Këshilla/Blog

09.05.2019

pershendetje, quhem mia. jam 24 vjece . u be rreth dy muaj qe nuk ndihem mire me gjendjen time emocionalw dhe gjithcka qe me rrethon. prej 6 muajsh jetoj jashte shtetit. gjithcka filloi para dy muajsh kur po udhetoja me te fejuarin. papritur u ndjeva sikur u largova nga realiteti, sikur nuk isha me ne kte bote, me dukej sikur do te vdisja, pata djerse te ftohta , frika se do te cmendesha, ndjesia me e keqe qe kam perjetuar ndonjehere. zgjati rreth 1 minute por qe prej asaj dite une nuk ndihem me njesoj . cdo gje me duket e cuditshme, cdo kenaqesi qe kisha me pare nuk e perjetoj me. kudo qe shkoj cdo gje qe bej madje edhe njerezit me duken te cuditshem, me duket sikur bej jeten e nje roboti, ka raste ndihem sikur nuk jetoj ne kte bote, sikur jam cmendur apo sikur nuk i kontrolloj dot levizjet e mia. nuk e shoh dot me realitetin si me pare , me duket sikur nuk jam me ashtu si kam qen dhe jam ndjere me pare. gjithashtu veshet e mi jan gjith kohes duke kumbuar. theksoj qe kjo gjendje me ka ndodhur qe nga dita e pare qe perjetova ate qe ndoshta eshte ataku i panikut. nuk kam pasur asnje shqetesim te tille me pare . ju lutem me ndihmoni te kuptoj cfare eshte kjo gjendje, nuk po e perballoj dot me kte situate. ose dikush qe ka perjetuar ose po perjeton te njejten gje si une lutem te me shkruani. e dua shume jeten, dua te jem perseri ajo vajza e gjalle dhe aktive si me pare , faleminderit

  1. MSc. Lediona Braho says:

    Pershendetje Mia!

    Faleminderit qe na ke shkruajtur per te kerkuar nje mendim mbi gjendjen tende te dy muajve te fundit, duke e pershkruar shume qarte situaten qe ke perjetuar dhe menyren sesi ndihesh.

    Simptomat qe po perjeton mund te jene sinjale se diçka e rendesishme ka ndryshuar ose eshte aktivizuar brenda teje para 2 muajsh. Nese mund te me pershkruash pak me teper rreth atij momenti, çfare ndodhi para atij episodi shkeputjeje? Te kujtohet ndonje ngjarje qe mundet ta kete paraprire apo ndonje ngacmues i jashtem qe mundet te tkete aktivizuar diçka brenda teje? Ishte i fejuari yt me ty ne ate moment, a u ndjeve e sigurt aty me te?

    Gjithashtu, kam nevoje te di si ka qene jeta jote para 2 muajsh (pra, para episodit te shkeputjes) dhe para 6 muajsh (pra, para se te largoheshe jashte shtetit). A mban mend ndonje ngjarje te dhimbshme nga e kaluara? Si i ke perjetuar largimet, eksperiencat e ndarjes (nga shtepia, personat e dashur, etj.)?

    Episodi i ankthit, qe ke perjetuar para 2 muajsh patjeter ka ndodhur per nje arsye, po te komunikon diçka, nje nevoje. Nese do fliste, çfare do thoshte: per çfare ke nevoje ne kete periudhe te jetes tende? Ose nga çfare ke frike ne kete periudhe te jetes?

    Perjetimet e ankthit, kur behen shume te forta, duhen perballuar. Fol me njerezit e afert, bej ndryshime te nevojshme dhe pozitive ne te perditshmen dhe nese ankthi vazhdon te mbetet i larte, na shkruaj serish ose kerko ndihme te nje psikolog. Shpresoj ne qetesimin e shpejte te gjendjes, fale punes qe do besh ne vazhdimesi per ta ndihmuar veten.

    Perzemersisht,

    Lediona Braho

    Psikologe

  2. mia says:

    Pershendetje, te falenderoi perzemersisht per pergjigjen. Ne fakt largimin nga shqiperia dhe nga familjaret e mi e kam perjetuar shume, kam patur nje muaj shume stresues muajin e pare , ndoshta kjo eshte dhe arsyeja e ksaj gjendje qe une jam sot. theksoj qe nuk kam patur me pare asnjehere problem te tille. jeta ime para 6 muajsh ka qene shume pak aktive, pasi per gati 2 vjet nuk jam marre me asnje aktivitet , universitetin studimet bachelor i kisha mbyllur tashme ne tirane, u ktheva ne qytetin tim , nuk punoja dhe isha ne pritje te bashkimit tim me te fejuarin. ka qene nje vit stresues per mua duke qene se ditet kalonin pak merzitshem duke mos patur asnje aktivitet dhe shoqeine e kisha larg i takoja rralle. sot qe jetoj jashte shtetit sigurisht qe kam pikepyetje dhe stres per jeten qe me pret apo a do shkojne gjerat ashtu si une i kam menduar , po ne pergjithesi ndihem mire , nuk ndjej presion apo merzitje me vendin dhe jeten e re, por largimin nga familja e kam perjetuar shume sidomos muajin e pare. ndersa diten qe me ndodhi ajo qe mendoj se ishte nje atak paniku ishim nisur per nje udhetim te gjate dhe ne fakt rreth 2 ore para asaj gjendje ndodhi dicka sa qesharake aq edhe e frikshme per mua. u tremba shume nga nje makine qe dukej sikur na ishte vene pas pa arsye , por qe ishte vetem nje keqkuptim sepse ata kishin dashur te parakalonin, kjo zgjati rreth 5 minuta por ne ato momente u tremba jashtezakonisht shume shume, u shokova, mendoja me te keqen se ca rreziku mund te ishin per ne ata duke qene se dukej sikur na ishin vene pas, mendova se cdo gje do merrte fund u tremba shume .Pas ksaj ndodhie rreth 2 ore me vone perjetova ate gjendjen sic thashe sikur u largova nga realiteti, frika se po cmendesha apo do te vdisja. I fejuari im po ishte aty me mua dhe u tremb jashtezakonisht shume. iu drejtuam spitalit duke mos e ditur ca ishte ajo qe me ndodhi. qe prej asaj dite une nuk po gjej me qetesi. cdo gje me duket shume cuditshem, dhe ne rruge apo kudo shkoj me dukej sikur nuk i jetoj gjerat si me pare , sikur nuk jam personi qe kam qene me pare . ju lutem dua te di a eshte ky ankth apo dicka tjeter dhe nese ka persona te tjere qe e kan perjetuar kete , dhe a ka sherim.

    1. MSc. Lediona Braho says:

      Pershendetje serish Mia!

      Faleminderit per pergjigjen e sinqerte. E shoh qe ndarja nga familjaret ka qene stresante per ty, siç ka qene stresante edhe periudha pas mbarimit te studimeve. Kur Stresi akumulohet per nje periudhe te caktuar, ai gjen nje forme “shperthimi” sidomos ne situata kercenuese, te rrezikshme, te papritura apo jashte kontrollit tone (siç te ndodhi ty pasi perceptove se dikush ju ndiqte me makine). Ndryshimi i mjedisit dhe kushteve te jeteses, frikerat per te ardhmen ne vendin e ri jane faktore me ndikim per shume njerez, pasi i vendosin perballe situatave te panjohura ose te reja.

      Me vjen keq qe ke kaluar shume ngjarje stresante, te cilat jane mbivendosur dhe e kane mbingarkuar psiken tende, ngjarje te cilat nuk kane gjetur nje rruge me te pershtatshme per te dale, por kane precipituar ne nje nivel shume te larte ankthi. Gjithsesi, te ftoj te qetesohesh.Mbaje te hapur komunikimin me te fejuarin dhe familjaret e tu, qe mos ta mbash gjithe ngarkesen per vete. Kjo gjendje eshte e perballueshme, vetem se duhet te kerkosh ndihme sa me pare. Te keshilloj te drejtohesh te nje psikiater ose te nje psikolog per te vleresuar me objektivisht situaten dhe per te vendosur bashkarisht nje menyre te pershtatshme trajtimi.

      Perzemerisht,
      Lediona

  3. mia says:

    dua te theksoj gjithashtu qe para se te me ndodhte ajo shkeputje isha e qete , e kisha harruar ate qe ndodhi, isha duke biseduar me te fejuarin pra isha krejt ne nje gjendje normale dhe krejt papritur me ndodhi ajo qe shpjegova

  4. Otis says:

    Pershendetje mia ..po te shkruaj sepse sapo e lexova gjeta direkt veten tek simtomat ..Jo per faktin se ska te tjere me te tilla simptoma ..thjesht kane friken e paragjykimit ..gjthss po te tregoj pak shkurt historin time dhe simptomat ..i njejti atak paniku qe te ka ndodh ty me ka ndodh mua para 6 vjetesh ..dhe qe nga ajo dit dhe deri sot un nuk jam me ai qe kam qen ..eshte e vetmja gje qe i lutem zotit cdo dite te me jape force te kthehem ai i pari..un kam derealizem dhe depersonalizim ..me duket sikur nk e njoh veten ..sikur nuk i njoh te tjeret..sikur jetoj ne enderr ..sikur njerzit jane robota ..sikur sjam un brenda vetes ..sikur fjalet qe them nuk i kontrolloj une ..shum ankthe te tjera qe ndryshoin gjithmone ..sa qetsoem nga dicka me fiksoet dicka tjtr ..un gjat ksaj periudhe kam lexuar shume ne lidhje me kte lloj ankthi ..informacione nga me te ndryshme per simptomat dhe per cdo gje..dua te te them vetem dicka ..nuk ndodh asgje ..nuk cmendesh ..nuk vdes ..asgje nuk ndodh..ta them un qe kam 6 vjet qe e vuaj dhe e thone shume psikologe me pervoj..e di qe esh ndjesia me e tmerrshme qe mund ti ndodhi njeriut ..te mos arri te shijoj asnje moment nga jeta e ti ..ta di qe ka shume njerez qe i do dhe e duan po t ket dicka qe nuk mundet ta ndjej 100% ate ndjenje ..me beso te kuptoj me mir se kushdo tjtr ..ama te keshilloj dicka ..je ne kohe per ta ndryshuar jeten tende dhe veten ..jepi forc vetes dhe mundohu ti anashkallosh ato mendime..asnjer mos i lufto..sa me shum i lufton aq me fiksuese behen ..shikoje jeten me pozitivitet ..sa me shume ushtrime fizike te ndihmojne shum..dhe sido qe te ndihesh mos u mbyll brenda ..mos e lejo gjendjen qe je tani te kaloj ne kronike… sic eshte gjendja ime sepse per mua eshte shume vone dhe nuk kisha informacionin e duhur ne fillim per tu perballur….pavarsishte se mundohem ti marr jetes me te miren ..fjalet e mia nuk jan fjal profesionisti..jan thjesht fjalet e dikujt qe e di me te vertet cfare lloj ndjenje eshte..jepi forc vetes dhe me beso do tja dalesh

  5. mia says:

    pershendetje Otis, me ke bere te ndihem shume mire qe me ke shkruar , jo per faktin se e ke edhe ti kete problem me vjen shum keq, por per faktin qe nuk jam i vetmi person. kam frike se nuk do me kaloje kurre kjo gjendje , nuk e di a ka nje kure specifike, pse ndodh cfare eshte . a esht i sherueshem. kam shume pyetje por edhe ktu ku jam nuk e di fort mire gjuhen prandaj nuk mund te konsultohem as me nje psikolog .

  6. Otis says:

    E di shume mire se si ndihesh kur shef se nuk je vetem ..ne te nenjten menyr jam ndier dhe une kur kuptova se ishte dikush qe kishte te njejtat simptoma..ne lidhje me kuren nuk di cfare te te them ..un per vete nuk kam shume besim ..un mendoj se kura esh brenda vetes sone..duhet t punojm shume me veten ..se esh i sherueshem eshte e sigurt se kam lexuar shume per persona te cilet e kishin kaluar kete gjendje..filloin duke u rralluar te gjitha simptomat deri sa largohen fare ..ne baze te atyre qe kam lexuar ..gjithsesi ta thash dhe me siper ti je ne kohe per tja dale me thjeshte dhe me lehte sepse je ne fazat e para..edhe dicka tjeter dhe une ndodhem jashte shtetit dhe gjithmone kur kthehem ne shqiperi ose anasjelltas nga shqiperia ktu me perkeqesohet shume gjendja dhe dua pak kohe te me permirsoet gjendja ..jo se me ikin plotesisht thjesht bhet gjendja me e perballueshme ..thjesht kuptoje se nuk je vetem dhe nuk je e vetmja qe te ndodhin kto..

  7. Flori says:

    Otis me jep pak numrin e kontaktit te flasim bashk se kam dhe un kete problem

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje,

      Per arsye privatesie dhe te sigurise tuaj nuk lejojme publikimin e numrave private te kontaktit. Faleminderit per mirekuptimin.

      Stafi Nuk Je Vetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV