Këshilla/Blog

20.05.2019

Pershendetje..une qe 6muje vuaj prej ankthit keshtu me thojn mjket pasi kam ber gjith analizat gjithqka ka dal mir..i kam kalu shum e shum simptoma(dhembje koke shpejtim te pulsit frymzanje diarre vjellje plogshti lodhje…etj)diten e naten qdoher frike nga vdekja ska pas naj fjal tjeter prej meje veq vdeka vdeka naper emergjenca nate e dit..tash tre muje jam adaptu me ket gjendje..naten shoh andrra te kqija veq vdekje smundje fatkeqesi tash me doket se spo marr frym hiq me zinet fryma 10-20minuta sjam e qete menjeher me shkon menja se vdeka merzitna kaj pse me vdek e re..edhe tash se po shkruj po me doket shkrimi i fundit..gjendje shum e keqe..familja rrethi me thojn ka pas keso raste nuk je e vetme nuk eshte diqka serioze..veq deshta me dit a eshte edhe dikush si une a ka sherim a i ka kalu kete gjendje a sherohem najher?gjdo te mir

  1. Anonymous says:

    Zonje e nderruar edhe une jam nene e 2 femijve mbas lindjes se dyte stresohesha shuuume gjithe diten normal vajza 4 vjece djali sapo lindi Isha e vetme pa ndihme nga stresi qe kam perjetuar kam kaluar ne ankth tash me Jane largaur ato simptomat porvec k marrjemendsh asgje tjt me duket sikur do pengohet sikur rrezohem eshte shuuume e veshtire te kuptoj me mire se as kush tjt por do kaloj thjesht Mos mbaj mendjen atje

  2. MSc. Lediona Braho says:

    Përshëndetje e dashur!
    Faleminderit që na ke shkruajtur për të ndarë shqetësimin tënd, faleminderit për besimin që na jep dhe për përpjekjet që po bën për ta ndihmuar më tej veten.
    Unë besoj që ti je përpjekur ta ndihmosh veten në mënyrën tënde dhe që mund t’ia kesh dalë në ditë të caktuara ose në periudha të caktuara. A ka pasur ditë ose periudha kur je ndjerë më mirë? Si je ti kur je mirë? Cfarë të pëlqen të bësh dhe si e organizon ditën ose kohën tënde? Po ashtu, kam nevojë të di sesi ka qenë jeta jote para 6 muajsh. Si lidhen këto shqetësime me shtatzaninë, pasi në letër nuk del qartë? Më fol pak më tepër për jetën tënde, për familjarët e tu, për ngjarjet e vështira që mund të të kenë ndodhur në jetë 6 muajt e fundit, por edhe para kësaj periudhe.
    Në praktikën time, shoh njerëz (gra dhe burra) me shqetësime si të tuat, të ardhura për arsye të ndryshme. Patjetër që mund të trajtohen. Si mendon ti, çfarë i ka sjellë këto simptoma tek ty? A ke një shpjegim tëndin për shqetësimet që po përjeton?

    Më vjen mirë që analizat kanë rezultuar negative dhe që nuk ke probleme shëndetësore. Mirëpo, problemet psikologjike duhen adresuar dhe trajtuar. Unë sugjeroj që ti të flasësh me një mjek psikiatër dhe/ose psikolog për të shtjelluar më tej dhe në mënyrë më të detajuar shqetësimet e tua, në mënyrë që, së bashku me specialistin, të gjesh një zgjidhje sa më të mirë dhe efikase, e cila do të të ndihmojë të përballosh më mirë ankthin dhe shqetësimet e tjera, si dhe të kthehesh në ekuilibër. Çdo gjendje psikologjike mund të trajtohet, nëse ekziston vullneti dhe puna e përbashkët mes teje dhe mjekut apo psikologut.

    Je e mirëpritur të na shkruash sërish për çdo gjë dhe ne do të të orientojmë sa më mirë të mundemi.

    Përzemërisht,

    Lediona

  3. Anonymous says:

    Faleminderit shume Msc.Lediona dhe ju zonje anonime.jeta ime ne pergjithsi ka qene e ngarkuar, asnjher nuk i cam kushturar rendesi vetes sime gjithmon kam jetuar ti bej tjeret krenar me veprat e mija.para 6muje e pata nje aksident te vogel aty filloj kjo frika mendimet e kqija gjithqka..tash po marr ndihme prej neuropsikiatrit nuk e di keto dite edhe ma shum kjo ndjenja e frymezanjes ndjenja e vdekjes..po merzitem shume..ndoshta rregullohet nuk e di..me fal per shkrimin..gjdo te mir

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV