Këshilla/Blog

Al 02.11.2019

Pershendetje dhe mirembrema! Jam nje djale 25 vjec nga tirana dhe po ju shkruaj me shpresen se do marr nje zgjidhje sado te vogel per problemin qe kam. Kam disa kohe qe vuaj nga kriza te medha ankthi dhe paniku, praktikisht gati dite per dite zgjohem me ndjenjen e ankthit me me dicka tj qe sdi ta shpjegoj, me duket jeta, bota dhe ambjenti qe me rrethon i kote dhe pa pike kuptimi. Kam bere analizat ne spital dhe me kane thene qe fizikisht je mire. Me te thene te drejten jam shume i frikesuar dhe nuk di si te dal nga kjo sitiate edhe sepse po me ndikon ne jete dhe ne pune. Me vjen shume inat me veten sepse para se tme ndodhte kjo kam qene nje njeri shum pozitiv dhei qeshur ndersa tani jam gjate gjith kohes si ne gjemba dhe i acaruar pa arsye.Kam provuar te flas m njerez po normal nuk me kuptojne. Ne fakt i kam vene vetes qellim te mos marr medikamente dhe jam munduar ta kaloj vete por here me duket sikur kalon dhe pastaj rikthehet dhe ja sot me kapi perseri dhe perfundova ne spital dhe me injektuan diazepan,si mund ta kaloj kete gjendje dhe mendoni se duhet te vazhdoje ilacet se nuk po duroj dot me kete boshllek

  1. In says:

    Pershendetje
    Per mendimin tim duhet patjeter te flasesh me nj specialist qe t jap mjekimin e nevojshem..sepse ne momentin qe ankthi ndikon ne jeten e perditshme aty duhet te kurohet patjeter..po e kaloj vet ket prb dhe momentalisht jm duke u kuruar dhe t them t drejten m duket sikur kam shpetuar..ndjehem shum mire tani..ka qene gjeja me e mire qe mund te kem bere n jete..e kuptoj vetet prb ten dhe uroj me zemer te behesh mire

    1. Al says:

      Shume faleminderit per mbeshtetjen , e vleresoj shume

  2. Anonymous says:

    Edhe un te njejten problem kam nuk di cte bej ????

  3. 12.12 says:

    Une kam kaluar pak a shume te njejten gjendje jam 20 vjece dhe vetem ilacet me lan ndihmuar shume tani jam shume mire mjekimi me zgjati rreth 3 muaj tani u be kohe qe i kam len dhe i jam kthyer normalitetit per mua tako nje psikiatre se do te te nsihmoj shume

  4. MSc. Enkel Bulica says:

    Përshëndetje, nëse e lemë mënjanë për një çast ankthin dhe krizat e ankthit, cfarë sheh tek vetja jote?
    Duket sikur sheh një botë ‘pa pikë kuptimi’ dhe boshllëk, ndihesh i frikësuar dhe i pafuqishëm për të ruajtur atë lidhje me jetën e përditshme dhe me punën. Pavarësisht se ankthi mund të duket si burimi i gjendjes ku ti e sheh veten, në fakt ankthi është shfaqje e një konflikti të brendshëm, që me gjasë është zhvilluar ngadalë brenda teje.
    Thënë ndryshe, nëse imagjinon se brenda një shtëpie ka rënë një zjarr dhe për pasojë është aktivizuar alarmi zhurmëmadh, ankthi nuk është burimi i shkaktimit të zjarrit por thjesht sinjali i alarmit që po të tregon se ka diçka që kërkon vëmendjen tënde, diçka që ti mund të kesh nevojë t’i japësh kuptim.
    E kuptoj që mund të jetë e vështirë ta shohësh ankthin thjesht si nje sinjal dhe jo si vetë problemin, pasi me sa kuptoj ankthi që përjeton është tepër intensiv sa që të nevojitet t’i drejtohesh spitalit për ta menaxhuar atë, dhe jo rrallë ankthi kthehet në problemin që kërkon të gjithë vëmendjen dhe energjitë e tua.
    Paradoksalisht, sa më shumë vëmendje i kushtojmë ankthit aq më shumë e ushqejmë atë, megjithëse pa dashje. Do të të rekomandoja të këkrkoje mbështetje psikologjike për ta lehtësuar këtë gjendje.
    Përndryshe je i mirëpritur të më shkruash sërisht në lidhje me përjetimin tënd emocional dhe mendimet që të vijnë para, gjatë dhe pas përjetimit të krizës së ankthit si dhe për çdo gjë që mendon se është e rëndësishme për t’i dhënë zë.
    Shpresoj të të jem gjendur sadopak
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV