Ankthi 28.04.2022
Pershendetje! Para 3 vjetesh un kam pasur krizat e para me ankthin ( ose te pakten keshtu mendoj), por e kam kaluar me sukses. U ben disa muaj, diku te 5-6 muaj qe kam serish probleme. Ndihem gjithmon e me shum e lodhur, e keputur, nuk kam fuqi per asgje. Ndjej qe kam frike gjate dites, sikur do ndodhi dicka, mendoj vetem me te keqen. Me merren mende, me behen syt si xixa xixa, ka raste qe me duket sikur do bie ose sikur do me bier te fiket dhe aty filloj e dridhem, me dhembin kembet, nuk mbushem dot me fryme. Neper ambjente shum te mbyllura nuk rri dot se filloj djersitem, me behen duart akull te ftohta. Se kuptoj ca dreq gjendje e merzitshme eshte kjo?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Fiks I kam edhe une keto, a I ke bere kotrollet mjekesore?