21.05.2019
Prsh,jam nje vajz 21 vjece,kam 3 muaj qe vuaj nga ankthi dhe ne kto 3 muaj kam pasur kriza paniku dhe pse dy javet e fundit nuk me jan shfaqur,para dy muaj bera nje eko te zemres dhe nje ekg pasi dyshoja se kisha prblm me zemren por cdo gje doli shum mir te njejten gje bera dhe sot shkova tek kardilogu dhe bera nje eko t e zemres por prap cdo gje doli mir dhe rrahjet e zemres ishin ne rregull kte gje e bera pasi ankthi krijon palpipacione ne zemer dhe kjo gje me trremb akoma me shum u konsultova me kardiologen dhe me shpjegoj qe kjo gje ndodh nga ankthi gjithashtu me dha nje recet me medikamente si “concor” per zemren qe ngadalson rrahjet e zemres gjithashtu dhe “xanax” qe rregullon crregullimet e panikut dhe ankthin…Un mbas gjith ksaj kam frim te perdor kto medikamente ju lutem me ktheni nje pergjigje…
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Prsh jam 20 vjec vuaj nga ankthi kam kriza paniku i kam kryer te gjitha analizat dhe me kan dale shume mire . Kam dhimbje koke dhe barku me duket sikur nuk marr dot fryme ,djersij mendoj vetem per me te keqen
Po ashtu jam edhe un te gjitha kto qe pershkruajte ti dhe me keq akoma,nuk je i vetmi por mos u shqetso se cdo gje kalon mund ta ndimosh veten tende duke u perballur sa me shum ne situatat qe te bejn te ndihesh keq dhe jo ti anashkalosh ato duhet te hecesh cdo mengjes dhe cdo mbasdite dhe te kesh nje regjim…un jam vet ne kte gjendje dhe i di gjerat te cilat me bejn qe ta kaloj kte gjendje kshu qe perballem per dit pavarsisht se nuk esht e leht por kalon…dhe mos u frikso se frika krijon ankthin dhe nga ankthi vin te gjitha…behu doktori vetes dhe mos u mer duke menduar te besh analiza eko etje etje po mundohu te gjesh shkakun dhe te perballesh
Pershendetje e dashur,
Te falenderoj qe ndave me ne shqetesimin tend. Nga cfare ke pershkruar, frika nga vdekja dhe cfare ndjen ne trup ka shume mundesi te jene shfaqje te ankthit. Si ka filluar ky shqetesim dy muaj me pare? E lidh me ndonje ngjarje ose ndryshim ne jeten tende? Ke patur shqetesime te ngjashme ne te kaluaren? Mendoj se te ndihmon te flasesh pak me gjate mbi kete qofte te shkruash ketu, qofte me njerezit e afert. Nese shqetesimi te vazhdon te sugjeroj te konsiderosh mundesine e psikoterapise apo keshillimit me nje psikolog per te eksploruar me tej origjinen e ankthit. Ne pritje te pergjigjes tende, uroj te ndihesh me mire se shpejti!
kte shqetsim mendoj se e kam pasur gjithmon brenda vetes por jo kaq te theksuar sa tani sepse ditet e mia ishin te mbushura plot dhe nuk kisha koh te rrija shum or vetem kam ktu dhe 3 vjet qe jam kthyer ne shqipri dhe nuk jam aktivizuar me asgje kto 3 vjet dmth kam qen komplet e pa aktivizuar as pun as shkoll asgje dhe nder kto 3 vite kam pasur sic ju thash shqetsime po jo kaq te theksuara i kaloja dmth mund te me ken kapur krizat e panikut nje ose dy her e shumta kurse dy mujorshin e fundit nga marsi dmth hera par qe e perjetova ishte nje dit kur ngjita shkallet e pallatit dhe nga lodhja zemra po me rrihte shpejt dhe un u fiskova sikur po me ndalon zemra dhe nuk po mbushesha dot me frym dhe qe ate dit dmth e kam perjetuar per dit nje muaj rrjeshte perjetova per dit pastaj mu desh te largohesha jasht shtetit 10 dit dhe kur u ktheva kam qen me qet nuk me jan shfaqur as krizat e panikut dhe nuk kam pasur ankth vetem disa mendime te vogla te kqija po qe i kaloj dmth nuk jan aq shqetsuse por sic ju thash ndonje her kam palpipacione ne zemer ose kshu mendoj un dmth por qe i ndjej dhe vajta bera nje vizit cdo gje doli shum ne rregull dhe sic ju thash doktoresha me dha ato ilacet qe un akoma nuk i kam perdorur sepse kam qen rehat kto dit ju lutem nqs mundeni me ktheni pergjigje
Përshëndetje përsëri,
Te kerkoj ndjese për vonesën në pergjigje.
Reflektimet e tua jane shume te vlefshme sepse me sa kuptoj kthimi ne Shqipëri dhe mungesa e aktivitetit kane ndikuar tek ti dhe eshte e kuptueshme qe ankthin ta ndjesh me shume. Jam e bindur se do te ishe ne gjendje te zbuloje dhe me teper lidhur me origjinën e ankthit, deshirat e tua sa i perket te tashmes dhe te ardhmes, si edhe konfliktet e brendshme qe mund te te ndikojne. Eshte e rendesishme qe keto te qartësohen dhe mendoj se psikoterapia ose keshillimi me psikolog do te ndihmonte shume ne kete drejtim, duke marre parasysh edhe hezitimin tend per te marre mjekim me ilace. Shpresoj qe te kesh mundesi te gjesh nje menyre per ta bere kete. Uroj te kem ndihmuar sadopak dhe nese ke akoma dicka per te ndare me ne mos hezito!
Me te mirat!