Këshilla/Blog

Bledi 26.02.2024

Persh vuaj nga ankthi por prej 5 vitesh kam tension muskular dhe dhimbje te mpreta te shpines , dhe dhimbje ngacmuse , esht kjo simptome e ankthit , ose a ka ndo 1 tjeter qe ka te njejtat simptoma

  1. Albi says:

    Prsh bled , po dhe un kam te njejtat sidomos midis shpatullave dhe fundshpin, po tenjsionin muskular si te ndodh ma thuaj pak

  2. Bledi says:

    Kam shtrengim muskujsh dhe shpim ne shpine dhe shpatulla kur pi duhan ndihem shum me keq

  3. Aldooo says:

    Njesoj dhe une, fundshpine dhe mes shpatullave, dhimbje e mprehte, me analizat qe kam bere s’me kane nxjerre gje, por dhimbja eshte e padurueshme (kam dy vite kshu)?!! A i keni dhe ju keto simptoma?

  4. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje Bledi,
    Faleminderit që ndave këto shqetësime me mua. Dhimbjet e shpinës dhe
    tensioni muskular janë shpesh simptoma që mund të lidhen me stresin dhe
    ankthin e në fakt, ankthi mund të shkaktojë tension në muskujt e trupit,
    veçanërisht në zonën e shpinës dhe shpatullave. Kur ndjeheni i shqetësuar ose
    në gjendje stresi, trupi juaj mund të reagojë duke i tensionuar këto zona, duke
    shkaktuar dhimbje dhe ngarkesë.
    Këto simptoma që afektojnë njeriun mund të ndodhin në kushte të gjendjeve të
    ndryshme si;
    Stresi dhe Ankthi mund të shkaktojnë tension në muskujt e trupit, duke
    shkaktuar dhimbje të shpinës dhe shpatullave.
    Mënyra e Shprehjes së Emocioneve: Pamundësia për të shprehur emocionet
    tuaja në mënyrë të shëndetshme, mund të ndikojnë në trupin tuaj, duke
    shkaktuar tension dhe dhimbje.
    Mënyra e Menaxhimit të Stresit: Mënyrat jo ndihmuese dhe jo të shëndetshme
    për të menaxhuar stresin dhe ankthin, mund të bëjë të përjetoni simptoma fizike
    si rezultat.
    Jo domosdoshmërisht një nga këto faktorë shkakton gjendjen tënde, por mund të
    jenë të miksuar ose mund të ndihmojnë të kuptosh se cfarë lidhet me të.
    Megjithatë, unë do ju sugjeroja të praktikoni disa teknika që mund të ndihmojnë
    për të lehtësuar simptomat dhe për të menaxhuar ankthin si;
    Relaksimi dhe teknikat e frymëmarrjes, të cilat mund ti përdorni për të zbutur
    simptomat e trupit dhe mendjes tuaj (mund ti referoheni website-ve të ndryshme).
    Aktiviteti fizik i rregullt mund të ndihmojë në zbutjen e tensionit muskular dhe në
    rritjen e mirëqenies.

    Mënyra e Menaxhimit të Stresit. Përdorni teknika si meditimi, joga, apo qasje të
    bazuar në ndërgjegjësim për të menaxhuar stresin dhe ankthin.
    Nëse simptomat vazhdojnë ose përkeqësohen në përjetim, është e rëndësishme
    të konsideroni të konsultoheni me një profesionist për një vlerësim dhe trajtim të
    mëtejshëm.
    Kujdesi për aspektet psikologjike të shëndetit është po aq i rëndësishëm sa edhe
    kujdesi për aspektet fizike dhe ju inkurajoj të kërkoni vazhdimisht ndihmë
    profesionale për të adresuar këto çështje në mënyrë të qëndrueshme dhe
    efektive.
    Ju falenderoj, ju uroj gjithë të mirat në rrugën tuaj drejt mirëqenies së plotë dhe ju
    presim sërish.  
    Uarda

  5. Bledi says:

    Kam 4 vite me dhimbje gjat gjith kohes , perdor medikamente prej 4 vitesh as nje ndryshim , pse ilacet kunder ankthit nuk funksionojne ,

  6. Aldo says:

    Po Albi dhe un ashtu jam , po mua me dhembin dhe kembet midis shpatullave fundshlina dhe krahu i majt qe 1 vit e disa muaj kjo pune qe kur filloj ankthi, per pjesen e muskujve desha t ju pyes a ka njeri qe i levizin muskujt e kembes duarve kur esh trupi ne gjedje te lir ose tek qafa apo jam i vetmi sepse lezivin muskujt sikur kercejn me duhet shum e cuditshme?

  7. Anonymous says:

    pershendetje me 1 maj te 2023 isha shtrir pa prit mu ndal fryma mu duk qe spo mar frym mu dridhke trupi u djersita kisha edhe marramendje ndjesi sikur do mem ra t fikt prej ati momenti kam pas menime tkqija,ni dit u zgjova n mengjes me dhimt t madhe permbi bark dhe me ra te fiket kam shku te mjeku mka thon se ke bakterie ne lukth prej ather vetem mu kan shtu mendimet e kqija mu doke se sjam vetja nonstop kajsha mu doke se ka mu qmend mendime se kan smundje t rand ose ka me vdek e shum menime tjera pajsha andrra prej ma t kqijav trupi mu dridhke shpesh e sidomos naten si nijsha diqka keq menojsha veq t keqen mtherrke e mdhimke kahmos mu doke qe pom trashet guha mu doke qe pom therr zemra mu doke qe pom pihet dora ose gishtat ose kama edhe pse un skom pas kurgjo tjeter perpos bakterje nlukth edhe EKG e kom bo mka dal shum mir dikur kom fillu pun edhe ja kom nis mu ni teper mir edhe masi e kom lan prap kom fillu me u dje keq qe do dit mdridhet trupi mvjen ligshtim mirren ment kam mendime t kqija sidomos naten smuj me flejt prej andrrav ose menoj se ka me vdek dmth du me nejt ton kohen qut e me flej smuj prej menimev e prej frikes t andrrave tash me 1 maj i boj 1 vjet kshtu kam shum shum frik per gjithqka smuj me jetu jeten e kumtur si perpara prej menimev t kqija edhe kur du me kesh ose kur tjam tu ni e lumtur meniher mvje menimi i keq n mendje edhe gjat ketyre mujve mka vdek gjyshi dhe daja dhe mu ka shtu frika hala ma shum

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.