Flori 30.06.2021
Jam nje djal 30 vjecar nga Tirana dhe pas ne 2012 kam pasur disa evente stresuese ne familje e cila qe erdhen si nga nje vdekje ne 2008, dhe u pasua ne 2013 nga nje mbidoze droge e cila me la nje ndjenje ankthi te perhershem gjat gjithe dites sikur dicka e keqe do ndodhi & qe atehere kam pasur probleme me perqendrimin dhe memorizimin e gjerave, qe me ndikoj ne jeten e perditshme. Me pas mesova qe nje familjar tjeter i afert vuante nga nje semundje e pasherueshme , me pas u ndava me te dashuren si pasoj e disa reagimeve te mija. Me vone hapa biznesin tim dhe ngarkesa mendore dhe emocionale u be me e larte ( kjo sidomos nga te ndenjurit zgjuar naten per nje kohe shume te gjate prej vitesh ). 2 termetet i perjetova tmerresisht keq. Karantinen e pare e perjetova jo shume keq sepse isha shume mire ekonomikisht te pakten, por pas karantines se pare me falimentoj biznesi dhe u zhyta ne borxh te lart te cilin akoma nuk e kam likujduar. Karantinen e dyte po e perjetoj me keq akoma se te paren qe eshte si pasoj e te gjithe ngarkeses e viteve te kaluar dhe gjendjes financiare te keqe si dhe duke pasur gjat gjithe kohes ndjenjen e ankthit nga 2013 dhe shqetesimet e vazhdueshme. Tani per sa i perket ankthit , kam 2 muaj qe kam ndryshuar qe kur vendosa te pranoj me veten qe kam probleme me ankthin dhe depresionin. Eshte nje ndjenje ankthi shume me e forte se normalisht dhe sa vjen e perkeqsohet. Perhumbje dhe ndjesi sikur nga momenti ne moment do pesoj nje kolpo truri dhe gjithcka do mbaroj per mua dhe do me humbi mendja. Duke u nisur nga kjo , bera nje ezhe tek nje neurolog dhe me tha qe ke kohe qe po e demton trurin me stres te tepert dhe je ne depresion te avancuar, si dhe me dha disa ilace fillestare kunder stresit dhe ankthit. I mora mjekimet ne menyre te rregullt per nje muaj dhe me tha ti nderpres te gjitha sepse dukesh me i qete, dhe nuk me pelqeu qe me tha ti nderpres menjeher. Dhe qe kur i kam lene jam bere jashtzakonisht keq. Me duket vetja i humbur, dhe me duket sikur nga momenti ne moment do cmendem. Une dua te di ku specialist duhet te konsultohem dhe cfare aktivitetesh te mundohem te ndjek qe te permiresoj shendetin e trurit. Nese mundeni te lini nje numer kontakti qe tju kontaktoj per nje vizite te specializuar ne kliniken tuaj. Ju pershendes dhe gjithashtu pergezoj per punen e palodhur qe beni. Flori.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Flori prsh, nderkoh qe lexova letren tende mu duk sikur gjeta veten. Un jam 22 vjece dhe ashtu si ti para pak kohesh pata disa ngjarje seri te keqija. Vdekje, semundje, ndarje, sezon provimesh njekohesisht dhe me pas goditja me e madhe karantina. Te gjitha keto per nje periudhe 3 mujore dhe aty mendova se erdhi fundi im. Perjetoja 2 atake paniku ne dite dhe thoja do cmendem. Si sot nje vit me pare kam qen me 3 psikologe tek koka, por kurr nuk pranova te pi ilace. Flisja shum me veten, pafund, cdo dite cdo nate. I thoja qe sdo te me ndodhi asgje e keqe, sepse ankthi nuk te cmend dhe nuk te vdes, thjesht t torturon. Un e zgjidha duke dale, duke u angazhuar me pune dhe jo duke ndenjur vetem. Une mund te beja vetem 2 ore gjume ne dite. Isha shkeput nga realiteti bota jeta. Isha ne nje tunel te erret me dhimbje ku nuk shihja fund. Ato qe te kane ndodhur kan ndikur tek ty por ti do ja dalesh. Mos qendro vetem, nese ke nje shok shoqe apo njeri te aferm beje rutine dhe dil sa me shume. Nese nje dite u sherova un nga ankthi besoj se do ja dalesh dhe ti. Sepse se imagjinon dot se cfar ankthi dhe depresioni te gjeneruar kisha. Dhe te keshilloj te lidhesh me ndonje psikolog specialist.
Përshëndetje Flori, faleminderit që na shkruajte! Sic duket ngjarjet e shumta kanë qenë të njëpasnjëshme në jetën tënde dhe kanë patur efekte të shumta tek ty. Duket se gjendja jote ka qenë dhe është e rënduar. Së pari, do të të sugjeroja të konsultoheshe sërish me mjekun që të ka trajtuar ose të shkoje në një mjek psikiatër, që është më i specializuar, nëqoftëse dëshiron të vazhdon terapi me medikamente. Krahas kësaj, do të të sugjeroja që të bëje disa seanca psikoterapie ose të paktën mund të shkruash në chat – in e kësaj faqeje për të bërë të paktën një seancë më interaktive.
Ndërkohë për aktivitetet që mund të bësh për të përmirësuar funksionimin e trurit, dis orej tyre janë: të bësh puzzle, të zgjidhësh fjalëkryqe, marrja me aktivitetin fizik ndihmon gjithmonë si dhe me meditim/joga, loja me letra, të mësosh shprehi të reja (një gjuhë, një organ muzikor ose diçka tjetër që të intereson/pëlqen) etj. Gjithsesi, këto do të thoja që janë plotësuese dhe mbështetëse për trajtimin e problemit tënd.
Gjithë të mirat,
Veronika
Hi Ina. Uroj ky mesazh te tgjej mire. Flm shume per kohen qe more te ndaje historine tende me mua dhe gjithashtu per keshillat. Si dhe shpresoj qe te vazhdosh te jesh ne rrugen e duhur. Gjithe te mirat.