20.11.2017
Pershendetje,
Jam 23 vjec dhe kam nje histori te gjate me ankthin dhe depresionin. Momentalisht, jam duke u trajtuar me medikamente, per eleminimin e ketyre problemeve. Kam pasur gjithashtu edhe nje periudhe 1- vjecare ku kam marre trajtim psikologjik. Pas gjithe historise time 5 vjecare me kete semundje, nuk kam marre asnjehere zgjidhjen qe kam dashur. Nje nga gjerat me specifike qe ka lidhje me ankthin tim te perditshem eshte ndjesia e frikes se mos humbas gjerat qe dua. E vuaj shume largimin e nje personi nga jeta ime, qofte ky edhe me i parendesishem per mua. Gjithmone, kur largohet dikush, qofte edhe per pak kohe, me duket sikur do mbetem vetem dhe nuk do di t’ia dale dot ne jete. Krijoj lidhje shume te forta me njerezit dhe ambientin ku ndodhem. Kam frike t’i humbas njerezit, endrrat, dashurine per jeten. E mendoj shpesh te ardhmen, aq sa me duket sikur nuk jetoj sot dhe tani. Me perfshin paniku sa here mendoj qe nuk do t’i kem gjerat qe dua. Ndiej dhimbje sa here shikoj dike qe vuan ose ndihet keq. Perfshihem shume emocionalisht ne situata qe nuk kane lidhje me mua. Kam frike te deshtoj, te humbas. Frika eshte bashkeudhetarja ime e perhereshme.
Kam kaq shume gjera per te thene. Shpresoj qe letra ime te lexohet dhe jam ne pritje te nje pergjigjeje.
Faleminderit,
G.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Mendoj se ke nevoj per psikoterapi . Do ta kalosh kete gjendje ankthi as nuk te vret as nuk te cmend dhe as nuk te ben ti humbesh njerezit qe do . Duhet thjesht nje specialist i mire qe te te bej ty te gjesh guximin brenda vetes dhe ta kalosh . Une gjithashtu kam vuajtur nga ankthi dhe po behem hera heres me mire me deshiren e zotit . Thjesht mundohu pak avash avash te mos i mendosh ato gjera . Mundohu te mendosh pozitivisht qe je mire ke familjen mire ke shoqerine njerezit dhe pse sjane me ty te duan. Te kaluara e dashur dhe mos u demoralizo nje dite do ta kalosh kete gjendje dhe do jesh shume mire te premtoj .
Pershendetje, edhe une kam nje hall. Tash nje vit kemi pasur rast vdekje dhe qe nga at her nuk ndihem mir. Ne fillim mendoja vetem per vdekjen, nuk kisha mundesi te kontrolloja mendimet, qaja gjith kohen, mendoja se te gjith njerzit po vdesin sidomos prinderit e mi. Kam bere te gjitha analizat gjithqka ne rregull pastaj kam qen te neurologu me ka thene qe kam qrregullim truri me ka keshilluar te dal sa me shum dhe te rri me njerez qe un i dua, tani ndihem me mir por nganjeher me vien perseri mendimet e keqia dhe ajo friga se po vdes. Tani kam nja frik se pasi ti nderprej barnat do behem perseri ashtu si kam qen. Me shum deshir pres pergjigjjen tuaj. Te gjitha te mirat
Pershendetje,edhe une kam nje hall. Tash e nje vit kemi pasur rast vdekje dhe qe nga at her nuk ndihem mir. Ne fillimi mendoja vetem per vdekjen, nuk mund ti kontrolloja mendimet e mia, qaja gjith kohen, me rrahte zemra fort, mendoja se te gjith do te vdesin e sidomos prinderit e mi. Kam bere te gjitha analizat gjithqka ne rregull, kam qen te neurologu me ka then se kam qrregullim truri. Perdori medikamente qe nje vit tash i kam me doz te zvogeluar, ndihem shum me mir por prap her pas here kam mendime te njejta edhe pse me rrall. Tani nuk kam rrahje te zemres gjith kohen mirpo kam nje frik qe pasi ti nderprej barnat do behem njesoj. Me shum deshir pres pergjigjjen tuaj, gjitha te mirat .
Pershendetje ti nuk ke crregullim truri ok fiksoje kete thjesht ke ankth obsesiv qe ska lidhje fare me crregullimet psikike . Te rekomamdoj te takosht nje psikolog klinicist sepse gjendja jote nuk eshte e patrajtueshme thjesht te duhet me shume kohe te bindesh veten qe mendimet e tua jane thjesht mendime dhe 1 dite do qeshem me to . Nuk ka per te ndodhur asgje e keqe kete thoja vetes gjthm qe ndihesh keq . Qetesuesit mund ti pish per te qetesuar gjendjen emocionale por me mendimet duhet te punosh vet dhe nese spunon vet shko tek nje psikolog . Mos u shqeteso te gjithe e kalojme nje gjendje te tille ne jete dhe kjo na ben me te forte . Nuk ke crregullime truri sic thua ti sepse po te kishe sdo llogjikoje dhe sdo ishe duke shkruar ketu ke thjesht crregullime ankthi . Te kaluara .
Prsh edhe un kam nje problem shum te madh,qe kur pashe nje film me thika e,nje grua I nguli thiken nje personi,mendoj vtm se mos ja ngul vetes ose prinderve larg qofte,nuk eshte dicka qe e dua thjesh mendim por nuk e di si ta kaloj,ndihme ju lutem
Faleminderit Ana shume per pergjigjjen tuaj. A mund te me keshilloni se ku mund te gjej nje specialist qe do te me ndihmonte te tejkaloj ket gjendje, mundohem edhe vet, saher te kam nje pik vullnet dal me shoqeri mundohem sa me teper me bisedu me harru gjithqka po prap kthehet. Ne krahasim siq kam qen tani jam me mir por prap se prap nganjeher po behet e pa durushme. Te pershendes shuuum, gjitha te mirat per ty ?
Përshendetje Grace,
Të jetosh me depresion është e vështirë dhe sa më shumë kohë kalon, aq më e lodhshme bëhet jetesa ditë pas dite. Më vjen mirë që ke vetëdijen për nevojën për ndihmë mjekësore dhe psikologjike, edhe pse ke ndjere që ende nuk ke gjetur rrugëdalje nga depresioni. Unë do të të rekomandoja të rifilloje psikoterapinë me një terapist të kualifikuar, me të cilin të mundesh të mesosh strategji të reja për të përballur depresionin dhe mënyrat e të menduarit dhe të ndjerit që lidhen me të.
Është e nevojshme për ty, si për çdo person tjetër të mesosh të përballesh me kufizimet jetësore, humbjet, ndarjet, dhimbjet dhe ti pranosh ato si pjesë e natyrshme e jetës. Edhe pse këto ngjarje dhe ndjesi nuk janë të këndëshme dhe shpesh herë edhe të vështira për t’u përballur, është e nevojshme të për të gjithë ne ti pranojmë dhe t’u bëjmë vend në jetën tonë. Duke u përjekur të shmangim ndjesitë e dhimbjes ne përfshihemi në procese të stërzgjatura dhe mundimshme mendimesh, analizash, pritjesh dhe shmangjes së ngjarjeve që munden të na lëndojnë. Kështu, duke jetuar me frikën e të ardhmes, ne harrojmë të jetojmë të tashmen dhe ta shijojmë atë. Shmangim dhimbjen, por zgjedhim frikën. Zgjedhim frikën, dhe humbasim shijen e të përditshmes, që fundja përbën jetën tonë.
E dashur Grace, frika nga ndarja është pjesë e natyrës njerëzore. Ashtu siç është ndarja dhe dhimbja pjesë e eksperiencës njerëzore. Askush nga ne nuk e ka të thjeshtë të heqë dorë dhe të mësojë të jetojë pa njerëz, apo gjërat që do, megjithatë, ashtu sikundër të gjithë ne, jam e sigurt që edhe ty të ka ndodhur të kesh pritur me frikë një humbje, apo një dhimbje të caktuar dhe pasi ka ndodhur, ia ke dalë sërish të riorganizohesh dhe jetosh. Me pak fjalë, sado që ke pritur dhe menduar me frikë, përsëri nuk ia ke dalë të shmagësh humbje të caktuara. Vetëm ia ke dalë të humbasësh shijen për jetën dhe të tashmen tënde. Ndalo pak tani dhe mendo. Sa herë të ka ndodhur që të kesh pasur fikë nga diçka, të kesh menduar që nuk do t’ia dalësh dot nëse ajo gjë ndodh, e pastaj pasi ka ndodhur ia ke dalë sërish!
Për këtë arsye, edhe një herë Grace, të rekomandoj të kërkosh një psikoterapist të kualifikuar dhe të punosh për të fuqizuar ato mekanizma përballjeje me humbjet, të cilat unë jam e sigurt që gjithsesi, i ke brenda teje.
Të uroj gjithë të mirat,
Blerta
Pershendetje
Kom pas sulm paniku edhe ankth 5 muaj po pas mbajtjes psikoterapis tash jom shum ma mir .
Simptomat i kom pas : frike nga vdekja,therje ne anen e majt gjoksit,njersitje, shum simptoma te tjera.
Tash jom ma mir ende i kom dyshime se mos jom semure kembet dhe duart me rrin akull dyshoj ne vete se mos kom ndonje semundje.
Para se te shkoja te psikologu kam bere analizat e gjakut,te heliobakteries,vitamindes D por me kane dal mir.
E cila me shqetson se pse kembet dhe duar shum akull me rrin,
Te tillen gje po perjetoj dhe une dhe ndjehem shume keq ,kam nevoje per ndihme
Prsh jam nje djal 21 vjet ka 3 vite qe me kan kapur sulmet e para te panikut nganjeher me largohen pir zakonisht gjatë stines se dimrit me perseriten prap kam rrahje te zemres shum te shpejta mbi 140 nganjeher me duket qe po me dridhet zemra mezi mushem me frym kam ndjesi te fikti kam frik se do vdes .Medikamente nuk perdori jom tip mjaft aktiv merrna me aktivitete sportive po perseri kam atake shum te fuqishme paniku desha tju pyes si ti largoj .
Pershendetje,
Te ftojme ta dergosh pyetjen tende si pyetje te re, ne menyre qe te marresh pergjigje nga Ekspertet e faqes.
Gjithe te mirat,
Stafi i Nuk je vetem
Njejt ndihem dhe un edhe sdi si do ja dalim te ecim para ????. Do doja shum te flisja me dike nga juve sepse duket sikur vec ju mund tme kuptoni per gjendjen nese mundet nje menyr kontakti do isha shum mirnjohese
Prsh jam 24 vjec me jan fiksi ne tru sikur do vdes sikur dua te prish ndertesat me kujtohen kujtimet e vjetra me duket sikur jam ne enderr sikur humb kujtesen sikur do vdes per pak dit them po sikur te dal rrugve kot ju lutem un kto siptomat si kam pas perpara sa bera vakdinen me thoni ju lutem
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem
????????????????????????????