Këshilla/Blog

01.10.2018

Pershendetje stafit. Nese ka mundesi deshta pergjigjen e nje eksperti te ankthit apo depresionit(psikolog-ut/es). Jam nje djal 24 vjeq, dhe qe 5 muaj po vuaj nga ankthi. Kete qrregullim e kam ne nje nivel shum te larte sa po me pengon te zhvilloj jeten si me pare. Se pari isha duke ecur me shoke kur papritmas pesova atak panikun e pare ( ather nuk e dija se çishte) i cili me erdhi nga asgjeja, aty mendova se do vdes per shkak te simptomave ankthioze si: dridhje e trupit, ndjesi e te fiktit ndjesi e humbjes se kontrollit, marramendje tension muskular, mundim ne lukth etj. Pas asaj gjendje 10 sekondshe, ditet ne vijim ndihesha me i lodhur. Derisa pata atak panikun me te forte te perjetuar ku aty ishte momenti qe u futa edhe ne derealizim mbrenda 1 sekonde duke mu blloku truni mu vendos mjegulla para syve dhe nuk e dija me qe jam ne realitet. Pytja ime per psikologun eshte qe perveq atakeve te panikut dhe gjith simptomave tjera qe po i perjetoj qe 5 muaj qdo dit, ndjenja e derealizimit eshte ajo qe po me duket se do qmendem me duket sikur nuk do kaloj kurr me duket qe nuk jam duke ekzistuar. Kam takuar psikolog shum profesionist me kan thene qe eshte ankth dhe asgje tjeter dhe do te kaloj shum shoejt dhe me than te perdori medikamente por si kam perdorur per shkak te frikes se varshmeris. A eshte e mundur te kalohet kjo gjendje pa medikamente dhe a do mund te kthehem ne gjendjen normale qe kam qene.
P.s. Nuk kam perdorur kurr droga madje as cigare ne jeten time.
Flm shum pres pergjigje nga ju.

  1. Jury says:

    Pershendetje te njeten gje me ndodh edhe mua kam qe ne gusht qe me ka fillu siklet edhe mu duke ecur i dite u bllokova fare un kam ate ndjesin e marrjemendjes kam bere disa analiza gjaku edhe zemre me kan then je ok ke vec ankth e di qe e ke te veshtir ene un si ty jam qeka vertet e lodhshme kjo gjendje un lash edhe punen se mu shtuan sulmet e ankthit pasi beja pun teper stresuse po prap sjam i qet kto lloj ndjenjash vetem vet mund ti kontrollojm mos u merzit

  2. Jury says:

    Edhe un si ty jam. Jam 29 vjec dhe kam perjetuar sulme paniku kjo ndjesia e marrjemendjes me ka lodh shum kam bere analiza gjaku zemre dhe veshi dhe mkan then doktoret qe e ke vetem ankth mkan dhen ca barna po si mora pasi i urrej ilacet te kuptoj shum mir kjo gjendje esht teper e lodhshme un beja 1 pune teper stresuse ene e ndala te qetesohem pak po prap se kam mar veten akoma kam sulme.mos u merzit

  3. Bru says:

    Pershendetje,
    Une po e kaloj vet derealizimin , mendoj se ne nuk kemi mjek psikolog te specializuar qe dine te trajtojn persona qe kan derealizim. Kam kontaktuar sh psikolog personalisht por mendoj qe ato mesojn nga ne dhe jo e kunderta. Une lexoj vete vazhdimisht per kete gjendje qe te jem e informuar dhe te sqaroj vete cdo pyetje te cuditshme qe vjen gjate derealizimit. Te keshilloj qe te mos e mbash mendjen nese je ne realitet apo enderr, dhe ne rastet kur je ne dyshim fillo dhe mendo qe ti ndjen se pari , ndjen ftohtin , ngrohtin, ke nevoja jetesore qe ti i kryen dhe perderisa ti i ben dmth qe ti je ne realitet. Duhet te behemi psikologe te vetes (e lehte per tu then , por mendo qe nuk te ndihmon asnje tjt pervec vetes).

  4. Anonymous says:

    Prsh , nuk kalon pa medikamte une u perpoqa nje vit po sja dola dot . Tani me antidepressantet jam me mir

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV