03.08.2018
Pershendetje
Jam 19 vjeqar dhe kam probleme me ankthin dhe depresionin. Ket ndjenj e kam qe 2 ose 3 vite. Lodhje e vazhdueshme, skam vullnet per pun, humor i keq, probleme me gjumin e tepert, mendime te keqija per te ardhmen, nuk kam besim ne vetvete, probleme me mesime, nuk me dilet me shoqeri dhe kam deshir vetem te jem i mbyllur.
Por ket ndjenj ende nuk ja kam shpreh askujt, eshte hera e pare qe shprehem ketu, andaj nje keshille apo ndihme e juaja shpresoj se do me ndihmonte shume.
Faleminderit…
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Në rradhe të parë ju përgëzoj që morët guximin dhe për herë të parë vendosët ta ndani me ne shqetësimin tuaj.
Depresioni është një gjendje psikike, që shfaqet me ndryshime negative dhe me një ndjenjë të frikës, shqetësimit të brendshëm, si dhe pengesave në të menduarit. Këto ndryshime manifestohen në zvogëlimin e interesimit të individit për dukuritë, në humbjen e iniciativës për të vepruar, në dëshpërim dhe në qëndrim pesimist ndaj të ardhmes.
Trajtimi i depresionit mund të jetë me medikamente anti-depresive, shoqëruar edhe me terapi psikologjike. Terapia psikologjike është një nga mënyrat më efikase për t’u trajtuar depresioni. Duke qënë se informacioni që na keni dhënë për jetën tuaj është shumë i kufizuar e kam të vështirë t’iu them diçka specifike mbi problematikën tuaj.
Por, unë do t’ju sugjeroja të kontaktoni një psikoterapist dhe sëbashku me të (nëpërmjet seancave të këshillimit) do të gjeni një rrugë për të dalë nga kjo gjëndje e cila po të mundon prej dy vitesh tashme.
Ju uroj ditë të mbarë!