deni 31.03.2023
prsh jam 21 vjec u be pak muaj qe vuaj nga ankthi . kam mendime te keqij sikur do me ndodhi ndonje gje sikur skam fuqi te komandoj veten nga kto frikra , skomandoj dot trrurin mendimet e mia ju lutem me ndihmoni
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Bej ecje sa me shume o cun/goc. ECJA ESHTE ILAC! Pike. Dil ec sa me shume ne natyre ne mengjes sidomos.
Peshendetje Deni e te falenderoj qe na ke shkruar.
Me vjen keq per mendimet jo te mira qe ke e qe po te udheheqin drejt nje kohe jo te qete per ty.
Ndjesia e vazhdueshme se dicka e keqe do te ndodhe dhe pafuqia per ta ndaluar ate mendim, eshte dicka qe te veshtireson padyshim kalimin e nje kohe produktive dhe cilesore, duke drejtuar drejt mendimeve e simptomave negative.
Sot, vertet ka nje rritje te numrit te perjetimit te simptomave te ankthit, por ka dhe nje mbiperdorim dhe hipervigjilence per ta emertuar cdo gje si te tille. Une dua te me ndihmosh te kuptoj me teper. Ti analizojme gjerat ne konteksin e tyre. Me trego me teper mbi menyren si ndihesh. A ke patur veshtiresi fizike si; lodhje, veshtiresi me gjumin, djersitje, dridhje te trupit apo veshtiresi me frymemarrjen? A ke patur rrahje te shpeshta zemra shoqeruar me momente paniku e frike te shtuar? A jane mendimet negative pjese e perditshmerise dhe ne cfare mase te dites tende? Me se e lidh ti kete gjendje qe po perjeton? A ka patur jeta jote nje luhatje emocionale apo nje ngjarje e cila mendon se ka ndikuar ne perjetimin e te tilla simptomave?
Disa muaj nuk jane nje kohe e shkurter, pavaresisht mases dhe intensitetit te simptomave te zhvilluara. Ti ndjehesh jo mire dhe kurajo per te kerkuar ndihme per te dale nga gjendja jane nje hap shume i rendesishem dhe pozitiv per ty.
Ajo qe une do sugjeroja eshte te nisesh te prodhosh kohe cilesore. E di qe eshte e veshtire ne kete moment dhe kerkon energji, ama nese e tenton me beso qe mundesh. Provo te kalosh kohe ne natyre (me ndonje aktivitet fizik qe te lejojne mundesite), te konsumosh ushqim te mire e te besh nje hidratim te mire gjate dites, te kalosh kohe me njerez te cilet argetohesh e te ingranosh veten ne biseda me to (duke ndare mbase shqetesimet e tua), por jo vetem. Le te jete fokusi tek aktivitetet me natyre argetuese dhe çliruese. Kalo kohe me veten tende, ne menyra qe te bejne te ndjehesh mire (duke ecur, degjuar muzike apo medituar). Keto aktivitete vertet mund te orientojne drejt nje panoreme te re, ndryshe dhe shpresedhenese.Cdo gje ne jete eshte forma sesi ne interpretojme. Jeta eshte e njejte, me uljet, ngritjet e vargmalezimet e saj. Pergjigja jone ndaj saj eshte thelbesore. Une keshilloj te konsiderosh ti japesh kohe vetes e te praktikosh sugjerimet e larpermendura.
Per me tej, te ftoj te me shkruash e te ndash eksperiencen tende. E me pas, mund te keshillojme mes njeri-tjetrit vijimesine.
Forca se mundesh!
Faleminderit e po pres te me shkruash,
Uarda