Këshilla/Blog

Mia 22.04.2021

Pershendetje, ju lutem me gjith shpirt kush ka si kto simptoma te me ktheje dhe i lutem stafit te me ndihmojne pasi jam ne nje gjendje shume te keqe. Qe pas atakut t pare te panikut para dy vitesh e pak un sjam me e njejta gjithcka ka ndryshuar. Ndihem si joreale, duket sikur e shoh boten nepermjet ekranit ose nepermjet nje xhami, nuk ndjej dot me gjerat si me pare , me duket sikur nuk jam ne kte bote, cdo gje eshte kaq joreale po cmendem, nuk di si te pershkruaj kto dy vjet te jetes time kane qene te tmerrshme me lloj lloj simptoma, kam bere senca me psikologe por mendoj se nuk me ka kuptuar dot se cfare kam, me thoshte qe skam asgje kur un po shkatrohem. Kohet e fundit me eshte shtuar nje simptome qe me duket sikur kam vdekur , sikur jam ne koma ose sikur nuk ekzistoj. Kam harruar si ndihet te jesh normal, jam ber dhe nene prej pak muajsh dhe me duket sikur nuk me ka ndodhur vertet, ju lutem me shpirt tme ndihmoni, nuk e di esht ky ankth apo skizofreni apo dicka tj, kam lexuar shume ne net dhe gjithmone qe lexoj behem akoma me keq, nuk me ka ndodhur asgje e keqe ne jeten time qe tja ve fajin gjith ketij ankthi, kam qene shume mire , me pelqente natyra , nata me jepte qetesi, ndersa tani cdo gje me tmerron, kam nje frike te tmershme cdo minute frike te pakuptueshme, e kam trupin si ne alarm 24 ore, cdo gje me duket e cuditshme bota gjithcka, ju lutem me ndihmoni !

  1. Psycho says:

    E ke te gjithen nga crregullimi i ankthit. Po te vesh re ne kete faqe, do te gjesh shume persona si ty. Cto gje ta ben truri dhe subkoshenca. Largo mendimet e keqija dhe mos lexo me per simptomat

  2. A says:

    Pershendetje Mia. Me vjen shum keq per situaten tende sepse te kuptoj shum mir se sa po vuan! Tgjitha simptomat e tua po i kaloj dhe un e shum te tjer dhe duhet te dish qe nuk je e vetme. I gjith realiteti duket kaq jo real saqe duket sikur nuk di si te sillesh dhe te jetosh. Duket sikur je gjith kohes autopilot duke i par veprimet dhe jeten i shkeputur. Duke u ndjer kshu asigjo nuk ndjen dhe nuk tjep kenaqesi. Por duhet te dish qe do kaloj, beji skip dhe mos e mbaj mendjen aty. Kjo ju ndosh vecanerisht njerzve inteligjent dhe qe mendojn shume.

  3. Anonymous says:

    Pershendetje Mia. Me vjen shum keq per situaten tende sepse te kuptoj shum mir se sa po vuan! Tgjitha simptomat e tua po i kaloj dhe un e shum te tjer dhe duhet te dish qe nuk je e vetme. I gjith realiteti duket kaq jo real saqe duket sikur nuk di si te sillesh dhe te jetosh. Duket sikur je gjith kohes autopilot duke i par veprimet dhe jeten i shkeputur. Duke u ndjer kshu asigjo nuk ndjen dhe nuk tjep kenaqesi. Por duhet te dish qe do kaloj, beji skip dhe mos e mbaj mendjen aty. Kjo ju ndosh vecanerisht njerzve inteligjent dhe qe mendojn shume.

  4. Perjetuari says:

    Te pershendes mia une jom kon qe 3 muj qeshtu si ti me dokshin familjart e mi si te huaj si ne anderr atake te panikut ni mus skomujt me dal jasht po e kam vizitu ni psikiater me ka nimu shum me terapi sod dal jasht komunikoj me shoqni jom mamir mu kan largu ato mendime po tu kisha lut vizitoje nje psikiater se kjo asht vetem ni qrregullim i ankthit te kalon mos u frigo dil fol tregoj familjes shka po prejeton se te betona se vet ki me than vet shka kom menu palidhje dil ne natyr shetit a percaktoje ni orar gjumi mos rri pasive te pershendes

  5. Ina says:

    Pershendetje Mia ! Me duket sikur i kam shkruar 100 % vete keto fjale,eshtw kaq poshteruese kjo gjendje , nuk e di ska fjale te pershkruhet vetem kush e kalon e beson. Por kjo tregon qendrueshmeri te trurit, ne jemi te forte, kush kalon kete gjendje eshte me i forte nga cduket. Edhe une prej 2 vitesh nuk jam me si me pare, jeta ime ka ndryshuar komplet. Vetem motra ime me kupton

  6. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Pershendetje e dashur,

    Ankthi mund te behet bllokues dhe te shoqerohet me perjetime te forta, si keto qe ke listuar ti.

    Gjerat qe ndodhin ne jete mund te sherbejne si nxites te ankthit dhe perjetimeve shqetesuese (mendime, emocione, gjendje trupore) dhe sjelljeve te caktuara qe lidhen me to.

    Sa me te forta te jene keto ngjarje aq me shume gjasa mund te kete qe shqetesimet te jene me te medha.

    Prandaj vjen nje moment qe duhen trajtuar (si çdo shqetesim fizik apo semundje ne trup, ashtu edhe çdo shqetesim psikologjik apo emocional).

    Me vjen mire qe ke kerkuar ndihme psikologjike me pare, por edhe keq qe nuk ke marre dot ndihmen e duhur dhe trajtimin per te cilin ke pasur nevoje.

    Une do te te sugjeroja qe ti te kontaktoje perseri me nje psikolog/e dhe te rifilloje nje trajtim per ta ndihmuar veten tende sa me pare.

    Gjithashtu, te sugjeroj te flasesh edhe me njerez te afert duke kerkuar mbeshtetjen tende ne kete periudhe te veshtire qe po perjeton.

    E kuptoj qe mund te kesh ngarkese dhe gjera per te bere, por mundohu te fokusohesh te vetja dhe nevojat e tua, sepse vetem keshtu do mund te jesh ne gjendje te besh gjerat ne te perditshmen tende.

    Te ftoj te shfrytezosh çdo burim te mundshem ndihme.

    Njekohesisht, te ftoj te ulesh e te besh nje liste te njerezve qe mund te te gjenden prane dhe nje liste me gjera/aktivitete qe mund te besh per t’u ndjere me qete.

    Ka burime te ndryshme ne internet ku mund te kerkosh psh ushtrime qetesimi/ relaksimi dhe te fillosh t’i praktikosh.

    Megjithate, serish te inkurajoj fort qe te kerkosh ndihme duke folur nga afer me nje psikolog, qe do te te vleresoje me konkretisht gjendjen e do te te jape nje drejtim me konkret per trajtim.

    Ketu ne nukjevetem.al ke nje hapesire per te biseduar permes chat-it online me eksperte psikologe/psikoterapiste (mjafton te shohesh oraret dhe te futesh online ku mund te bisedosh me gjate dhe ne kohe reale).

    Uroj te te kem ndihmuar sadopak e shpresoj shume qe ta marresh gjithe ndihmen qe te nevojitet per te perballuar shqetesimet e tua e per t’u ndjere me e qete dhe e forte!

    Te pershendes perzemersisht,

    Lediona Braho

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV