Julia 21.02.2021
Pershendetje! Jam mami I dy femijeve 3,1vjec . U be disa muaj qe kam dhimbje shpine edhe shpatulle sidomos ne anen e majte . Kam bere vizite ktu ku jetoj ne Angli edhe me kane bere disa analiza gjaku edge kontrolle edhe gjithcka ka dalur brenda normave thjesht me keshilluan te ndryshoj menyre e jeteses . Pyetje ime eshte : une ka 1 vit qe kam simptoma te ankthit por arrij ta menaxhoj vete mire nuk mar ilace, mendoni se kjo dhimbje ne anen e majte te ktaharorit e vazhdueshme mund te vije nga
nga ankthi ?!
Faleminderit!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Edhe un kam qen rreth nje vit keshtu me dhimbje te krahut te majt mendojsha qe me esht ber ndonje semundje . Kam bere shum kontrolla dhe asgje , krejt kjo qfar e ke esht nga ankthi asgje me shum , kaluse esht mos u brengos
Pershendetje dhe te falenderoj qe na je drejtuar. Me sa kuptoj, ti i ke bere kontrollet mjekesore dhe nuk ka rezultuar ndonje shkak shendetesor. Megjithate nuk e kam te qarte nese je konsultuar me mjek ne lidhje me dhimbjen e shpines/shpatulles. Nese jo, do te te rekomandoja ta kryeje per te perjashtuar shkaqet fizike. Si rregull, ne rast se nuk ka shkaqe fizike, nje prej menyrave te shfaqjes se ankthit, eshte dhe nepermjet dhimbjeve trupore. Ne kete rast, rekomandohet trajtimi i problematikes se ankthit.
Shpresoj te te jem pergjigjur sadopak
Enkeli
Kam rreth dy muaj dhimbje krahu shpatull qafe si dhe gjoks e pas derrases e ndjej si ndjesi djegieje kam bere cdo kontroll te mundshem sdel asgje cfar mund te bej tjeter kjo gjendje me ka bere pasiv ne lidhje me cdo gje
Përshëndetje dhe faleminderit që na keni shkruar dhe keni ndarë me ne shqetësimin tuaj. Për të marrë përgjigje nga një prej ekspertëve, ju ftojmë ta ndani shqetësimin tuaj duke e bërë pyetjen te rubrika “Bëj pyetjen tënde” dhe jo si koment, pasi vetëm kështu mund të merrni një përgjigje nga ekspertët e faqes.
Gjithë të mirat,
Stafi Nukjevetëm