Alfred 18.01.2021
Pershendetje , jam nje djale 23 vjec dhe kam rreth 15 muaj qe vuaj nga crregullimi i ankthit ,depresionit.Me sakte gjate gjith dites kam vetem mendime negative .Shoh veten ne pasqyre me duket sikur nuk e njoh, shoh njerezit e familjes me duket sikur nuk i njoh. Gjithashtu me duket sikur nuk jam une , nuk jan gjymtyret e mija dhe mendime si keto . Me duket e cutitshme si shikoj , si mendoj , si leviz cdo gjo rreth meje.Po vazhdoj terapine gjate gjith kesaj kohe , kam perdorur lloj lloj antidepresanti dhe skam asnje efekt si ne fillim . Ju lutem ne qoftese dikush e ka kaluar kete situate te me ndihmoje pasi esht shum e dhimshme te jetosh me keto mendime .Faleminderit .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje… Jam identik si ti.. Un jam 26 vjeçe kam 15 muaj dhe unë kështu… Por nuk kam përdorur antidepressant… Vetem një lloj qwtesusi një muaj e gjysmë pastaj e hoqa… Por jam gjithmon si një njeri tjetër…. Ndihem si è mpirë dhe sikur jetoj ne enderr…. Kam dhe shum frikë nga vdekja…. ????
Pershendetje Alfred.
Jam thjesht nje ndjekes i faqes dhe dua te te jap mendimin tim.
Neqoftese ke mundesite fizike dhe ekonomike do te rekomandoja te largoheshe per pak kohe ng cdo gje, por jo vetem. Gjej nje mik qe ti mendon se te kupton me mire se te tjeret dhe largohu ne nje vend te huaj. Ji i lire te besh cdo gje. Eksperimento me veten dhe me te tjeret per te njohur me mire veten tende. Te gjitheve na ndodh qe ndihemi te huaj. Ndonjehere une bej veprime pas te cilave nuk e njoh me veten. Ndonjehere dhe une shihem gjate ne pasqyre dhe shoh sa kam ndryshuar dhe me duket vetja i huaj.
Te rekomandoj shume te merresh me nje pasion tendin gjithashtu.
Gjithe te mirat!
Persh, te njejten gje po kaloj dhe un dhe kam me shum se 1 vit , do ishte mir nqs mund te kishim nje grup diku dhe te mund te bisedonim , ndoshta mund te na ndihmonte ?
Pershendetje Alfred,
Faleminderit qe ndave shqetesimin tend ketu! Mund te marr me mend veshtiresine qe po perjeton keto kohe. Pyes veten cfare ka nxitur kete gjendje? Cfare ka ndodhur ne jeten tende 15 muaj me pare? Se pari, do te sugjeroja te kerkoje ndihme tek nje profesionist i shendetit mendor. Eshte e rendesishme qe krahas vleresimit dhe kures se dhene nga mjeku psikiater, te konsiderosh paralelisht edhe psikoterapine per te kuptuar me mire cfare po ndodh brenda teje. Mund te zgjedhesh te keshillohesh online ne chatin e kesaj platforme ose privatisht.
Nese ke pyetje apo paqartesi mund te shkruash serisht,
Gabriela