Këshilla/Blog

12.05.2019

Përshëndetje! Une vuaj nga ankthi po bëhen 6 muaj , pas lindjes së vajzës sime të dytë. Fillimisht kam patur ndjesi të derealizmit , sikur nuk e njihja veten , njerëzit më dukeshin çuditshëm. Nuk përqendrohesha, nuk rrija dot në ambjent me shume persona , me bënte të ndihesha gjatë gjithë kohës e frikësuar. Kam marrë mjekim të një psikiatre , ilace bimore të cilat më ndihmuan disi . Sërish kam vetëm mendime negative rreth vdekjes, sulme paniku sidomos kur jam me njerëz , preferoj të rri në shtëpi. Zemra me rreh shpejt ndonjëherë , a ndikon përjetimi i ankthit në dobësimin e zemrës ? Gjatë gjithë kohës mendja me rri të zemra. Faleminderit!

NJV