Këshilla/Blog

03.05.2019

Ankthi Frika
Përshendetje jam 39 vjeqare dhe tash me 3 Maj behen nje vit me ka vdek babai nga sulmi ne zemer dhe pas dy jave nje grua e kusheririt nga sulmi ne tru te dyja vdekje te paprituna sa ka qen koha e ngushellimeve per babain kam qen shum mir por ate dite qe kam shku per ngushellime te familja e kusheririt ate dite me ka kap ankth stres frike edhe pse ne at kohe se kam dit se qka kam dhe me kan dergu ne emergjenc ku aty vetem em than se je e ngarkuar teper dhe ke ardh deri ne kete gjendje vetem nga ngarkesa e tepert prandaj vazhdova me kontrolla e analiza ekg te gjitha me dolen mire deri sa mjeku me tha mos e maltreto vehten neper mjek e me analiza e kontrolla se asgje ske semundje vetem se stres frike ankth, kete duhes ta largosh vet 5 muaj u mundova vet ta largoj por e pash qe vet nuk munda te arrij ta largoj ishe edhe ne pune nuk mundesha te koncentrohesha ne pune kisha marramendje djersitje ne duar trup dhimbje koke lukthi si i zbrazet mpirje koke mbrapa gjoksi shpina therrje si pickime, ku keto akoma i kam dhe po me bajn merak pra eshte fjala per therrjet ne gjoks e shpine, frik nga vdekja nuk mundesha te dal te ec tamam vendosesha me dal me kapte frika se do te jes ne rruge dhe vendosa nisa kontrollat tek neuropsikiatri dhe pasi me dnegjoi gati 1 ore vetem une duke fol duke i tregu se si e cka kam ne fund me tha asgje ske dhe vet me veti thash nuk paska send as nga ketu se aq frik qe kisha nuk mundesha ti besoj askujt edhe pse gjitha kontrollat analizat ekg incizim te koeks te gjitha me dolen ne rregull po pra mendja ime ishte se isha e semure dicka vuaja nga ndonje semundje por neuropsikiatri me tha se asnje smundej ske kjo eshte nje gje qe cdo njeri e tejkalon nje her ne jete ti ke frike te madhe aq shum e ke frigu vehten sa qe ke ngarku koken e zemren me mendime qe aspak sjan reale, dhe ke ardh ne kete gjendje me dha te perdor tableta Amyzol 10 mg, nje ne mbremje cinarizine gjysme ne mbremje gjysme ne mengjes lexilium 10 mg gjysme ne mbremje dhe tash jam shum me mire se kam qen tash kontrollat mi ka nderpre neuropsikiatri se me ka theen qe tash eshte krejt ok, tash se fundi vetem shqetesim kam therrjet ne gjoks ne kraheror si ne shpine si picikme si therrje dhe problem me frymemarrje nganjeher por jo shpesh si dhe koka mbrapa qafa si dhe ngapak marramendje nganjeher por edhe kam edhe spondiloze ne qafe a mundet edhe bga kjo ti kem keto simptome ju falenderoj shpresoj qe do te kem ndonje pergjigjje nga neuropsikiatri retth ketij shqetesimi te fundit se a jane nga frika ankthi apo

  1. Anonymous says:

    eshte e vertet si rezultat i humbjes te nje te afermi po merr si frik , shqetsim edhe une kam qen keshtu po tash jam ma mir

  2. MSc. Lediona Braho says:

    Pershendetje e dashur zonje!

    Faleminderit per letren e detajuar qe na ke derguar, duke listuar me kujdes te gjitha simptomat qe ke pasur, mjekimet qe ke marre dhe simptomat qe ke. Kur dikush ka shqetesime psikologjike dhe fizike siç ke perjetuar ti pas ngjarjeve te dhimbshme qe te kane ndodhur, patjeter qe eshte e nevojshme te kryeje analiza dhe vizita mjekesore. Ti i ke kryer te gjitha dhe ke dale mire, ky eshte lajm shume i mire. Me tej, ke shkuar te mjeku neuropsikiater dhe ai te ka kuruar me barna, te cilat patjeter ne shume raste ndihmojne ne qetesimin e simptomave dhe ne permiresimin e gjendjes shpirterore, per shkak te efektit qe japin ne tru. Nga ajo qe ke shkruar, mjeku ka vleresuar qe duhet t’i largosh vete shqetesimet dhe ti u mundove plot 5 muaj per t’i larguar, por nuk munde t’ia dilje. Pse? Sepse ka shqetesime qe nuk largohen dot vete dhe shqetesimet e mendjes ndonjehere nuk largohen dot vete, por me ndihme. Me tej, neuropsikiatri te ka siguruar duke te thene “nuk ke gje”, por te ka rekomanduar barna dhe ti je qetesuar disi me to. Edhe pse ne viziten e fundit ai te ka qetesuar duke te thene “je OK” nga kjo qe shkruan kuptoj qe vazhdon te kesh shqetesime qe duhen vleresuar dhe qe jane REALE. Kur na dhemb trupi, shkojme te vizitohemi. Keshtu duhet te bejme edhe kur na “dhemb” mendja. Prandaj, te sugjeroj qe te flasesh me nje psikolog, sepse pas analizave, kontrolleve mjekesore dhe mjekimit me barna, besoj je ne kohen e duhur per te marre nje terapi psikologjike, e cila do te te ndihmoje te zgjidhesh shqetesimet, te punosh me dhimbjen e madhe qe te kane lene brenda teje humbjet e rendesishme qe ke pasur dhe sigurisht, te rifitosh shendetin dhe mireqenien psikologjike.

    Perzemersisht,

    Lediona Braho

    Psikologe

    1. Lindushi says:

      Faleminderit shum per pergjigjje i nderuar po tahs jam shum me mire mundem te them 80% po herene fundit mjeku me ka thene qe kam edhe spondiloze ne qafe dhe se dhimbja e kokes mundet te jete edhe nga ajo per spondilloze me kan thene terapi fizikale qe me ndihmojne shum po qe akoma skam shku ti beje te ndonje fizioterapeut dhe ma kam nis ta bind vehten se asgje serioze nuk kam tahs qka ka thene zoti behet se qe 1 vit tash i beje me kete dhe kam lexu qe shum persona kishte qe kan te njejtin problem pra vuajne nga ankthi dhe kam nis te pajtohem me kete

      1. MSc. Lediona Braho says:

        Pershendetje serish, e dashur!

        Me vjen mire qe ndihesh me e lehtesuar se me pare dhe qe je pajtuar me faktin qe shume njerez perjetojne ankth. Ne fakt, te gjithe njerezit ndiejne ankth, por ne nivele te ndryshme. Per nje mireqenie dhe ekuiliber fizik dhe mendor, eshte e nevojshme qe ankthi te menaxhohet sa me mire, duke siguruar, se pari, shendetin e mire dhe se dyti, duke bere ndryshime te nevojshme ne stilin e jeteses. Nese nuk do arrish ta menaxhosh dot me burimet e tua, atehere mund te nevojitet ndihma e psikologut.

        Persa i perket gjendjes shendetesore, mendoj qe eshte mese e nevojshme qe te trajtohesh me terapi fizike nese mjeku jua rekomandon kete.

        Perzemersisht,
        Lediona

        1. Anonymous says:

          Po e nderuar Lediona faleminderit shum kam bere veq se terapi fizikale dhe me kan ndihmu por frikes qka ti bej qe po frigohem se do te kem dicka ndonje semundje se kjo me shum po me mundon ehde pse shum ehr po i them vehtes se qka ka thene zoti behet dhe me largohet nje kohe po prap dikun te me therr mendja tek ndonje semundje

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV