Këshilla/Blog

a 21.01.2022

jam studente dhe jam ne sezon provimesh
kam disa vite qe vuaj nga ankthi dhe depresioni dhe me duhet te marr mjekim ose qetsuesa
cfare rekomandohet ne kete situate

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Pershendetje,

    Me vjen keq per situaten qe po kalon dhe faleminderit qe zgjodhe nukjevetem.al per te shprehur shqetesimin tend. Vlen te theksohet se ankthi dhe depresioni gjenden ne nje mase te gjere te shume persona dhe eshte i trajtueshem. Trajtimi kerkon kohe dhe durim. Ne lidhje me pyetjen per te cilen me drejtohesh, te lutem kerko ndihmen e nje profesionisti te shendetit mendor, psikiater, duke qene se vetem ata jane te autorizuar te japin medikamentet e duhura. Pervec medikamenteve, e rendesishme eshte gjithashtu te kuptosh burimin e ankthit apo depresionit. Puna me ankthin dhe depresionin zhvillohet edhe me ndihmen e nje psikoterapisti, duke u fokusuar ne situata, mendimet dhe emocionet negative qe shoqerojne keto situata. Situata qe ti permend ne leter eshte sezoni i provimeve. Une do deshiroja te dija dicka me shume rreth kesaj situate. Cfare te shqeteson ty kryesisht gjate sezonit te provimeve? Cilat jane mendimet e tua? Cfare ndjen ti ne keto momente? Ver re se si mendimet e tua ndikojne ne gjendjen tende emocionale. Kur te kujtohet qe ke perjetuar ndjenja te tilla per here te pare? Perpiqu te kuptosh se si disa ngjarje ne te shkuaren ndikojne ne menyren se si ne perceptojme situatat ne te tashmen, apo per te ardhmen. Ndihu e lire te na rishkruash perseri ne lidhje me pyetje e parashtruara me lart ose mund t’i drejtohesh chatit te faqes sone.

    Gjithe te mirat!

    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV