Këshilla/Blog

Xhoni 13.11.2019

Prsh
Kam 2 vjet qe vuaj na ankthi …po e kam pas ankth ekstrem..dhe tani jam pak me mire ..po prp me mendimet jam shum ekstrem
Frika ime eshte se un kam shum frike te shikoj njerzit qe drogohen
Sepse un kam psur shokun e ngushte q pinte droge edhe cmendi
Dhe un cdo lloj njeri u q shikoj ne rruge m duket sik doom bej ndo1 gje
Mir po tani …kam qene 1 dite shum i merzitur saqe kur kam pare 1 gay c jan kta m duket vetja ti ata
Edhe me ka ardhur nje kujtim na femirija
Ne qytetin ku jetoj ka qen 1 djal si tip pedofili dhe kape femijet …njeher m ka ardh mua po un kam ikur me vrap …dmth nk ndodhi gje
Dhe tani me esh shtuar si obsesion
Por me perpara se kam pas fare kte. Frikene te qenurit gay c jan kot budalliqe kam shum frik se mo behem ashtu
Plus edhe un kam pasur eksperienca me femra po jo shum
Dhe si tha them nk esh se kam shum besim ne vetvete m ka humbur
Dhe m esh ber fix i shikoj njerzit ne sy
Shikoj njerz si ta them
Them me vete a t isha si ky t kisha jeten q ben ky apo leket e bukurin kto gjera kshu
Sa qe m esh ber si obsesion q shikoj cdo lloj djali naj her
Vtm na fakti se ata jan me lartr se un
Kam e shok ne shoqeri q esh kshu si gay
Edhe pak a shum mendimet q ka ai i kam edhe un naj here …un peperpara si kam pasur kto
Kto m kan lidur vtm na mania per t qen pak i paraqitshem sepse nk esh eshte se plq shum vetja
Kam humbje besimi
Ndihem si diskriminuar
Kam shum frik se behem gay
M ka ik truri
Mdhemb koka sik kam migrene t shkalles larte
Uroj vtm ms te jet dicka serioze ????????????????????????????????????????????????????

  1. Streha LGBT – Ndihme psikologjike says:

    Përshëndetje Xhoni,
    Fillimisht, do të doja të theksoja se nuk ka asgjë të keqe me faktin e të qenit gej. Mendimet obsesive zhvillohen rreth disa temave që na shqetësojnë në lidhje me atë që ne konsiderojmë “të keqe”, “të papërshtatshme”, “të rrezikshme” etj. Duke qenë se seksualiteti zë një pjesë të rëndësishme të jetëve tona, frika për të mos patur orientimin e duhur bën pjesë në grupin më të madh të mendimeve obsesive me tematikë seksuale.
    Ka shumë obsesione që cojnë në frikëra me karakter seksual, si ajo e të vepruarit në mënyrë jo morale dhe të paligjshme pa dashur ose pa e mbajtur mend, si frika e pedofilisë apo e incestit. Frika e homoseksualitetit, për personin që vuan përfshin mendime që ai i konsideron si të papërshtatshme për veten. Nëse vuan nga këto mendime, një arsye e rëndësishme e këtij shqetësimi vjen nga reagimi yt ndaj këtyre mendimeve. Sa më shumë mundohesh t’i largosh, aq më shumë ato të ngjiten në shpirt. Ky rreth vicioz e përkeqëson problemin, prodhon stres dhe shqetësim. Për t’u shëruar nga ky mendim, duhet të kesh parasysh se:
    · Ti nuk mund t’i kontrollosh mendimet apo t’i ndalosh ato (dhe nuk duhet ta bësh!)

    · Këto mendime nuk tregojnë asgjë domethënëse në lidhje me ty

    · Forca e zakonit për t’i kundërshtuar këto ide, bën që ato të forcohen

    Pa e ditur dhe pa dashur, e ke stërvitur trurin që të ketë frikë nga këto mendime, gjë që sjell ankth dhe reagime të forta.
    Në vend që t’i luftosh këto mendime, toleroji ato dhe ndalo së shqetësuari, së reaguari apo së përpjekuri për t’i hedhur poshtë ato. Refuzimi i këtyre mendimeve është burimi kryesor i problemeve tuaja.

  2. Ijon says:

    Psh per shume ceshtje edhe pse e di pergjigjen prap se prap nuk arrij t bindi veten qe ashtu eshte kete e kam nga frika a nuk e di si ta shpjegoj shkurt me ka humbur besimi ne vetvete dhe shqetesohem per gjera nga me te vogla qe per dike tjeter mund te jene te padobishme. Me ndimoni si te arrij besimin ose e thene ndryshe bindjen ne vetvete

    1. Streha LGBT – Ndihme psikologjike says:

      Përshëndetje,

      Bashkë kemi komunikuar para 7 muajsh. Çfarë ka ndodhur që atëherë me mendimet e tua obsesive? Kanë kaluar, janë pakësuar? A je përpjekur të ndjekësh ndonjërin nga udhëzimet që kemi diskutuar bashkë në letrën e mëparshme?

      Besimi në vetvete lidhet me mungesën e besimit për të kontrolluar mendimet që t’i përshkruaje në letrën e mëparshme apo me probleme të tjera?

      Të lutem, më shpjego më shumë.

      Në pritje të përgjigje suaj.

      Me respekt

      Sabina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV