Këshilla/Blog

ankthi/shoqeria online 02.05.2021

pershendetje jam 17 vjec dhe jam ne vit te fundit te shkolles se mesme shume shpejt kemi provimet e matures dhe kam shume frike nuk jam nxenesja me e shkelqyer por nuk i kam rezultatet e keqija mesataren kete here e nxorra 9.1 gjithsesi sa here behet fjale per provimet me kap nje ankth i madh dhe frika se do te ngel gjithashtu e kam shume te veshtire qe te ulem dhe te mesoj apo te perqendrohem ne mesim nuk dua ta zhgenjej veten time apo familjen por sa here mendoj per provimet me duket sikur do vdes.kam problem tjeter per te cilin dua te flas para disa kohesh bera nje shoqe ne internet ishte ne te njejten moshe me mua dhe jetonim ne te njejtin qytet por goxha larg njera tjetres ajo ishte njeri shume i mire per nje kohe te shkurter u lidha shume me te dhe ajo filloi te kete shume rendesi per mua por ajo ishte e depresionuar dhe kishte mendime vetvrasese kjo gje me shqetsonte dhe me vriste shume nuk doja qe ajo ti jepte fund jetes kshu qe mendoja se mund ta “shpetoja” dhe i thoja shpesh qe ajo duhet te jetonte por ajo nuk donte qe te kthehesha ne terapisten e saj personale sepse e dinte qe problemet e saj do me ndikonin dhe mua eshe kshu ndodhi fakti qe ajo nji dite mund ti jepte fund jetes u kthye ne nji nga frikerat e mia me te medha sa qe nuk po e duroja dot dhe vendosa te largohesha prej saj ishte nji nga vendimet me te veshtira dhe me ta keqija qe kam mare e urrej veten per kete gje nuk e di se cfare te bej shendeti im mendor esht me me mire kur un sjam prane saj por fakti qe ajo mund te vdese aoma me sjell trishtim te madh sepse per nje kohe te shkurter ajo u be shume e rendesisme per mua ishte aty kur une pata probleme dhe me ndihmoi kur pata atak paniku vetem permes telefonit dua te kthehem sepse u tregova egoiste qe ika dhe se pavarsisht se nuk flasim me tani ajo ka akoa rendesi per mua dhe dua qe ajo te vazhdoje te jetoje.

  1. Anonymous says:

    Ti nuk je psikologe e dashur edhe nuk mund te marresh rolin e psikologut . Shoqen drejtoje qe te meri ndihme te specializuar sepse depresioni ka nevoje per profesionist .
    Sa per mesimet do te thoja meri me qestesi sepse jeta eshte kaq e gjate edhe e veshtire saqe do kujtohesh pas disa viteve edhe do thuash ah sikur te kisha ato probleme prap .
    Une sjam profesioniste por do te te keshilloja te punoje me teper me.vetbesimin .

  2. MD, MSc. Azra Kraja says:

    Pershendetje,
    Se pari, te falenderoj per letren. Eshte normale te perjetosh frike dhe ankth per provimet e matures, edhe te kesh veshtiresi per t’u perqendruar dhe per te studiuar. Mundohu ta ndash periudhen e studimit ne copeza te vogla dhe te perballueshme dhe te besh aq sa mundesh dhe ta shperblesh veten per punen qe ben. Rezultatet e tua jane shume te mira dhe jam e bindur qe shanset qe te ngelesh jane shume te vogla, eshte vetem ankthi qe te ben te mendosh ne ate menyre.
    Ne lidhje me shoqen tende, duket sikur marredhenia juaj eshte ndertuar ne baze te mundesise per te folur lirshem mbi shqetesimet tuaja emocionale dhe kjo ka ofruar nje mbeshtetje te dyanshme, edhe nga ana jote per te, edhe e anasjellta. E kuptoj qe je e shqetesuar per te dhe per mireqenien e saj. Kjo nuk te ben te pergjegjshme per te edhe pse ti do shume ta ndihmosh. Me e mira do ishte qe te dyja te mund te benit terapi. Fakti qe keni gjetur njera-tjetren dhe keni patur mundesi te ndani ankthin, depresionin, tema te veshtira per t’u folur eshte gjithsesi nje hap i madh qe tregon ndergjegjesimin tuaj per shendetin dhe deshiren dhe nevojen qe keni per ndihme dhe per te ndihmuar tjetrin.
    Uroj qe nese deshiron qe shoqeria juaj te vazhdoje te gjesh nje menyre qe kjo te ndodhe ne nje forme qe eshte sa me e shendetshme per ty dhe per shoqen tende. Ndjesite e fajit dhe ndjeshmeria qe ti ke shfaqur ndaj problemeve te saj ndoshta ne nje menyre reflekton edhe gjera qe ti ndjen per veten tende. Te uroj shume suksese dhe qetesi per te perballuar provimet dhe te vazhdosh te kujdesesh per veten po aq sa e ben edhe per te tjeret.
    Me te mirat,
    Azra

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV