse e pozitive për ty.
    Gjithashtu, megjithëse mund të jetë tunduese, është mirë të qëndrosh larg të kërkuarit të informacioneve mbi sëmundjet në internet.
    Duke ndjekur një regjim kujdesi për veten, mendoj se je në rrugën e duhur siç edhe ti e ndjen, që ankthi të largohet.

    Të uroj më të mirat!
    Aida

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.