Këshilla/Blog

Shpendi 11.03.2021

Pershendetje! Kam pasur si sulme ankthi qe kur kam qene i vogel. Gjithmone kam qene i turpshem perreth njerzve me te larget, etj. Ne familje e me gjere njihesha si nje djal shume intelegjent dhe ndryshe nga te tjeret dhe gjithmone kishin pritshmeri te medha nga une, qe do te behesha i shkolluar, i suksesshem e keshtu. Keto sulmet e ankthit me kane ndodhur ne shkolle fillore, te mesme dhe ne fakultet por gjithmone zgjasnin shume shkurt dhe edhe pse ishin te frikshme une e dija se me kane ndodhur edhe me heret dhe e dija qe do te isha mire. Ne nje provim ne prill te vitit te kaluar me erdhi si alivanosje dhe nuk kalonte asessi, ndjeja plogeshti, erresim te syve e keshtu. U detyrova ta nderprej provimin dhe te dal jashte te qetesohem. Ne shtator te vitit te kaluar nje pasdite isha shume i stresuar dhe isha duke pire nga nje gote birre me nje shok. Befas serish me erdhi erresim i syve, plogeshti, etj. Kisha dite qe nuk beja gjume si duhet, pushoja vetem nje dite ne dy jave, isha shume i stresuar me provime ne fakultet dhe me pune dhe stresi me kishte zgjatur me vite. Duke menduar se me ka rene sheqeri ne gjak e bleva nje snickers dhe nje shishe uje, por ajo gjendje prape nuk kalonte dhe zgjati deri ne shtepi. I tregova nje kolegu te punes dhe ai me bente presion te shkoja te beja analizat fizike. Befas serish nisi ai vrulli nga brenda dhe zgjati jashtezakonisht shume gjate. Isha gati per panik duke menduar se dicka shume e keqe do te ndodhte. Kam zbritur shpejt shkalleve dhe kur e kam pa babain shume te qete jam trembur sepse e kam ditur qe dicka nuk eshte mire me mua. Mezi kam fjetur ate nate dhe te nesermen me mengjes kam shkuar per ti bere analizat. Gjate kohes sa po prisja per rezultate serish ai vrulli brenda nuk po ndalej. Rezultatet fizike me kane dalur perfekt, nuk e dija qe isha aq i shendetshem bile. Bera termin per tek nje psikolog per te nesermen. Serish nuk ndihesha i qete. Kur shkova ne termin ai me beri disa pyetje dhe une isha shume i hapur. Mirepo ne minutat e fundit me pershkruajti antidepresante dhe alprazolam. U tremba shume se nuk e dija as cfare kisha me, as sa do te zgjaste. Kam dalur ne nje menyre pak protestuese nga zyra e tij qe ishte ne nje bodrum duke menduar se a ti marre barnat apo jo. Vendosa ti blej dhe ti perdor. Nga shtatori i kam perdorur deri ne janar dhe gjate asaj kohe nuk isha fare mire. Mu duk se cfare me ka ndodhur mua nuk i ka ndodhur askujt. Kisha nonstop simptoma fizike si: shtrengim i forte ne gjoks, rrahje te shpeshta te zemres, therrje nga legeni i kembeve deri tek gjunjet, djersitje, kokedhimbje te forta etj. Mu keput shume vullenti per jete sepse kam pasur shume vullnet deri atehere, ne vend se te mos nderpreja asgje une nderpreva gjithcka. Nje jave kam qendruar ne shtepi dhe pastaj kam filluar punen. Qe dy muaj jam shume me mire dhe mezi po pres te vazhdoj gjithcka aty ku e kam lene. Edhe psikologu ku kam shkuar ka qene shume i mire dhe kam kaluar mire me te mirepo merakun tek tash e kam hjekur. Shpresoj se destigmatizohen sa me shume temat e shendetit mendor sepse edhe mua me ka ardhur prej qiellit por e kam pasur ate bindjen se do te jem me mire. Askush nuk i meriton dhe as nuk e ka fajin per keti, thjesht truri na jep alarme falso se dicka nuk eshte ne rregull kinse. Kushdo qe ka nevoje ndihuni shlire te shkoni tek ndonje psikolog/psikiater dhe mos frikesohi nga barnat sepse mua me kane ndihmuar shume ta tejkaloj kete krize. Tash nuk kam simptoma fizike edhe kam shtuar peshe bile, po me duket se kam lindur per heren e dyte. Dicka qe nuk i meritojme dhe nuk e kemi fajin per to, me mire eshte te shkojme dhe te kerkojme ndihme tek personat kompetent sesa ti durojme dhimbjet dhe te mendojme se pale se cka do te na ndodh. Shendet!

  1. Nuk Je Vetem says:

    Shpendi te falenderojme qe ke ndare pervojen tende me vizitoret e faqes dhe urojme qe gjerat te vijne gjithmone e me shume duke u bere me mire per ty.

    Gjithe te mirat
    Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV