Këshilla/Blog

Anonym 27.03.2023

Kam kohe qe jam ne ankth frike kam perdorur medikamente 2 vite po tash i kam lene qe 5 ,6 muaj shkaku se me eshte shfaqur alergjia nuk mund te konsumoj asgje edhe barnat bio ose qe eshte me vitamin B jam ne gjendje te rende emocionale , jam i lodhur gjithmon, kam marramendje kam dhimbje lart ne shpine kur filloj te heci me shume kam shtrengim ne koke sdi cfar te them jam lodhur shume sa qe e shpresoj vdekjen ju lutem a ka ndonje dalje nga kjo situat

  1. Bashka says:

    Pershendtje se pari te kuptoj gjendjen tane ki dalje nga kjo kriz veq duhesh mu kanen e vendost mi largu mendimet qaty ku dhem shum mi largu pi mendjes qka po mendon tjesh e i bindur se shum shpejt ky mu kthy jeten real un kam vujten mashum se 4 vite naper doktor ty pi barna pa pasen nevoj pershka per budallakin qe skam diten me menagju veten tash qe 2 vite jam shum mir vetem boj hecje dali me shoqeri knaqen mendoj pozitiv nuk lexoj naper rrjete social barna depresive sjam varen asniher po tynve fitova killa pa pasen nevoj tash jam shum mir shyqyr zotit fil hec sa mashum mos rri mbyllyt ska vend ne trup qe sme ka dhimten mua nga stresi edhe gishtat dores te uroj sherim sa ma shpejt shendet.

  2. Uarda Beçerri says:

    Pershendetje dhe te falenderoj qe ke vleresuar te ndash me ne shqetesimin tend.

    Me vjen keq per gjendjen e veshtire dhe te gjate neper te cilen te eshte dashur te kalosh dhe po perjeton aktualisht.
    Ankthi dhe frika jane dy ndjesi qe zakonisht bashkeshoqerojne dhe pasojne njera-tjetren duke shkaktuar tek personi ndjenja te gjata e te thella pasigurie, dyshimi, humbje te kenaqesise, rritje e vigjilences, lodhje fizike dhe psikologjike, simptoma fizike dhe ulje e nivelit te energjise, aktivitetit dhe produktivitetit.
    Une me duhet te te pyes ende per disa gjera qe te kem nje informacion me te plote te situates tende. Kur kane nisur shenjat e para te ankthit tek ju? Si dhe kur keni vepruar per tu marre per here te pare me to? Meqenese me thoni qe prej 2 vitesh perdorni medikamente, a i jeni nenshtruar nje vleresimi klinik nga specialiste te cilet kane keshilluar nje protokoll te caktuar trajtimi apo e keni marre ate ne menyra te tjera? Nese keni patur takime me specialiste, a keni patur ju vleresime te herepashershme periodike ne kohe per te pare ecurine e trajtimit, efektet pozitive dhe negative qe po diktonte tek ju dhe a ka patur ndryshime pergjate ketij trajtimi medikamentoz (ndryshimi i barnave apo i sasise se tyre ne kohe)? A keni ndjere ju me heret permiresim te gjendjes tuaj nga perdorimi i ketyre barnave dhe si jeni ndjere ne teresi gjate kohes qe keni qene nen efektin e trajtimit?
    Medikamentet qe perdoren ne trajtimin e problematikave te shendetit mendor ndodh shpesh te krijojne varesi dhe efekte anesore tek individet qe i marrin, prandaj ne keshillojme gjithmone qe te merren nen mbikeqyrjen e herepashershme te nje mjeku specialist.
    Une kuptoj qe trupi juaj po reagon fort ndaj ketyre barnave duke te shfaqur te gjithe simptomat qe me ke shkruar, ndaj per kete arsye une do ju keshilloja qe hapi i pare qe duhet te merrni eshte te zhvilloni nje konsulte te pergjithshme mbi trupin tuaj duke pare funksionimin e pergjithshem te tij. Kjo, per te kuptuar gjendjen aktuale te trupit, cfare ka ndodhur qe te keni keto ndryshime dhe cfare do te ishte e keshillueshme pershtatur gjendjes se tij per te ecur me tej me trajtimin.
    Nderkohe, une do ju keshilloja fort qe te keni nje kujdes te mire per veten tuaj mbi menyren sesi ushqeheni, duke synuar fort proteinat, karbohidratet e mira, perdorimin e ushqimeve te fresketa dhe eliminimin e atyre te paketuara&konservuara dhe hidratimin e shpeshte gjate dites pasi ushqyerja eshte nje element ndikues teper i madh ne mireqenien tone. Koha ne natyre eshte gjithashtu e barazvlefshme per nje shendet te mire. Kohen ne te mund ta kaloni ne menyren qe ju pelqen me shume, duke u ushtruar, duke u qetesuar, medituar, ecur, vrapuar. E vleresoni ju! Nje element teper i rendesishem eshte dhe koha me persona te afert qe na bejne te ndjehemi mire, te ndash shqetesimet me ta, te flasesh mbi cfare ndjen, te kaloni kohe me dike duke kryer nje aktivitet qe e keni qejf (nje loje apo te zgjidhni te flisni per dicka qe ju pelqen). Te gjitha keto kerkojne kohe dhe energji per tu kryer dhe une e di qe eshte shume e veshtire te ngrihesh e te gjesh forcen per ti realizuar, ama do te kerkoja vetem ti shenoje diku tek telefoni yt keto keshilla dhe ti lexoje cdo dite. Lexoji dhe nis te besh vetem nje gje. Cdo dite nga pak. Njeriu eshte nje qenie qe eshte gjithmone ne proces te mesuari dhe cdo gje e re kerkon kohe per tu fituar si sjellje. Asgje ne jete nuk na ofrohet pa mund, ndaj do te kerkoja te nisje pak nga pak te beje kete sakrifice per veten tende me mendimin qe gjithcka mund te permiresohet. Asnje gjendje ne jete nuk eshte e perhershme, as trishtimi, as lumturia dhe me kurajo mund te ja dalim te gjithe!

    Une te falenderoj shume dhe pres te me shkruash mbi te gjitha pyetjet dhe keshillat qe kam ndare me ty per te pare vazhdimesine dhe per te folur serish bashke.

    Uarda

  3. Anonym says:

    Simptomat kane filluar prej femijeri 12 , 13 vite kam pasur si ankth social , gjithmon vetem nuk u shoqerosha me njerez , mendoja shume , por nuk kam pas mendime kshtu negative ose ksi lloj frike qe me ka kapluar tash , pastaj ne moshen 18 vjecare ishte nena e semure shume sa qe mendova qe do vdiste edhe te nesermen kur u zgjiva kisha te dridhura ethe edhe prej at her kane filluar mendimet negative pastaj kam vazhduar keshtu me mendime negative , vese , ankth afer 3 vite deri sa nje familjar me mori dhe me dergoi ne psikiater dhe fillova ti mar barnat , pas nje kohe filloj te me kaloj ne momentin qe me kaloi pas 5,6 muajve i lash barnat pa u konsultuar me mjekun dhe pas nje kohe mu rikthy prap , me shkurt skam qene i perpikt ne marrjen e barnave ne momentin qe u ndjesha mire i ndalsha , dhe ne moshen 23 vjecare me vdiq daja edhe aty me kapi frika por e kalova disi , por pstaj me vdiq edhe gjyshi ne moshen 24 vjecare edhe pata nje stres te madh dhe frike sa qe mu tha peshtyma dhe mendova se edhe do vdes , dhe pastaj mu shfaqen leto ndjesi marramendje , dhimbje te forta ne lukth , dhimbje ne shpatulla , humbje oreksi dhe tash qe 2 muaj ndjenja e te rene te fiket ose alivanosje dhe lodhje shume madhe fizike dhe psiqike sa qe nuk mundem as te flas ndonjeher , me pune nuk mund te mirrem nuk mund te fokusohem , kur dal jashta kam cytje , nuk di cfar te them jam i thyer ne max nuk kam shpres per jete jam lodhur tej mase , nuk besoj qe do ja dal , nese ka mundesi te kontaktoj me ndonje psikolog ose me juve ndoshta mund te me ndihmoni , filloj te heci jam i lodhur ndjesi e tfiktit edhe pastaj edhe me shume semurem , sdi cfare te them sdi a mund tja dal
    A ka dalje nga kjo situat , per cdo informat qe mar mendoj qe mu do me ndodh

  4. Anonym says:

    Simptomat kan filluar diku para 6 viteve , ishte e semure nena edhe mendova qe do vdes edhe pastaj prej te nesermen kam pasur ethe edhe filluan mendime negative do cmendem tash frik edhe nga vdekja , kam qene ne psikiater gjith por jo edhe i sakt barnat si kam mar me rregull ne momentin kur jam ndjer mire , tash kohve tfundit kam ndjenja tr alivanosjes , lodhsi e madhe fizike edhe psiqike sa qe kur kam kesi ndjenja te fikti edhe me shume semuren them kaq e paska jeta do vdes , dhimbje te madhe ne lukth , vjellje
    Sdi nuk kam shpres per jete , a ka dalje nga kjo situat dhe a mund ta rikthej forcen dhe mos te kem ksi ndjenja te ali alivanosjes dhe maramendjes
    Ju kisha lut ne qofte se mundet ndonje kontakt te juajin ose te me drejtoni te ndonje psikolog ta marr

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV