E 03.06.2024
Pershendetje. Quhem Enrik dhe jam 30 vjec. Ju lutem kisha nevoj per ndihmen tuaj. Kam 3 vite qe vuaj nga ankthi dhe depresioni leht te pakten kshu ma kan cilesuar shum doktora. Problemi eshte qe nuk po gjej zgjidhjen askund dikush me rekomandoi doktorin Ariel Como dhe me sa kam pare e gjeta ketu ne faqen tuaj. Po pershkruaj disa nga problemet e mia: Nisi mbas periudhes se termetit ne durres ku dhe jetoj pata shum atak paniku me kapte ne cdo moment sa u detyrova te mos jetoja ne shtepi disa kohe dhe me ndimen e nje mjeku ne durres konsumoja vetem Sedoxil ne ate periudh. U bera me mir por fiks para 3 viteve ne maj kisha shum siklet, djersitje sidomos mbasdite kur dilja mbas pune te konsumoja nje kafe kisha shum lodhje me merrej fryma lemsh ne fyt humbje perqendrimi kontrrolli derisa erdhi nje moment mu mpi e gjith koka dhe nuk merrja frym aspak as nuk konsumoja ushqime sepse e nxirrja. Nuk kisha fuqi nuk kisha asnje lloj deshire per tu cuar nga kervati dhe ndenja per 3 muaj keshtu. Ma pas u permisova pasi u konsultova me shum doktore. Kam marr medikametne te ndryshem si Abizol, delorazepam bromozepam sedoxil citoles seroxat paroxetine luminel zoloft eth, dhe se fundmi mora nje Velaflanxina italiane por qe perseri mbas kaq kohehs e shoh qe po me rikthehet gjendja e me parshme e rende. Nuk e di kam vajtur kudo ne durrs ne tirane por nuk po mundme te gjej zgjidhjen. Simtomat e sotme jan me te lehta si ne fiillim ato qe ndjej ma se tepermi esht lodhja e teperm humbja vizionit dhe e perqendrimit shoh gjat gjith kohes trubullt djersitje e tepert sidomos ne ket periudhen e veres zhurm si nje bip ne vesh gjat nates, shtim te madh peshe rreth 30 kile brenda vitit dhe jam ber dhe goxha impotent ne cdo kuptim si nga ana fizike sexuale dhe kudo. Skam asnje deshire tjeter vetem te rri shtrrir keshtu e kam gjetur zgjidhjen time jo te duhur. Nuk e di ndoshta e zgjata pak si teper por kam kaq koh dhe kam shum per te folur. Nese me ndihmoni si mund ta kontaktoja doktorin qe ju permedna apo nje vizit si do te jete sepse vertet me esht ber dita e veshtire saqe as nuk mund te punoj dot se me kap ne cdo lloj momenti ankthi. Ju falenderoj per durimin tuaj. Pres me padurim pergjigjen.