ANKTHI 13.05.2021
Pershendetje, une jam nje vajze nga Kumanova e Maqedonise, i kam 19 vjet dhe vuaj nga ankthi dhe derealizimi qe 3 vjet. S’mund ta gjej nji fjal tpershtatshme per ta pershkruajtur gjendjen te cilen kam qene edhe jam momentalisht, ndjehem aq bosh sa asnjehere me pare, me vjen teper keq per familjen time qe mundohen aq shum per mua, mirpo une nuk jam ne gjendje te mundohem pak qe te dal nga kjo gjendje. Kam qen nje person qe se kam çare koken per asgje, kam qene teper e lumtur, nuk jam merzitur aq lehte, mirpo para 3 vitesh gjithcka ndryshoj, e tere jeta ime ndryshoj brenda nje dite te vetme, ndjehesha e turbullt, sikur jam ne enderr, sikur nuk jam vetja ime, sikur fjalet dhe veprimet qe i beja nuk i beja une, fillonte qe te me shpejtohet pulsi dhe rrahjet e zemres, me dridheshte i gjith trupi, ndonjehere edhe duart i kisha te shtangura, ne cdo sekond me dukej sikur po vdes, ose sikur do cmendem, apo do me kaploj ndonje semundje, por plot 3 vjet nuk me gjeti asgje.Mirpo une kam qene ne psikolog te ndryshem, kam bere teste te ndryshme ne lidhje me ankthin,stresin dhe depresionin, kam bere analizat e gjith trupit, kam bere incizim ne koke, mirpo te gjitha jane ne rregull, nuk kishte asnje problem. Por perseri ndihem aq keq, nuk mund dot ta pershkruaj, sikur askush nuk me kupton, sikur jam vetem tere kohes, nuk kam vullnet ti bej gjerat qe me pare kam ndjere knaqsi, nuk gjej dot lumturin dhe rehatin, kam vetem nje deshire, dua te jem e lire dhe rehat ta jetoj jeten time qet, mos kem frikra te ndryshme si keto, por nuk di si t’ia bej, kam pire edhe medikamente ato me ndihmojn sado pak mirpo une rri e izoluar vet ne dhome nuk dal aq shum jasht, nuk bej as aktivitete fizike, ju lutem me ndihmoni dhe me jepni ndonje ide si te dal nga kjo gjendje qe jam, sepse une e di se jam e forte dhe se krejt keto do ti kaloj.Mirpo ka dite qe jam shum keq, ka dite qe jam shum shum mire dhe perseri brengosem, them vet me vete pse jam kaq mire, dhe tere kohen mendohem de vetem pres qe te me kap paniku, ju lutem me ndihmoni, kush ka te njejtin hall me mua le te me shkruaj koment dhe te bisedojm, sepse vetem ne qe e kemi vuajtur kete e dim me se miri si ta ndihmojm nje njeri me gjendje te tille.. Stafi jeni me te miret dhe faleminderit qe na keni dhene mundsin te shkruajm hallet tona dhe problemet, ju lutem pres pergjigje nga ju me ndihmoni!
A.M.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje edhe un jam keshtu si ti nuk mund te rri ne vende publike kam
ber eeg kam ber analizat te gjitha mir por keshtu nuk mund te dal nga shtepia kam marramendje frik ti a ke harres
E dashur te gjithe kemi dite jo te mira .
Te kuptoj shume mire sesi ndihesh por mundohu te lexosh sa me shume per psikologjine qe te maresh me shume informacione per gjendejne tende edhe me kryesorja te gjesh nje psikoterapist profesionist.
A.M kjo gjendje qe ti pershkruan ketu eshte dicka qe ti ke frike nga vetja
Mos ki frike
Ti mund te dalesh me shoqerine .mund te dalesh per shetitje mund te besh ecje te lire .mos e mbaj mendjen aty se dicka e keqe do t ndodhd .mos rri ne shtepi sepse akoma me keq do behesh thjesht kuroje veten qe un skam asgjd dhe per mendimin tim je ok.te jesh e sigurt qe nga ankthi nuk te iken mendja dhe nuk vdes .perkundrazi behesh me e forte sepse ti vet si njeri ndjenjat me t keqija po i perballon .kshu qe mos e vri trurin hic.meru me palester .bej ecje ne natyre mos rri kot ??
E dashur gjeta veten tek shkrimi jot!Ti ke 3 vjet Kurse une 6 ?!Eshte shume e lodhshme si gjendje.Po ja dhe une asnjehere nuk me ka ndodhur ad gjeja me è vogel,por une prape kam nje parehati sa nuk kam fjale ta pershkruaj..Do vij koha dhe per ne qe ta kalojme,na duhet Durim Durim. Forca
Edhe une 6 vite Nela, nje dite mire 2 keq, nje dite me duket se u be tmerr jeta jeme pastaj prap kthena mire. Po shkoj edhe tek psikologia me ka ndihmu kogja shume por prap me duhet edhe shume seanca sepse e veshtire sidomos mengjesi eshte i tmerrshem
Pershendetje po ashtu edhe un kam te njejtat simptoma.Ka dit qe kaloj bukur po ka dit qe me zor e kaloj diten.Nk ndjej mo emocion per asgje me duket gjitçka jo reale si nje iluzion.Dikur nje gjo po thuaj se pavler te beja e ndjeja me zemer tani edhe ato qe kam enderuar ti boj kur i boj tani nuk me japin emocion.Shpesh distancohem shum nga shoqeria aq sa vihet re nga te gjith,dikur isha un organizator per ndonje aktivitet tani jam un ai qe refuzoj dhe rri mbyllur brenda dhomes time ne rrjete sociale ose ne google duke kerkuar per ndonje menyr si te dal nga kjo gjendje.Nuk jam konsultuar ndonjeher me psikolog se jam munu me e kontrollu pak a shum veten por ka pasur dit qe me verte trruri me dilte jasht kontrolli.Edi qe aktivizimi ne aktivitete ose sporte te ndryshem ndikon shum per mir por shpesh her nuk gjej kurajo ose motivim.Kam pothuajse 4 vite ne kete gjendje dhe shpesh mendoj se do cmendem.Kam probleme me kujtesen afatshkurter.Por ne kete website gjej pakez motivin ngaqe e di qe nuk jam i vetmi qe po perjetoj kete gjendje.Dhe kur degjoj qe edhe te tjeret tregoj per eksperiencat e tyre ose bisedat dhe mbeshtetjen qe njerzit shprehin ktu me jep disa hapa bonus drejt permirsimit te gjendjes aktuale. Gjithçka kur ndahet behet me e leht.Uroj permisim per te gjith ata qe po vuajn ne kete gjendje.
Përshëndetje, faleminderit që keni kontaktuar me faqen tonë. Problemet tuaja të zgjatura në kaq vite, siç duket kanë marrë përmasa serioze, më vjen keq për këtë. Mesa kuptova ju keni qenë më përpara në psikologë për të bërë teste? Apo keni bërë dhe psikoterapi? Po ju pyes, sepse në rastin tuaj, ku problemet janë të akumuluara dhe madje janë shtuar dhe të tjera rrugës është e nevojshme një terapi më afatgjata sesa disa seanca. Gjithashtu, do ju sugjeroja që të kontaktoni në chat – in e kësaj faqeje për të pasur mundësinë e seancave më interaktive.
Një teknikë që mbase ju ndihmon përkohësisht në situatat e derealizimit ose të panikut është ajo e “grounding”, gjeni një objekt (cilidoqoftë) dhe përpiquni që ta përshkruani sa më në detaj, të thoni cilësitë e tij, funksionet etj. Por, gjithsesi, kjo nuk e zëvendëson psikoterapinë.
Gjithë të mirat,
Veronika
Edhe une jam i kumanoves jetoj nch tnjejtin problem e kemi bile mu edhe frymemarrja mzhduket mdoket qaq ndihem ran sa smuh frym me mar adin sa analizat ikam bo nshkup e kumanov sa psykologat ikam hec tvetmin sherim e kam gjet dikun tjeter edhe ndihem mir motra jeme veq une ta kuptoj se me vjet kum hek