21.05.2018
Jam nje djal 18 vjet qe nga 12 janari i keti viti me ka kapur ankthi kam frik se do vdes me vi disa sulme te zemra me ndalet fryma me dridhet trupi kam ber tgjitha ekzaminimet mjeksore me dalin mir po perseri kam frik te madhe jam duke perdorur Flusetin 20 mg Diazepam 2 mg sQupril 25 mg por nuk po kan efekt ju lutem me tregoni a vdes njeriu nga ankthi se po kam shum frik te madhe
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
I dashur Diamant,
Më vjen keq për peridhen e vështirë që po kalon. E kuptoj se sa e vështirë duhet te jetë për ty të jetosh cdo ditë, për gati 5 muaj, me këtë gjëndje ankthi dhe frikën se mund të pësosh një sulm në zemër. Ajo cfarë ti përshkruan njihet si Atak Paniku dhe shfaqet në formën e një ankthi të papritur dhe intensive dhe përjetim simptomash si rrahje të shpejta zemre, ndjesi të fikti, vështirësi në frymëmarrje, marramëndje, agshe të nxehta, djerësitje, dridhje , frikë e madhe se do të vdesësh ose do të cmëndesh. Por në fakt ataku I panikut zgjat maksimumi 10 minuta dhe në këto 10 minuta as nuk vdes dhe as nuk cmendesh. Pas atakut te panikut nevojitet një kohë që trupi të qetësohet nga simptomat, por frika se do të ndodhe sërish mbetet aty, dhe ataku përsëritet.
Ataku I panikut mund të jetë shumë I frikshëm dhe mund të pengojë funksionim e përditëshm. Në rastin tënd duket që medikamente nuk po funksionojnë për trajtimin e tij. Një nga trajtimet më të suksesshem për crregullimet e panikut është Terapia Konjitiv Biheviorale. Meqë gjëndja sapo ka filluar, do të të sugjerojë të takoje një psikolog, sepse ndërhyrja e hershëm e bën më të sukseshëm trajtimin.
Ndërkohë ti mund ta ndihmosh veten përmes disa hapave të thjeshta si më poshte:
1. Përdor teknika relaksimi që fokusohen tek frymëmarrja- Merr frymë ngadalë përmes hundës dhe numëro deri në 5, mbaje për 1 sekondë , pastaj nxirre frymën përmes gojës duke numëruar deri në 5. Praktikoje këtë për 5 minuta, 4 herë në ditë.
2. Ji i vetëdijshëm që po përjeton Atak Paniku- sapo të fillojnë simptomat ( vështirësi në frymëmarrje, dridhje trupi, firka se do vdesësh) kujtoi vetes që është Ataku I Panikut që të bën që t’I përjetosh të gjitha këto simptoma dhe për pak minuta do kalojë, sic ka kaluar në këto 4 muaj.
3. Përfshihu në aktivitet fizike të lehta.
Uroj që përgjigja ime të të vijë në ndihmë. Mos hezito të më shkruash nëse ke pyetje të tjera në lidhje me këtë cështje.
Denisa Ndreka,
Terapiste Konjitiv Biheviorale
Pershendetje! Ka nje jave qe vuaj nga ankthi, mendoj vetem gjerat negative, sikur sdo ke largohet dhe kshu. Dje pata takim tek psikiatria dhe me dha mjekim ? A mendoni qe mund tja dal me medikamente?
Pershendetje MArio,
Te lutem per te marre pergjigje nga ekspertet shkruaj ne https://nukjevetem.al/pyetje/ si pyetje e re.
Faleminderit dhe gjithe te mirat,
Stafi NukJeVetem