Ankth 29.09.2019
Pershendetje
Para disa kohesh isha e fiksuar mos me ndodhte ndonje gje e keqe pasi cdo gje shkonte mire, si nga gjendja emocionale fizike edhe ekonomike. Frika se mos me ndodhte dicka e keqe mua ose familjareve te mi me trembte. Para disa ditesh pata nje krize nervore ne kraharor, u vizitova dhe doktori me tha qe isha e shendetshme dhe e kisha me shume psikologjike si dhimbje. Dua ta kaloj kete dhe te jem si me pare mos mendoj negativisht dhe te demoralizohem. Kam frike ndonjeher mos kaloj ne depresion.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Edhe un kam vuajtur nga kjo, shume madje. Kjo “semundje” quhet CHERoPHOBIA (frike per te qene e lumtur se nje gje e keqe do te ndodhi). Ne nuk duhet te harrojme se jemi ne jete dhe do kemi ulje e ngritje. Nje moment gezimi, shijoje dhe thuaji vetes se edhe nese dicka e keqe do ndodhi neser, nuk eshte pasoje e kesaj, por se qe e shkruar te ndodhi. Mundohu ta shijosh momentin. Nje dite jemi mire, nje dite keq.
Përshendetje, me aq sa ti shkruan duket sikur je në pritje që diçka e keqe do të të ndodhë. Dhe nëse diçka e keqe të ndodh ty apo familjarëve të tu, ajo që pason është mërzia, trishtimi, humbja e shpresës, etj… me pak fjalë ajo që ti i trembesh ndonjëherë, pra depresionit. Duket sikur po parapëratitesh për mot me shi, kur qielli është i pastër. Kjo do të thotë se pavarësisht se së jashtmi gjërat shkojnë mirë, ka një frikë brenda teje e cila mendoj se duhet eksploruar për ta kuptuar se nga vjen, çfarë domethënie ka për ty dhe si mund ta përballosh kur ajo bëhet më e fortë. Do të të sugjeroja të provoje këshillimin apo psikoterapine psikologjike për të parë nëse mund të të jeptë disa prej këtyre përgjigjeve.
Shpresoj te te jem gjendur sadopak
Enkeli