Aria 11.10.2023
Pershendetje stafi i nukjevetem.al .
Desha ta ndaj problemin tim qe me ka filluar prej para 3 vite e gjysem.
Kisha cdo dite stres dhe ankth, kisha te perziera vjellje te shpeshta,ngecje ne fyt e shume simptoma tjera. Ne fillim nuk e dija qe eshte ankthi dhe stresi mendoja qe kam semundje te keqe. Pastaj pasi kuptova ae e kam nga ankthi sepse analizat i kisha mire fillova te behem me mire, haja ushqim shtova peshe vjelljet u rralluan… por plotesisht rehat nuk jam asnjehere, kur kan dicka shqetsuese dhe stresuese me kap perseri ajo ngecja ne fyt dhe me nxit te vjella, para 3 muaj me ndodhi, dhe tani prap po me ndodh sepse kam provimin e lejes ketu ne Zvicer, per ta ndaluar kete vjellje qe me shfaqet nga ajo ngecja ne fyt une pi ilace per te vjellurat dhe nuk e di a i bej dem vetes a duhet ta ndaloj apo ta vjell. Jam lodhur shume nga kjo situate e imja sepse asgje nuk mund ta bej me qejf apo pa stres nuk i shijoj gjerat nga kjo gje. Kam provuar edhe metodat e frymarjes ecje ne natyre … po sm kan ndihmu aspak. Si mund ta kaloj ndryshe . Cek faktin qe une akoma nuk kam filluar pune sepse kam frike se do jem keshtu cdo dite nga stresi.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Aria, faleminderit që kontakove me faqen e nukjevetëm! Më vjen keq për situatën që gjendesh, e besoj se duhet të jetë e vështirë që të bashkëjetosh me ankthin e vazhdueshëm. Këshillat që ke në vazhdim janë vetëm për menaxhimin e krizave të ankthit dhe panikut dhe janë këshilla të zakonshme për këto raste. Megjithatë, nuk zëvëndësojnë një proces psikoterapie, që besoj se është i nevojshëm në rastin tënd.
– Në momentin që fillon të ndihesh jo rehat përpiqu të mendosh për një vend ose imazh ose një situatë që të sjellë ndjenja pozitive dhe thuaji vetes “ndal” nga mendimet jo të mira. Gjithashtu, nëse ke frikë se diçka do të ndodh racionalizoje, dhe mendo se çfarë tjetër mund të shkaktojë simptomat që ke;
– Gjithashtu, mund të marrësh një objekt që ke përpara teje (celular, libër ose diçka tjetër që është e prekshme) dhe ta përshkruash me zë: sa i madh është, çfarë ngjyre ka, për çfarë përdoret etj. deri sa të kalojë kjo gjendje, të gjesh një mënyrë për t’u shpërqëndruar.
– Fol më dikë që të mbështet dhe ke besim, është e rëndësishme të ndihesh se je e dëgjuar në këto raste.
– Mirë do ishte që të filloje një process psikoterapie, duke qenë se ankthi nuk po të lë as të vazhdosh me punën.
Gjithashtu, mund të shkruash në chat – in e “nukjevetëm” për të bërë seanca këshillimi më interaktive.
Gjithë të mirat,
Veronika